GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Për gjysmë shekulli nuk patëm tokë private. Nuk lejohej të kishim asnjë metër tokë në pronësinë tonë, madje as një automjet privat. Pas 50 vitesh, më në fund e ndryshuam atë regjim dhe prona ishte çështja kryesore. Asokohe u miratua një ligj, me konsensusin si të opozitës, ashtu edhe të partisë që vinte nga e shkuara, për t’u dhënë letër përdorimi, titull përdorimi, jo titull pronësie, të gjithë atyre që punonin tokën, ndërkohë që duhej të trajtoheshin edhe ish-pronarët.

Në atë kohë u krijua një mbivendosje dhe, përgjatë viteve, njerëzit që kishin titull përdorimi të tokës u bënë pronarë, ndërsa pronarët u bënë ish-pronarë. U krijua edhe një shtresë e tretë, që ishin shumë njerëz që vinin nga zonat rurale dhe ndërtuan në mënyrë të paligjshme kudo që mundën, në tokë bujqësore. Nuk kishte rrugë tjetër përveçse t’i legalizonim.

Prej dhjetë vitesh po merremi me këtë, duke pastruar sa më shumë të mundemi dhe duke e digjitalizuar procesin. Për ta përmbledhur shkurt: askush nuk mund të provojë të kundërtën e asaj që po ju them, që problemi me pronat, edhe në zonat ku ka qytetarë etnikë grekë, nuk është aspak ndryshe nga problemet që kanë qytetarët shqiptarë në të njëjtën zonë dhe kudo tjetër. Është thjesht një problem shqiptar për shqiptarët dhe për qytetarët etnikë grekë, të cilin po e trajtojmë. Për shkak se kemi një nivel të rëndësishëm të kujdesit dhe respektit për pakicën greke, ne u kemi kushtuar vëmendje të posaçme atyre. Dua të përgëzoj Mitsotakis, i cili ka qenë këmbëngulës për këtë, dhe unë e kam konsideruar një gjë të mirë.”, tha kryeministri Rama..

Nderkaq, ai nuk poermendi ne asnje moment Çështja çame . Nderkaq, Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga takimi i tij me homologun grek gjatë vizitës në Athinë, ku po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik të Delphit.

Në foto shfaqen dy kryeministrat duke shtrënguar duart mes njëri-tjetrit, ndërsa në diçiturë Rama shkruan se ata të dy i lidh një miqësi në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri.

“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri.

Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare..

gijotina.com/

Etiketa: Edi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin
Aktualitet

Durrës, gjendet e pajetë në shtëpi turistja e huaj

14:48 - 08/10/26
“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara
Kosovë & Rajon

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara

14:33 - 08/10/26
Shkelma dhe dhunë, momenti kur policia shoqëron me forcë protestuesit
Aktualitet

Shkelma dhe dhunë, momenti kur policia shoqëron me forcë protestuesit

14:24 - 08/10/26
Para
Zbardhet ngjarja në Memaliaj/ Arrestohen dy autorët e vrasjes, në kërkim dy të tjerë

Zbardhet ngjarja në Memaliaj/ Arrestohen dy autorët e vrasjes, në kërkim dy të tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin
Aktualitet

Durrës, gjendet e pajetë në shtëpi turistja e huaj

14:48 - 08/10/26

Një turiste e huaj është gjetur e pajetë në një banesë në pallatin ngjitur me Muzeun Arkeologjik në Durrës. Mësohet...

Lexo më shumë
“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara

14:33 - 08/10/26
Shkelma dhe dhunë, momenti kur policia shoqëron me forcë protestuesit

Shkelma dhe dhunë, momenti kur policia shoqëron me forcë protestuesit

14:24 - 08/10/26
“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?

“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?

14:11 - 08/10/26
Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e ish-deputetit socialist Paulin Sterkajt

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e ish-deputetit socialist Paulin Sterkajt

13:52 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com