GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë

në Breaking Views, Kosovë & Rajon, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Procedura për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikola Gruevski nga Hungaria ka shkaktuar një përplasje të fortë politike në Maqedoninë e Veriut.

Partia më e madhe opozitare, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), akuzon ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov, se po zvarrit me qëllim dërgimin e dokumenteve për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria.

Sipas LSDM-së, Gjykata Penale i ka përfunduar të gjitha procedurat dhe dokumentet tashmë ndodhen në Ministrinë e Drejtësisë, por nuk po dërgohen më tej, me arsyetimin se po pritet formimi i qeverisë së re hungareze më 9 maj.

“Gjykata i ka mbaruar dhe dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme për ekstradim të kriminelit të dënuar Nikolla Gruevski. Tani ato dokumente janë në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa, ndërsa ministri nga ZNAM, pjesë e tender koalicionit Mickoski, nuk i dëgon në Hungari. Nuk ka kurrfarë arsye të pritet qeveri e re. Institucionet patjetër duhet të punojnë dhe veprojnë menjëherë. Mickoski dhe qeveria e tij me vetëdije e mbrojnë Gruevskin dhe i japin hapësirë të arratiset në një shtet të tretë” deklaron opozita.

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar dokumente shtesë nga Gjykata Penale për të verifikuar nëse ato ndikojnë në procesin e ekstradimit.

Debati është rindezur edhe pas zhvillimeve në Hungari. Kryeministri i ri Peter Magyar, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të jetë strehë për kriminelë ndërkombëtarë, duke përmendur me emër edhe Gruevskin.

Ndërkohë, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski ka theksuar se nëse Gruevski rikthehet në vend, ai do të shkojë direkt në burg për të vuajtur dënimin.

“Nëse Nikolla Gruevski paraqitet në Maqedoni , normalisht organet e rendit do ta sigurojnë dhe do ta dërgojnë në mbajtje të dënimit me burg”, theksoi Hristijan Mickoski.

Sipas Gjykatës Penale të Shkupit, ndaj Gruevskit janë dhënë tre vendime dënimi: për rastin “Tanku” me 2 vite burg (që tashmë ka rënë për shkak të kalimit të afatit), për “Shuplakat në Qendër” me 1 vit e 6 muaj burg (që bie nëse nuk zbatohet deri në shtator), si dhe dënimi më i rëndë me 9 vite burg për çështjen “Parcelat në Vodno”, afatet e së cilës mbeten në fuqi për shumë vite, deri në vitin 2043.

gijotina.com/

Etiketa: Nikolas Gruevski

Lajme të lidhura

Përgjaket Durrësi, një tjetër person humb jetën në aksident te Kepi i Rodonit! (EMRI)
Aktualitet

Përgjaket Durrësi, një tjetër person humb jetën në aksident te Kepi i Rodonit! (EMRI)

19:02 - 03/05/26
Ngjarja tragjike në Durrës/ Ministria e Shëndetësisë jep detaje: I mituri u transportua drejt Traumës, në gjendje kritike
Aktualitet

Ngjarja tragjike në Durrës/ Ministria e Shëndetësisë jep detaje: I mituri u transportua drejt Traumës, në gjendje kritike

18:52 - 03/05/26
Ky është shoferi i cili përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës
Aktualitet

Ky është shoferi i cili përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës

18:41 - 03/05/26
Para
I ati ndodhej për kurim në Itali, kur prindërit morën lajmin e kobshëm se vogëlushi u aksidentua për vdekje

I ati ndodhej për kurim në Itali, kur prindërit morën lajmin e kobshëm se vogëlushi u aksidentua për vdekje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përgjaket Durrësi, një tjetër person humb jetën në aksident te Kepi i Rodonit! (EMRI)
Aktualitet

Përgjaket Durrësi, një tjetër person humb jetën në aksident te Kepi i Rodonit! (EMRI)

19:02 - 03/05/26

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku për pasojë ka mbetur i pajetë një person....

Lexo më shumë
Ngjarja tragjike në Durrës/ Ministria e Shëndetësisë jep detaje: I mituri u transportua drejt Traumës, në gjendje kritike

Ngjarja tragjike në Durrës/ Ministria e Shëndetësisë jep detaje: I mituri u transportua drejt Traumës, në gjendje kritike

18:52 - 03/05/26
Ky është shoferi i cili përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës

Ky është shoferi i cili përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës

18:41 - 03/05/26
I ati ndodhej për kurim në Itali, kur prindërit morën lajmin e kobshëm se vogëlushi u aksidentua për vdekje

I ati ndodhej për kurim në Itali, kur prindërit morën lajmin e kobshëm se vogëlushi u aksidentua për vdekje

17:40 - 03/05/26
Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë

Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë

17:23 - 03/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com