GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balliu bllokohet në dyert e burgut: Duan të fshehin atë që po i ndodh Ilir Metës dhe kushtet skandaloze

12:13 - 28/04/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Policëve t’u bëhet testi i drogës”/ Balliu takon protestuesit e arrestuar: U goditëm me shkopa gome dhe spraj kundër arinjve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetit Klevis Balliu i është ndaluar të martën të kryejë një inspektim në ambientet e burgut 313 dhe në qelinë ku mbahet ish-presidenti Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat pas incidentit, Balliu e cilësoi burgosjen e Metës si politike dhe akuzoi se ndalimi i tij ishte një urdhër i ardhur direkt nga kryeministria për të fshehur kushtet dhe presionin politik ndaj ish-kreut të shtetit.

Sipas deputetit, ai kishte njoftuar një ditë më parë drejtorinë e burgut për vizitën inspektuese, por pavarësisht konfirmimit fillestar, në momentin që u paraqit, iu bllokua hyrja. Drejtori i burgut i ka kërkuar një autorizim nga Kryetari i Kuvendit, një praktikë që sipas Balliut nuk ekziston dhe është në kundërshtim me statusin e deputetit.

Për të zgjidhur situatën, Balliu deklaroi se ka telefonuar Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, në prani të drejtorit të burgut. Sipas tij, Peleshi i ka konfirmuar drejtorit se deputeti ka të drejtë të kryejë inspektime pa pasur nevojë për autorizim. Megjithatë, edhe pas kësaj ndërhyrjeje nga zyrtari i dytë më i lartë i shtetit, drejtori i burgut ka refuzuar sërish, duke thënë se zbatonte urdhrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. “Kryeparlamentari i shpjegoi se nuk është një punë që e zgjidh parlamenti, por drejtori iu referua sërish Drejtorit të Përgjithshëm,” tha Balliu.

Duke e cilësuar ngjarjen si një shkelje të hapur të ligjit dhe mohim të detyrës së tij kushtetuese, Balliu tha se do të bëjë kallëzim penal ndaj personave përgjegjës. Ai theksoi se qëllimi i këtij bllokimi është fshehja e “krimeve politike” dhe “kushteve skandaloze” në të cilat mbahet Meta, duke e quajtur atë një “të burgosur politik”. “Ata duan të fshehin presionet politike që bëjnë. Kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës,” shtoi ai, duke bërë një paralele me raste të tjera, të cilat sipas tij kanë marrë trajtim preferencial nga drejtësia.

Klevis Balliu: Qartazi kemi të bëjmë me një burg politik, me një burg i cili ka për shënjestër Ilir Metën, për ta sulmuar Ilir Metën, për t’ia vështirësuar situatën Ilir Metës, që patjetër bëhen me urdhëra politikë nga kryeministria. Dhe sot unë do t’ju jap një fakt që nuk besoj të ketë ndodhur ndonjëherë në asnjë vend të botës. Deputetët kanë të drejtën të vijnë dhe të shikojnë kushtet se ku janë burgjet dhe kushtet se ku janë të burgosurit. Se si po jetojnë në këto qeli. Për këtë çështje unë s’kam nevojë as të marr leje dhe as të informoj njeri sepse këtë e jep statusi i deputetit. Po gjithsesi, një ditë përpara unë lajmërova 313-ën që do të vij nesër për të inspektuar kushtet e burgut dhe kushtet e qelisë së presidentit Ilir Meta. Dhe pavarësisht se u tha po, erdha sot këtu dhe pasi prita të vinte drejtori i burgut, erdhi dhe më tha që nuk lejohet, sepse na ka thënë tha, drejtori i përgjithshëm që juve ju duhet një autorizim nga kryetari i Kuvendit.

