GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Super motorët 800 MLN lekë/ Drejtorët e Policisë ikin dhe vijnë, “supermeni” i tenderave mbetet Hysen Vadenja

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha, Video
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hysen Vadenja është si në shtëpinë e tij tek Policia ë Shtetit. Cdo tender për motorë apo “Jet Ski” i jepet pa garë kompanisë së tij “MOTO TIRANA” SH.A”.

Valdenja është emër i njohur për mediat dhe policinë. Ai rezulton i arrestuar në flagrancë bashkë me një shtetas tjetër nga Dibra për vjedhje motorësh dhe falsifikim dokumentesh. Po kjo mund të mos jetë pengesë!

Duke qenë se tenderat e motorëve janë të paracaktuar se kush do t’i fitojë, asnjë kompani tjetër nuk guxon të futet në garë. Dhe ja se c’ndodh nëse dikush futet tek “tregu” i Valdenjës i mbrojtur me policë.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, -ky është klasifikimi i tenderit nga Open Data Albania për blerjen e fundit të motoçikletave për Policinë e Shtetit.

Po ashtu, procedura mban edhe një “Flamur të kuq”, tregues i riskut të korrupsionit.

Fondi limit për blerjen e “super motorëve” këtë vit është rritur krahasuar me një vit më parë. Në lojë janë 346 milionë lekë.

Tenderi, si një dhuratë për Vitin e Ri, u hap më 29 dhjetor 2025 dhe u mbajt formalisht më 28 janar 2026. Merrte pjesë kompania e Hysen Vadenjës dhe  “inAuto” SH.P.K. Kjo e dyta ishte mik i paftuar.

Fillimisht, më 17 shkurt 2026, u shpall fituese kompania “inAuto” shpk, por pas disa ditësh situata do të përmbysej.

Kompania e Vadenjës e kishte ofertën 343  milionë lekë pa TVSH.

Ndërkaq firma “inAuto”, propozonte t’i sillte motorcikletat me 323 lekë pa tvsh. Pra, mbi 20 milionë lekë më pak!

Megjithëse tenderin e ka organizuar Operatori i Blerjeve të Përqendruara, në vendim ka një peshë të madhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, e cila këmbëngul që të favorizojë klientin e vjetër.

Ishin ditët e fundit të Ilir Prodës, në detyrën e drejtorit, që reflektohet edhe në një nxitim të vendimmarrjes për motorët. Në datën 20 shkurt 2026, kompania e Hysen Valdenjës, duke parë se kishte ofertë më të ulët, ka bërë ankesë në komisionin e tenderit duke kërkuar të skualifikohet “inAuto” shpk. Dhe konkurrenti më 3 mars 2026, skualifikohet pa të drejtë.

Gjashtë ditë më vonë,  “inAuto 2000” SHPK, ka denoncuar në KPP,  lojën e Operatorin të Blerjeve të Përqendruara dhe njësinë e prokurimit të Policisë, për pranimin e ankesës së “Moto Tirana” SHPK, për skualifikimin e ofertës.

Kështu, më 30 mars është marrë vendimi në KPP që e niste gjithcka nga e para. Aty urdhërohet komisioni i tenderit të rivlerësonte ofertën e “inAuto” shpk.

Ndërkaq, pas disa korrespondencash dhe shkëmbime “argumentesh” edhe KPP është bindur dhe e ka lejuar më 9 prill 2026 vazhdimin e tenderit me shpallje fitues të kompanisë së Hysen Vadenjës. Ky hap u zyrtarizua disa ditë vonë.

Vitin e kaluar, e njëjta kompani mori tenderin për blerjen e motocikletave të Policisë së Shtetit, në një procedurë të dyshimtë me vetëm një pjesëmarrës.

Më 7 mars 2025, llogaria e Hysen Vadenjës u kreditua nga Policia e Shtetit me 332 milionë lekë me kontratën “ “Blerje Motoçikleta për Policinë e Shtetit”.

Por tenderi më i njohur për publikun, është zhvilluar në kohën kur drejtor i Policisë së Shtetit ishte Muhamet Rrumbullaku. Pa u shuar zhurma e skandalit, kur një vajzë e vogël humbi jetën nga skafi i drejtuar nga një komisar, u blenë “Jet Sky” për policinë.

Në tenderin e regjistruar me 6 mars 2023, Policia e Shtetit ka shpenzuar mbi 896 milionë lekë për motorë uji për efektivët e policisë. Tenderi iu dhurua Hysen Vadenjës, i cili mund të quhet “supermeni” i tenderave të Policisë.

 

gijotina.com/

Etiketa: Hysen VadenjamotorePolicia e Shtetit

Lajme të lidhura

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti
Breaking Views

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë
Breaking Views

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Para
Dosja “RYDOX”, pretenca e SPAK: 6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online

Dosja “RYDOX”, pretenca e SPAK: 6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputetja publikon fotot: Policia po godet protestuesit me zara hekuri
Aktualitet

Deputetja publikon fotot: Policia po godet protestuesit me zara hekuri

17:46 - 24/10/26

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas përplasjeve gjatë protestës studentore në Tiranë, duke pretenduar se policia...

Lexo më shumë
Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës

Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës

17:11 - 24/10/26
Policia qëllon me plumb gome pedagogen

Policia qëllon me plumb gome pedagogen

16:52 - 24/10/26
Protesta në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve

Protesta në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve

16:30 - 24/10/26
Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese

Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese

16:15 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com