GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Nuk ka as shtëpi, as makinë’, Këlliçi: Rama doli garant për pastërtinë e Karçanaj, SPAK i gjen pasuritë e fshehura

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me çështjen e drejtoreshës së AKSH-it dhe zhvillimet e fundit të bëra publike nga SPAK.

Në postimin e tij, Këlliçi tha se Rama ka dalë publikisht garant për ndershmërinë dhe pafajësinë e saj, duke ndikuar në opinionin publik dhe duke ushtruar presion ndaj institucioneve të drejtësisë.

Sipas tij, deklaratat e mëhershme të Ramës ku mohohej çdo pasuri e paligjshme e drejtoreshës bien ndesh me gjetjet e hetimit, pasi SPAK ka bërë të ditur sekuestrimin e disa pronave dhe aseteve të lidhura me të, përfshirë edhe pasuri në zona të shtrenjta të Tiranës dhe në bregdet.

Këlliçi e konsideron këtë një përplasje të drejtpërdrejtë mes deklarimeve politike dhe rezultateve të hetimit penal.

Ai thekson se zhvillimet e fundit e vendosin kryeministrin në një pozitë të vështirë politike dhe morale, duke ngritur pyetje mbi përgjegjësinë e tij publike për deklaratat e bëra më herët.

Sipas Këlliçit, rasti nuk lidhet vetëm me aspektin ligjor të hetimeve, por edhe me standardet e përgjegjësisë politike në raport me qytetarët.

Postimi i plotë:

Doli garant për ndershmërinë e drejtoreshës, a do mbajë sot përgjegjësi Edi Rama?!

Edi Rama doli garant publikisht për ndershmërinë dhe pafajësinë e drejtoreshës së AKSH-it, duke i bërë edhe presion drejtësisë. Ai ofroi dhe prova, kur tha se Karçanaj nuk ka shtëpi e as makinë.

Dje zyrtarisht , SPAK ka bërë të ditur se ka bllokuar 3 prona që i përkasin drejtoreshës së Edi Ramës, në zonat më të shtrenjta në Tiranë e në bregdet, llogari bankare dhe asete të tjera. Padyshim, këto janë ato çka ka arritur të konfirmojë hetimi, me siguri ka dhe të tjera.

40 milionë euro në total, përfshirë dhe Agasin, Beqirin e Hoxhën, për aktivitetin e tyre kriminal që lidhet me AKSH-in, cilësuar si kopshti personal i Ramës dhe familjes së tij.

SPAK bën të ditur se rryshfetet merreshin në euro me prerje nga 100 në 500, të futura në kuti vere.

Edi Rama po të kishte minimumin e dinjitetit dhe po të mbante sado pak përgjegjësi, duhej të jepte sot dorëheqjen.

Jo vetëm pse ai është në krye të gjithë këtij korrupsioni, pasi ai është krijuesi. Por qoftë dhe për deklaratat e qëndrimet që ka mbajtur para qytetarëve, lidhur me drejtoreshën Karçanaj.

Ka konsumuar një mashtrim publik me qëllim. Më shumë se një vepër penale, kjo është një shkelje e rënde etike dhe morale dhe normalisht politikanët dhe udhëheqësit mbajnë përgjegjësi. Dhe largimi është e vetmja mënyrë për të korigjuar dëmin në raste të tilla.

Sigurisht, edhe sot kur është vërtetuar gënjeshtra e tij, Edi Rama nuk do të mbajë përgjegjësi. Ai me siguri do jetë duke u marrë me një aferë tjetër.

Por mbrojtësi më i madh i korrupsionit në historinë tonë, herë me votë në Kuvend e herë me deklarata e kërcënime publike, nuk do ta ketë të gjatë.

Me këtë sfidë që po i bën shoqërisë e shqiptarëve thjesht po e bën më të dhimbshëm largimin e tij.

Etiketa: KarcanajKelliciKryesore1Rama

Lajme të lidhura

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS
Aktualitet

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën
Aktualitet

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit
Aktualitet

‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26
Para
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Në tregjet botërore bie, Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS
Aktualitet

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet pa shenja jete me...

Lexo më shumë
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26
Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

11:40 - 21/10/26
Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

11:34 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com