GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një dekade luhatjesh dhe një stabilizimi, Shqipëria po dëshmon një rritje shqetësuese të rasteve të reja me HIV. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), viti 2025 ka shënuar 125 raste të reja deri në muajin tetor, duke sinjalizuar një rikthim në nivelet më të larta të regjistruara që nga viti 2016. Që nga viti 1993, numri total i personave të prekur në vend ka arritur në një total prej 1,973.

Studimi i institutit të Shëndetit Publik tregon se infektimi me HIV mbetet kryesisht një fenomen i përqendruar në qendrat e mëdha urbane, aty ku lëvizshmëria e popullsisë dhe densiteti janë më të larta. Pothuajse gjysma e të gjithë rasteve në vend banojnë në kryeqytet.

Ky përqendrim lidhet me mundësitë më të mëdha për testim, por edhe me stilin e jetesës urbane. Pas Tiranës vjen Durrësi me 7.8% të rasteve, Elbasani me 7.1%. Shkodra (4.5%) dhe Vlora (3.4%) ndjekin listën, ndërsa qytete si Lushnja, Fieri, Korça, Gjirokastra dhe Saranda luhaten midis 2% dhe 3%.

Ekspertët vërejnë se ndonëse numrat janë më të ulët në rrethe, kjo mund të maskojë mungesën e qasjes në testim dhe frikën nga paragjykimi në komunitetet e vogla.

Studimi konfirmon se HIV po prek kryesisht moshën më aktive dhe produktive të shoqërisë. Raporti gjinor mbetet i lartë, me 3.5 meshkuj për çdo 1 femër të diagnostikuar. Incidenca kulmon në grup-moshën 25–29 vjeç, me 24 raste për 100,000 banorë. Kjo tregon një ekspozim të lartë të të rinjve ndaj sjelljeve me rrezik.

Ndryshe nga meshkujt, te femrat rreziku shfaqet më i lartë në moshë më të pjekur, konkretisht në grup-moshën 40–49 vjeç. Ndonëse pas moshës 40-vjeçare shihet një rënie progresive, rastet mbeten të pranishme në çdo grup-moshë, duke treguar se askush nuk është plotësisht i imunizuar nga rreziku i transmetimit.

Studimi gjeti se rruga kryesore e përhapjes në Shqipëri nuk është përdorimi i drogave me injektim, por marrëdhëniet seksuale të pambrojtura. Transmetimi Heteroseksual mbetet rruga dominuese, duke arritur në 87% të rasteve vetëm për vitin 2025. Meshkujt që kryejnë seks me meshkuj mbeten një grup me rrezik të lartë. Megjithatë, specialistët e ISHP-së ngrenë alarmin se kjo shifër mund të jetë e nënraportuar për shkak të stigmës së fortë, që i shtyn këta individë të fshehin mënyrën e infektimit ose të shmangin testimin.

Edhe pse në nivele të ulëta, në vitin 2025 u regjistrua 1 rast i kalimit të virusit nga nëna te fëmija, gjë që thekson nevojën për testim të detyrueshëm gjatë shtatzënisë.

Problemi i madh, diagnostikimi i vonë

Një nga sfidat më kritike të sistemit shëndetësor shqiptar është diagnoza e vonë, vëren iSHP. Në vitin 2025, 34% e rasteve të reja u zbuluan kur pacienti ishte tashmë në stadin AIDS. Kjo ndodh sepse individët paraqiten në spital vetëm kur shfaqin simptoma të rënda, duke humbur mundësinë për të nisur Trajtimin Antiretroviral (TAR) në kohë, i cili do t’u siguronte një jetë normale dhe do të parandalonte përhapjen e mëtejshme.

Deri në fund të tetorit 2025, janë kryer rreth 60,000 testime në shkallë vendi. Megjithatë, shumica e tyre (59.3%) vijnë si referime mjekësore dhe jo si dëshirë vullnetare e individit.

Shteti ofron testim falas dhe konfidencial në institutin e Shëndetit Publik dhe Klinikën Ambulatore në QSUT, në njësitë Vendore të Shëndetit Publik në 12 prefektura dhe spitalet rajonale dhe laboratorët privatë të certifikuar.

Ekspertët e ISHP-së bëjnë thirrje se njohja e statusit nuk është vetëm mbrojtje për veten, por edhe një akt përgjegjësie ndaj shoqërisë, pasi testimi i hershëm shpëton jetë./Monitor

Etiketa: HIVKryesore1Shqiperi

Lajme të lidhura

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Në tregjet botërore bie, Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri

10:58 - 22/04/26
U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka
Aktualitet

‘Nuk ka as shtëpi, as makinë’, Këlliçi: Rama doli garant për pastërtinë e Karçanaj, SPAK i gjen pasuritë e fshehura

10:45 - 22/04/26
Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes
Aktualitet

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri)

10:37 - 22/04/26
Para
Prezantohet trajneri Gvozdenovic: Objektivi i Elbasanit është “Final Four”

Gvozdenovic beson te finalja para sfidës me Egnatian: Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Në tregjet botërore bie, Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri

10:58 - 22/04/26

Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës dhe benzinës. Kështu, në tregun shqiptar, një litër naftë do...

Lexo më shumë
U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka

‘Nuk ka as shtëpi, as makinë’, Këlliçi: Rama doli garant për pastërtinë e Karçanaj, SPAK i gjen pasuritë e fshehura

10:45 - 22/04/26
Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri)

10:37 - 22/04/26
Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

10:21 - 22/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

10:18 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com