Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke rritur çmimin e naftës dhe benzinës.
Sipas njoftimit, një litër naftë do të shitet jo më shumë se 206 lekë për letër me pakicë dhe jo më shumë 194 lekë për litër më shumicë.
Benzina do të shitet jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
Bordi i Transparencës bën me dije, se çmimet e caktuara do të hynë në fuqi sot datë 25 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Kjo është rritja e dytë brenda 72 orësh që Bordi i bën çmimeve të karburanteve në vend. Në vendimin e 22 prillit, u vendos rritja e parë me 5 lekë për naftën, ndërkohë që ditën e sotme (25 prill) u vendos një tjetër rritje me 4 lekë. Në total në 72 orë, çmimi i naftës në Shqipëri është rritur me 9 lekë për litër.
Shqipëria renditet ndër vendet me çmimet më të larta për karburantet, duke u krahasuar me vende të tilla si Gjermania apo Zvicra. Sipas ekspertëve kjo ndodh për shkak të taksimit të lartë që Qeveria ka vendosur për karburantet.










Discussion about this post