Mora kryetarin e Kuvendit në telefon në sy të drejtorit, pra Niko Peleshin. Dhe ja shpjegova situatën dhe çfarë ndodhi? Niko Peleshi tha, një praktikë e tillë nuk ekziston. që duhet t’i japi autorizim kryetari i Kuvendit për të bërë inspektime deputeti, sepse atë e jep statusi i deputetit, i jep mundësinë çdo deputeti të bëjë inspektimin kudo. Dhe pavarësisht se numri dy i shtetit, kryetari i Kuvendit i shpjegonte që nuk e ka këtë funksion kryetari i Kuvendit, përsëri drejtori foli me drejtorin e përgjithshëm, po thonë dhe ai tha, jo tha, duhet t’ia japi autorizimin kryetari. Ndërkohë që është një punë që nuk e ka kuvendi. Nuk u lejua pra takimi me Ilir Metën në shkelje të shkelje të ligjit.

Unë kam çuar dhe një letër se pata njoftuar SPAK, institucionin e SPAK-ut, të cilët më kanë kthyer një përgjigje dhe më thanë, ju sipas ligjit 51, neni 51, keni të drejtë të shkoni dhe të bëni inspektime në institucione, qoftë këto institucione burgut apo çfarëdo lloj institucioni tjetër, kurdo që të jetë e mundur sepse ju e keni nga statusi i deputetit. Pra jo vetëm që shkel ligjin, por e merr kryetari i Kuvendit, ja shpjegon drejtorit të burgut që nuk është një punë që e zgjidh parlamenti kjo. Ai ka të drejtën të futet dhe të bëjë inspektimin. Dhe drejtori i përgjithshëm, i thotë, jo duhet t’ia japi ai. Pra Kupi e di më mirë se kryetari i Kuvendit se çfarë funksionesh ka kryetari i Kuvendit.

E para do bëj kallëzim penal sepse sot më është mohuar e drejta për të ushtruar detyrën time si deputet. Patjetër që do bëj kallëzim penal ndaj këtyre njerëzve që si e lejoni ju që të më ndalohet kjo punë. Ajo çfarë ka rëndësi të kuptohet është që arsyeja pse këta nuk e lejojnë, sidomos në këtë institucion, kushtet e të cilit janë shumë të këqija, arsyeja që pse nuk lejohet është sepse këta duan të fshehin krimet politike që bëjnë në burgje. Ju i keni parë si dalin këta që bëjnë sikur bëjnë burg të Partisë Socialiste, dalin sikur kanë dalë nga SPA-ja. Domethënë ju keni Saimir Tahirin që erdhi për kanabizimin e një shteti të tërë, doli për një vit, me një vit burg, ndërkohë Ilir Meta paraburgim, po bëhet gati dy vjet burg. Kemi raste të tjera që kanë hyrë dhe kanë dalë po njësoj. Ndërkohë ju e patë dje Ilir Metën se si ishte. Pra, arsyeja e vetme pse sot këtu pengohet hyrja për inspektim, është se këto duan të fshehin këto akte kriminale që bëjnë me rënien e kushteve dhe të kritereve të burgjeve…

Etiketa: BalliuBurg

Lajme të lidhura

U arrestua për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia
Aktualitet

Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn

14:59 - 28/04/26
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet
Aktualitet

Rama e kërcënoi me përjashtim/ Reagon Spiropali: Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto!

14:05 - 28/04/26
Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze
Aktualitet

Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

14:00 - 28/04/26
Para
“Jam i pamposhtur!” Meta reagon pas shtyrjes së seancës: Asnjë çudi nga drejtësia sorosiane

Berisha: Gjyqi ndaj Metës riktheu ato të diktatorit Hoxha dhe skulptorit xhelat, Kristaq Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

U arrestua për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia
Aktualitet

Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn

14:59 - 28/04/26

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Ilir Beqaj për t’u mbajtur jashtë kafazit në sallën...

Lexo më shumë
“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

14:25 - 28/04/26
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet

Rama e kërcënoi me përjashtim/ Reagon Spiropali: Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto!

14:05 - 28/04/26
Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

14:00 - 28/04/26
Sfidon Joshuan në ring, Prenga: Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën

Sfidon Joshuan në ring, Prenga: Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën

13:25 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com