Avokati Saimir Visha ka bërë publik lajmin se është divorcuar me bashkëshorten e tij në Gjykatën e Tiranës. Me anë të një reagim në rrjetet sociale, Visha tregon sesi e ka përjetuar divorcin, teksa shprehet se ndihet i vetmuar. Në postimin e tij, avokati përmend edhe sëmundjen e rëndë me të cilën e fitoi betejën, ndërkohë shtoi se ish-gruaja iku me vrap duke e lënë në vetmi.
“Vetmia është gjëja më e rëndë që i ndodh njeriut. Linda nga dy prindër të mrekullueshëm, u bëra një baba i denjë i dy djemve me mbiemrin Vishaj, por ç’do, sot mamaja e djemve u divorcua nga Gjykata e Tiranës duke e përdhosur mbiemrin Ruka dhe duke hequr përfundimisht mbiemrin Vishaj. Ja pra, kjo është vetmia: që kur të zë një sëmundje, ish-gruaja ikën me vrap duke e lënë në vetmi atë që kishte 35 vjet që bashkëjetonte. Kur ishim mirë, s’kishte vetmi, tashmë vetmia u ul këmbëkryq në shtëpinë time…”, shkruan Vishaj.
gijotina.com/










Discussion about this post