GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku denoncon nga Babrruja: Qeveria ia grabit tokën pronarit dhe ia jep kompanisë KAYO

09:57 - 25/04/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku denoncon nga Babrruja: Qeveria ia grabit tokën pronarit dhe ia jep kompanisë KAYO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte në Babrru ku takoi familjen Dervishi, pronarë të një toke të trashëguar ndër breza, e cila sipas saj është marrë nga shteti pa kompensim dhe i është dhënë më pas kompanisë KAYO për ndërtimin e një fabrike prodhimi armësh.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku e cilësoi këtë rast si një tjetër aferë që, sipas saj, tregon modelin e një shteti që nuk mbron qytetarët, por favorizon interesa të ngushta ekonomike.

“Jemi në pronën e familjes Dervishi, një tokë e trashëguar në vite, e ruajtur dhe e investuar me aq mundësi sa kanë pasur. Sot shteti vjen, pa asnjë kompensim dhe pa asnjë të drejtë ligjore, dhe e uzurpon për t’ia dhënë KAYO-s për ndërtimin e një fabrike armësh”, u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se rasti i familjes Dervishi është ilustrim i një fenomeni më të gjerë, ku sipas saj prona private nuk respektohet dhe ligji zbatohet në mënyrë selektive.

“Shteti është i fortë me të dobëtin dhe i dobët me të fortin. A ka standard europian që justifikon marrjen e pronës së një qytetari dhe dhënien e saj një kompanie, pa kompensim dhe pa transparencë?” – ngriti pyetjen Tabaku.

Deputetja demokrate u ndal edhe tek rëndësia e së drejtës së pronës si një nga themelet e shtetit ligjor dhe të integrimit europian, duke theksuar se raste të tilla minojnë besimin e qytetarëve dhe standardet që Shqipëria pretendon të arrijë.

“Prona është e shenjtë. Nëse nuk respektohet e drejta e pronës, atëherë nuk mund të flasim për asnjë të drejtë tjetër. Kjo nuk është Shqipëria europiane që duam”, deklaroi ajo.

Në përfundim, Tabaku garantoi se do ta ndjekë çështjen e familjes Dervishi deri në fund, duke ofruar mbështetje për ta në çdo hap ligjor dhe institucional, ndërsa e cilësoi këtë betejë si një çështje që shkon përtej një rasti individual dhe prek thelbin e shtetit të së drejtës në vend.

Etiketa: KAYOKryesore1proneTabaku

Lajme të lidhura

“Nuk i mbrojti vjedhjet“, Berisha: Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut
Aktualitet

“Nuk i mbrojti vjedhjet“, Berisha: Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut

13:25 - 25/04/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina në rritje

13:05 - 25/04/26
Berisha: Kryengritja është zgjedhja jonë, protesta do të vazhdojë pa ndalim deri në rrëzimin e Ramës
Aktualitet

Berisha: Kryengritja është zgjedhja jonë, protesta do të vazhdojë pa ndalim deri në rrëzimin e Ramës

12:44 - 25/04/26
Para
Çfarë po ndodh në Vlorë? Forcat Operacionale zbarkojnë në ambientet e paraburgimit

Çfarë po ndodh në Vlorë? Forcat Operacionale zbarkojnë në ambientet e paraburgimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nuk i mbrojti vjedhjet“, Berisha: Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut
Aktualitet

“Nuk i mbrojti vjedhjet“, Berisha: Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut

13:25 - 25/04/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjete sociale edhe në lidhje me qëndrimet...

Lexo më shumë
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina në rritje

13:05 - 25/04/26
Berisha: Kryengritja është zgjedhja jonë, protesta do të vazhdojë pa ndalim deri në rrëzimin e Ramës

Berisha: Kryengritja është zgjedhja jonë, protesta do të vazhdojë pa ndalim deri në rrëzimin e Ramës

12:44 - 25/04/26
Berisha: Shqipëria në alarm për vrasjet e grave, institucionet i fshehin si konflikte familjare

Berisha: Shqipëria në alarm për vrasjet e grave, institucionet i fshehin si konflikte familjare

12:40 - 25/04/26
Berisha: Rama mbetet kryeministri më mizogjen në Europë, ndërsa Balla është njeriu që porosit vrasje

Berisha: Rama mbetet kryeministri më mizogjen në Europë, ndërsa Balla është njeriu që porosit vrasje

12:25 - 25/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com