GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha takohet me presidentin e IDU: Morëm mbështetjë të plotë për opozitën shqiptare

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha takohet me presidentin e IDU: Morëm mbështetjë të plotë për opozitën shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kuadër të Forumit të International Democrat Union (IDU) në Zagreb, një delegacion i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari Sali Berisha, dhe i Partisë Republikane, i kryesuar nga Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me Presidentin e IDU, Stephen Harper.

Kryetari Berisha shprehi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që IDU i ka dhënë Partisë Demokratike gjatë periudhave më të vështira politike në Shqipëri.

Berisha ngriti para Presidentit Harper një sërë shqetësimesh serioze lidhur me gjendjen demokratike në Shqipëri, duke iu referuar vlerësimeve ndërkombëtare që e klasifikojnë vendin si ‘autokraci elektorale’.

Në fokus të diskutimit ishin:

– Mbrojtja politike e korrupsionit* në nivele të larta, përfshirë rastin e Belinda Ballukut dhe refuzimin e shumicës socialiste për t’i hequr imunitetin, duke penguar kështu arrestimin e saj;
– Ndikimi i karteleve të drogës dhe i krimit të organizuar* në proceset politike dhe ekonomike të vendit;
– Shndërrimi i ekonomisë shqiptare* në një “narco-ekonomi”, me tentakulat në të gjithë sektorët, duke e kthyer Shqipërinë në një parajsë fiskale për pastrimin e të ardhurave nga trafiku i drogës dhe krimi i organizuar;
– Persekutimi sistematik i opozitës*, me theks të veçantë në keqtrajtimin e papranueshëm të ish-Presidentit Ilir Meta.

Emigrimi masiv dhe integrimi europian

Berisha nënvizoi emigrimin masiv si një nga plagët më të mëdha të vendit, ku mbi 1.1 milion qytetarë, kryesisht të rinj, janë larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ai theksoi se Shqipëria aktualisht përmbush kryesisht vetëm kriteret gjeostrategjike ndërsa procesi i integrimit duhet të bazohet në meritë dhe në përmbushjen reale të standardeve demokratike. Sipas tij, ky proces mbetet i bllokuar për shkak të kapjes së shtetit nga qeverisja aktuale.

Reagimi i Presidentit Harper

Presidenti Stephen Harper vlerësoi si zhvillim pozitiv faktin që qytetarët shqiptarë mbeten fuqimisht dhe pro-NATO pavarësisht politikave të qeverisë në fuqi. Në përfundim të takimit, Harper rikonfirmoi mbështetjen e plotë të IDU për Partinë Demokratike dhe forcat opozitare në Shqipëri, si dhe për procesin e integrimit europian të vendit.

 

Etiketa: berishaiduOpozita

Lajme të lidhura

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi-Peleshit: Gjykata ndodhet në kolaps për fajin tuaj!
Aktualitet

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi-Peleshit: Gjykata ndodhet në kolaps për fajin tuaj!

11:44 - 08/09/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Sot paguajmë më shtrenjtë gjithçka! Regjimi i Ramës i e ka kapur për fyti ekonominë

11:03 - 08/09/26
Bardhi, thirrje Gjykatës Kushtetuese: Shqyrtoni dhe shfuqizoni ligjin korruptiv për “Paketën e Maleve”, pasojat mund të jenë afatgjata
Aktualitet

Përgjimet e Ron Yeffet dhe trafikimi i armëve përmes KAYO-s, Bardhi: Cënohet siguria kombëtare

10:49 - 08/09/26
Para
Kërcënoi se do shpërthente bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq 44-vjeçarin rus

Kërcënoi se do shpërthente bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq 44-vjeçarin rus

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi-Peleshit: Gjykata ndodhet në kolaps për fajin tuaj!
Aktualitet

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi-Peleshit: Gjykata ndodhet në kolaps për fajin tuaj!

11:44 - 08/09/26

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur në Konferencën e Kryetarëve çështjen e pagave të magjistratëve,...

Lexo më shumë
Champions League nis sonte me superduelin Real Madrid-Inter, Lautaro: Kemi armët tona për t’i mposhtur

Champions League nis sonte me superduelin Real Madrid-Inter, Lautaro: Kemi armët tona për t’i mposhtur

11:26 - 08/09/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Sot paguajmë më shtrenjtë gjithçka! Regjimi i Ramës i e ka kapur për fyti ekonominë

11:03 - 08/09/26
Bardhi, thirrje Gjykatës Kushtetuese: Shqyrtoni dhe shfuqizoni ligjin korruptiv për “Paketën e Maleve”, pasojat mund të jenë afatgjata

Përgjimet e Ron Yeffet dhe trafikimi i armëve përmes KAYO-s, Bardhi: Cënohet siguria kombëtare

10:49 - 08/09/26
Nuk morën pagat/ Administrata gjyqësore bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore, nis bojkoti pa afat

Nuk morën pagat/ Administrata gjyqësore bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore, nis bojkoti pa afat

10:43 - 08/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com