118 vite histori për 21 tituj kampion në Serie A. Tri pikët e sotme kundër Parmës i dhanë Interit trofeun e kampionit të këtij sezoni në Itali, me trajnerin Cristian Chivu që e siguron këtë titull si lojtar dhe tanimë trajner për zikaltërit. Interi zbriti nga froni Napolin pas një kampionati të dominuar që shumicën e kohës i pa në vendin e parë.
Festa në Milano nisi përpara ndeshjes së sotme, me tifozët që pritën ekipin me shumë entuziazëm. Tani ultrasit zikaltër në Milano dhe jo vetëm kanë gjithë të drejtën të festojnë një trofe të rëndësishëm.
Mbrëmjen e sotme Interi nuk e llogariti Parmën duke i shënuar dy gola me Thuram në minutën 45+1 dhe Mkhitaryan dhjetë minuta para fundit të ndeshjes.
Historia
Kjo është hera e parë pas 37 vitesh që Interi e fiton një trofe në një ndeshje para tifozëve të tyre. Për herë të fundit një gjë të tillë zikaltërit e bënin më 28 majin e vitit 1989, me Trapattonin në stol dhe një rekord prej 58 pikësh nga 68 të mundshme.
Në ndeshjen e fundit atë vit përballë ishte Napoli, ndërsa pas fërshëllimës finale, një yll si Diego Armando Maradona ‘u përkul’ përpara kampionëve të rinj. Prej asaj ndeshje Interi ka fituar edhe tetë trofe të tjerë, shtatë prej të cilëve në fushë dhe një titull që iu hoq Juventusit për çështjen Calciopoli dhe iu dhurua zikaltërve.
Tanimë Interi është kampion i Italisë për herë të 21-të, por përpara ndodhet Juventusi me 36 trofe të Serie A, ndërsa Milani mbetet pas me 19 trofe.
gijotina.com/









Discussion about this post