GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptari u gjet i vrarë në Kalamata/ Hetimet marrin kthesë pas dëshmisë së vëllait të viktimës

19:48 - 29/04/26
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptari u gjet i vrarë në Kalamata/ Hetimet marrin kthesë pas dëshmisë së vëllait të viktimës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rasti i 44-vjeçarit shqiptar, i cili u gjet i pajetë me një plagë plumbi në kokë brenda një stalle në rajonin e Messinia-s, në Greqi, ka marrë një drejtim të ri në hetime.

Nga të dhënat më të fundit, burime nga hetimi bëjnë me dije se ekspertiza mjeko-ligjore ka evidentuar prova që sugjerojnë se ngjarja mund të ketë qenë vetëvrasje dhe jo një akt kriminal, siç u dyshua fillimisht.

“Trupi i 44-vjeçarit me origjinë shqiptare që u gjet në një stallë në Plazhin Perëndimor të Kalamatës nuk lidhet me ndonjë akt kriminal.

44-vjeçari dyshohet se qëlloi veten me pushkën e gjuetisë që i përkiste pronarit të moshuar të stallës”, tha policia e cituar nga Zougla.

Hetimet janë mbështetur në analizën e gjurmëve të gjetura në vendngjarje, përfshirë provat balistike, shenjat e qitjes, si dhe mbetjet e barutit. Sipas informacioneve paraprake, rezultatet e ekzaminimit tregojnë se 44-vjeçari ka shumë gjasa ta ketë drejtuar armën drejt vetes.

Kjo pistë përforcohet edhe nga dëshmia e një personi të afërt me viktimën, i cili ka deklaruar para policisë se 44-vjeçari kishte shprehur herë pas here mendime për t’i dhënë fund jetës. Po ky person ka qenë edhe ai që ka gjetur trupin e pajetë në stallë.

Sipas hetuesve, viktima është qëlluar me një pushkë gjahu, e cila u gjet më pas e fshehur dhe e zbrazur në një distancë të shkurtër nga trupi. Vajza e pronarit të stallës ka deklaruar se arma i përkiste babait të saj të moshuar, i cili vuan nga probleme serioze shëndetësore.

Ajo ka shtuar gjithashtu se, në momentin kur ajo dhe partneri i saj gjetën viktimën, u frikësuan dhe vendosën ta fshehin armën nga frika se mund të implikoheshin, por më pas kanë njoftuar autoritetet.

Sipas informacionit të policisë, burri u gjet i vdekur, i qëlluar me armë në gojë. Këto prova ishin ato që e zhvendosën hetimin nga një akt kriminal në një skenar vetëvrasjeje.

Raporti mjeko-ligjor hodhi dritë mbi hetimet, duke u përqendruar te vetëvrasja, ndërsa në të njëjtën kohë, vendimtare ishte edhe dëshmia e vëllait të burrit shqiptar, sipas të cilit 44-vjeçari shkoi dje në Kalamata, pasi i kishte rrëfyer atij se po mendonte t’i jepte fund jetës.

Vlen të përmendet se pushka e gjuetisë nuk u gjet në vendin ku u gjet i vdekur 44-vjeçari, por afërsisht 200 metra larg.

gijotina.com/

Etiketa: Greqivetvrasja e shqiptarit

Lajme të lidhura

Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë
Breaking Views

Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë

21:40 - 29/04/26
Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër
Aktualitet

Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër

20:17 - 29/04/26
Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë
Aktualitet

Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë

20:06 - 29/04/26
Para
Aksident i rëndë në Tepelenë, 8 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve

Aksident i rëndë në Tepelenë, 8 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë
Breaking Views

Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë

21:40 - 29/04/26

https://youtu.be/WHHs1nYUHPc Ylber Shamolli është oligark i ndërtimit në Kosovë, por si “një qengj i urtë që pi dy nëna”, merr...

Lexo më shumë
Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër

Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër

20:17 - 29/04/26
Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë

Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë

20:06 - 29/04/26
Aksident i rëndë në Tepelenë, 8 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve

Aksident i rëndë në Tepelenë, 8 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve

19:55 - 29/04/26
Shqiptari u gjet i vrarë në Kalamata/ Hetimet marrin kthesë pas dëshmisë së vëllait të viktimës

Shqiptari u gjet i vrarë në Kalamata/ Hetimet marrin kthesë pas dëshmisë së vëllait të viktimës

19:48 - 29/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com