GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-gjyqtarin, Shkëlzen Selimi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-gjyqtarin, Shkëlzen Selimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Apeli i Posaçëm ka konfirmuar këtë të martë, pafajësinë e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

Në njoftimin e ndarë për mediat, thuhet se Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë që e ka shpallur të pafajshëm ish-gjyqtarin.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Dhimitër Lara (anëtar), sot më 28.04.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 12/77 akti, datë 24.12.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 48, datë 07.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka deklaruar të pafajshëm të pandehurin Sh.S dhe vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 48, datë 07.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. – Shpenzimet gjyqësore edhe për gjykimin në apel mbeten siç janë kryer. U shpall në Tiranë, më datë 28.04.2026”,- thuhet në njoftim.

Ish-gjyqtari Selimi, u gjykua për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, pas dyshimeve të SPAK se kishte disa pasuri të pajustifikuara në burime të ligjshme.

Në tetor të vitit 2022, SPAK dërgoi për gjykim çështjen ndaj Selimit për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Sipas SPAK, hetimi nxori të dhëna që tregonin se Selimi kishte pasuri të paluajtshme të pajustifikuara me burime të ligjshme. Për këtë arsye u kërkua dhe u vendos sekuestrimi mbi disa pasuri në zotërim të tij: ½ e një trualli me sipërfaqe 432 m² dhe një objekt 132.25 m², pikë tregtimi karburantesh, me vendndodhje në shëtitoren “Lungomare” në Vlorë; një truall me sipërfaqe 2,400 m² në Jonufër, si dhe një tjetër truall me pikë karburanti në “Rrugën Transballkanike”, po në Vlorë. Ndërkohë që vetë ish-gjyqtari ngriti akuza të forta ndaj SPAK, duke pretenduar se kanë zhdukur provat dhe aktet e hetimit.

Gjykimi i çështjes u zhvillua për rreth dy vjet e gjysmë, me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Megjithatë, në përfundim të procesit, në korrik të 2025, gjyqtarja Rudina Palloj vendosi deklarimin e pafajshëm të Shkëlzen Selimi për fshehje pasurie, me arsyetimin se fakti penal objekt akuze nuk provohet se ekziston.

Edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e vlerësoi të padrejtë shkarkimin nga procesi i vettingut të ish-gjyqtarit.

Etiketa: gjyqtarpafajsi

Lajme të lidhura

Himarë, 28-vjeçarja pi ilaçe për t’i dhënë fund jetës, rrëzohet dhe vdes 74-vjeçari në Jalë
Aktualitet

Himarë, 28-vjeçarja pi ilaçe për t’i dhënë fund jetës, rrëzohet dhe vdes 74-vjeçari në Jalë

19:39 - 28/06/26
Shpëtohet turist polak, mbeti i bllokuar në Gjirin e Gjipesë në terren të vështirë
Aktualitet

Shpëtohet turist polak, mbeti i bllokuar në Gjirin e Gjipesë në terren të vështirë

16:17 - 28/06/26
Arrestohet në Tiranë ish-drejtori i Policisë së Vlorës, shkak një konflikt me vëllezërit
Aktualitet

Arrestohet në Tiranë ish-drejtori i Policisë së Vlorës, shkak një konflikt me vëllezërit

16:03 - 28/06/26
Para
“Policëve t’u bëhet testi i drogës”/ Balliu takon protestuesit e arrestuar: U goditëm me shkopa gome dhe spraj kundër arinjve

Balliu bllokohet në dyert e burgut: Duan të fshehin atë që po i ndodh Ilir Metës dhe kushtet skandaloze

Discussion about this post

TË FUNDIT

Los Angeles/ Kanadezët mundin Afrikën e Jugut në frymën e fundit dhe dalin në 1/8-at
Breaking Views

Los Angeles/ Kanadezët mundin Afrikën e Jugut në frymën e fundit dhe dalin në 1/8-at

23:06 - 28/06/26

Kanadaja është ekipi i parë që kualifikohet në fazën e 1/8-ave të Botërorit, pas triumfit 0-1 kundër Afrikës së Jugut...

Lexo më shumë
I riu kundërshton programin e grupit koordinues të protestës, i heqin mikrofonin

I riu kundërshton programin e grupit koordinues të protestës, i heqin mikrofonin

22:11 - 28/06/26
“Dorëheqja e Ramës, e panegocueshme”, pesë kërkesat u cituan nga koordinatori Andi Tepelena

“Dorëheqja e Ramës, e panegocueshme”, pesë kërkesat u cituan nga koordinatori Andi Tepelena

20:51 - 28/06/26
Trajneri i Koresë së Jugut jep dorëheqjen pas eliminimit, Presidenti kërkon hetim

Trajneri i Koresë së Jugut jep dorëheqjen pas eliminimit, Presidenti kërkon hetim

20:35 - 28/06/26
Formacionet Zyrtare/ Nis faza me eliminim direkt, ja si rreshtohen skuadrat në sfidën Afrikë e Jugut-Kanada

Formacionet Zyrtare/ Nis faza me eliminim direkt, ja si rreshtohen skuadrat në sfidën Afrikë e Jugut-Kanada

20:22 - 28/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomKickGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomKickcasibom girişjojobet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetcasibomgrandpashabetholiganbetgrandpashabetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet