GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush e vrau çiftin Mujeci në Lezhë? Atentati ndaj çiftit në Balldre, identifikohen 3 autorët dhe policia zbardh ngjarjen

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush e vrau çiftin Mujeci në Lezhë?  Atentati ndaj çiftit në Balldre, identifikohen 3 autorët dhe policia zbardh ngjarjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Lezhës zbardh atentatin e djeshëm ku mbetën të vrarë nga breshëritë e armëve Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci.

Ishte kryepolici Arben Nasufi që doli në një konferencë për mediat mesditën e sotme (27 prill) dhe zbardhi detaje, dinamikën dhe motivet e atentatit vdekjeprurës nga hetimet e deritanishme bashkë me Prokurorinë.

Ai tha se janë identifikuar 3 atentatorët e krimit, mjeti me të cilin u bë atentati dhe rrethanat, përfshi edhe motivin e dyshuar të hakmarrjes.

Janë shpallur në kërkim Adriano Mhillaj 22 vjec, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç.

Nga të dhënat e hetimit rezulton se Florin Mhillaj është djali i Genc Mëhillajt, ndërsa dy të tjerët janë nipat e tij. Genc Mëhillaj është vrarë në vitin 2016, ngjarje për të cilën në atë kohë u akuzua Kreshnik Mujeci dhe kushëriri i tij Jozef Mujeci, por të dy u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, vendim që më vonë u la në fuqi edhe në Apel, ndërsa Gjykata e Lartë e riktheu çështjen për rigjykim.

Deklarata e policisë:

Faleminderit për praninë tuaj sot, për të përcjellë te qytetarët, rezultatin e angazhimit maksimal të strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë me armë zjarri, çifti i bashkëshortëve, shtetasit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Më datë 26.04.2026, rreth orës 14:50, në rrugën “Balldren-Torovicë”, nga shtetas të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Kreshnik Mujeci. Me marrjen e njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ato të emergjencës.

Për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda të DVP Lezhë, Departamentit të Policisë Kriminale, si dhe ekspertët më të mirë kriminalistë, të cilët në drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe një sërë veprimesh të tjera me metoda proaktive, në funksion të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë ligjor të saj.

Hetimet kanë vijuar me këqyrjen dhe administrimin e të gjitha pamjeve filmike mbi intinerarin e lëvizjeve të viktimave dhe autorëve, analizimin e çdo prove materiale dhe si rezultat është identifikuar njëri prej automjeteve të përdorura nga autorët, i markës “Audi A4”.

Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, analizimit të çdo prove që lidhej me ngjarjen, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, konkretisht i shtetasve:

-A. M., 22 vjeç, F. M., 36 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, banues në Lezhë.

Nga dinamika e ngjarjes rezulton se automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci. Më pas, një automjet tjetër, tip “Volkswagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të tij.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye hakmarrjeje. Hetimet vazhdojnë në mënyre intensive, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Përsa i përket autorëve, pas identifikimit të tyre, nga ana e strukturave policore janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, por nuk është bërë e mundur gjetja e tyre. Këta shtetas janë shpallur në kërkim.

Operacioni vijon në terren, ku janë përshirë Forcat Speciale “RENEA”, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim lokalizmin dhe kapjen e tyre. Gjithashtu, vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve dhe të armëve të zjarrit që janë përdorur për të kryer vrasjen.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është maksimalisht e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe në këtë kuadër fton qytetarët, që të besojnë dhe të mbështesin më shumë strukturat policore, duke denoncuar çdo rast të paligjshmërisë.

Etiketa: autoreLezhëVrasje

Lajme të lidhura

Aktivisti Edison Lika paralajmëron: Nuk i ikin dot shqiptarëve, imagjinoni çfarë do të ndodhë në shtator e tetor
Aktualitet

Aktivisti Edison Lika paralajmëron: Nuk i ikin dot shqiptarëve, imagjinoni çfarë do të ndodhë në shtator e tetor

20:15 - 29/08/26
Përleshje me lopata në Korçë, dy të plagosur në spital
Aktualitet

Përleshje me lopata në Korçë, dy të plagosur në spital

20:11 - 29/08/26
“Koha nuk na lodh, na forcon”/ Pankartat ironizuese ndaj Ramës: “Frika nga vezët e popullit ju tmerron vërtet”
Aktualitet

“Koha nuk na lodh, na forcon”/ Pankartat ironizuese ndaj Ramës: “Frika nga vezët e popullit ju tmerron vërtet”

19:55 - 29/08/26
Para
Shtyhet procesi gjyqësor për Ilir Metën, kryemadhi: Do kërkoj të dëshmojë edhe Edi Rama

Shtyhet procesi gjyqësor për Ilir Metën, kryemadhi: Do kërkoj të dëshmojë edhe Edi Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Edison Lika paralajmëron: Nuk i ikin dot shqiptarëve, imagjinoni çfarë do të ndodhë në shtator e tetor
Aktualitet

Aktivisti Edison Lika paralajmëron: Nuk i ikin dot shqiptarëve, imagjinoni çfarë do të ndodhë në shtator e tetor

20:15 - 29/08/26

Aktivisti Edison Lika ka folur në protestën e sotme, duke e cilësuar vijimin e tubimeve si një dëshmi të rezistencës...

Lexo më shumë
Përleshje me lopata në Korçë, dy të plagosur në spital

Përleshje me lopata në Korçë, dy të plagosur në spital

20:11 - 29/08/26
“Koha nuk na lodh, na forcon”/ Pankartat ironizuese ndaj Ramës: “Frika nga vezët e popullit ju tmerron vërtet”

“Koha nuk na lodh, na forcon”/ Pankartat ironizuese ndaj Ramës: “Frika nga vezët e popullit ju tmerron vërtet”

19:55 - 29/08/26
“Protesta, ortek social që nuk zhbëhet dot më”/Psikologia: Arsyet që na nxjerrin në shesh jo personale, por kombëtare dhe etnike

“Protesta, ortek social që nuk zhbëhet dot më”/Psikologia: Arsyet që na nxjerrin në shesh jo personale, por kombëtare dhe etnike

19:43 - 29/08/26
“Besa dhe PasqyrAlbania”- Rama zbardh takimin me deputetët dhe drejtuesit e PS Tiranë: Përgatitje për sezonin e ri politik

“Besa dhe PasqyrAlbania”- Rama zbardh takimin me deputetët dhe drejtuesit e PS Tiranë: Përgatitje për sezonin e ri politik

19:33 - 29/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com