GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Afati për zgjedhjen e presidentit po afron, Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë zgjedhjet e jashtëzakonshme

17:25 - 19/04/26
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Afati për zgjedhjen e presidentit po afron, Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë zgjedhjet e jashtëzakonshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për arritjen e një konsensusi ndërmjet partive politike për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kjo javë është vendimtare. Uroj që të nisë me takime ndërmjet partive politike. Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë. Por, në qoftë se ka vullnet, mund të kryhet brenda shumë pak orësh”, tha Haxhiu për media gjatë vizitës në Akademinë Përkujtimore me rastin e Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares.

Haxhiu tha se nuk është përgjegjëse për të ftuar partitë politike në takime, duke theksuar se këto ftesa po bëhen nga kryeministri Albin Kurti, si lider i partisë në pushtet.

Ajo u bëri thirrje partive që t’u përgjigjen pozitivisht ftesave të Kurtit, duke shtuar se takimet mund të ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së ardhshme.

Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja, Haxhiu tha se kjo nuk është në interes të vendit.

“Mendoj që është shumë e rëndësishme që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kemi shumë punë para vetes, jo vetëm për së brendshmi, por po ashtu edhe për zhvillimet jashtë vendit tonë”, shtoi ajo.

Ajo tha se qytetarët nuk i duan zgjedhjet në këtë moment, duke rikujtuar se zgjedhjet e fundit janë mbajtur pak muaj më parë, në dhjetor.

Në këtë kontekst, Haxhiu u bëri thirrje partive politike që të bashkohen për zgjedhjen e presidentit.

Deklaratat e saj vijnë disa ditë pasi zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha se zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës.

“Shkojmë në zgjedhje të reja nëse ky është vullneti i opozitës, nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha ai më 15 prill.

Konjufca kishte deklaruar gjithashtu se do të tërhiqte kandidaturën e tij nëse opozita do të dilte me një kandidat të përbashkët, duke theksuar se është më e rëndësishme që Kosova të ketë president sesa emri i tij.

Në fillim të këtij muaji, kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte zhvilluar takim me Lumir Abdixhikun, kryetarin e subjektit opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, por takimi ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje për presidentin.

LVV-ja më herët ka paralajmëruar edhe takime të tjera me LDK-në dhe PDK-në.

Që nga 4 prilli, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka marrë postin e ushtrueses së detyrës së presidentit, pasi ish-presidentes Vjosa Osmani i skadoi mandati pesëvjeçar.

LVV-ja e Kurtit më 5 mars propozoi dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. Në mungesë kuorumi, procesi ka mbetur në gjysmë.

Të nesërmen, ish-presidentja Vjosa Osmani prezantoi një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

Dekreti u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Qeveria.

Gjykata më pas doli me vendim duke thënë se dekreti i ish-presidentes nuk ka pasur asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit, në të kundërtën shteti shkon në zgjedhje që duhen të mbahen brenda 45 ditësh.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të vitit 2025 dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë.

Etiketa: gosovehaxhiuZgjedhje

Lajme të lidhura

Berisha: Rama po grabit 4 miliardë euro me portin e Durrësit, plus 1 miliard gjobë ndaj shqiptarëve për portin e ri
Uncategorized

Berisha: Rama po grabit 4 miliardë euro me portin e Durrësit, plus 1 miliard gjobë ndaj shqiptarëve për portin e ri

12:58 - 11/04/26
One Albania njofton rritje tarifash, qytetarët të shqetësuar: Do të ndryshojmë kompani, nuk e përballojmë dot
Breaking Views

One Albania njofton rritje tarifash, qytetarët të shqetësuar: Do të ndryshojmë kompani, nuk e përballojmë dot

19:43 - 08/04/26
Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Para
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari

Sherr mes disa personash në Tiranë! Njëri prej tyre qëllon me armë, 5 në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Automjetet përplasen kokë më kokë në Fier, një i plagosur
Aktualitet

Automjetet përplasen kokë më kokë në Fier, një i plagosur

21:00 - 19/04/26

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të Fier-Sheganit, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen...

Lexo më shumë
Mes spektaklit dhe rekordeve absulute, Bayern Munich shpallet zyrtarisht Kampion i Gjermanisë

Mes spektaklit dhe rekordeve absulute, Bayern Munich shpallet zyrtarisht Kampion i Gjermanisë

20:25 - 19/04/26
Masakër në SHBA! Tetë fëmijë të vdekur nga të shtënat me armë pas një grindjeje familjare në Luziana

Masakër në SHBA! Tetë fëmijë të vdekur nga të shtënat me armë pas një grindjeje familjare në Luziana

20:05 - 19/04/26
Manchester City ‘ndez’ garën për titull, mposht Arsenalin në ndeshjen direkte

Manchester City ‘ndez’ garën për titull, mposht Arsenalin në ndeshjen direkte

20:01 - 19/04/26
Aksident në Qafë-Gjashtë të Sarandës, një prej shoferëve dërgohet urgjent drejt Tiranës

Aksident në Qafë-Gjashtë të Sarandës, një prej shoferëve dërgohet urgjent drejt Tiranës

19:45 - 19/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com