GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Babëzia nuk ndalet/ Kullat ‘pushtojnë‘ edhe bregdetin e Gjirit të Lalzit, jepet leje për 14 kate

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Babëzia nuk ndalet/ Kullat ‘pushtojnë‘ edhe bregdetin e Gjirit të Lalzit, jepet leje për 14 kate
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kullë e lartë plot 14 kate do të jetë ndërtesa më e lartë në zonën e Gjirit të Lalzit, ku deri më tani qeveria ka dhënë vetëm leje për komplekse dhe fshatra turistikë, deri në 4 kate, ndërsa me këtë kurs, e gjithë zona pritet të shndërrohet në një Golem të dytë.

Duket se mania për të ndërtuar, në lartësi, ka prekur edhe zonat bregdetare, të cilat deri më tani kanë pasur ndërtime të ulta, hotele të ulta dhe të shtrira, teksa synimi pas kësaj nisme është betoni.

Ditët e fundit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka zbardhur lejen e radhës, ku është miratuar me kusht leja e ndërtimit për objektin “kompleks, hoteleri 1, 3, 13, 14 kate mbi tokë, rezidencë dhe shërbime 1-3 kate mbi tokë, me tarraca të shfrytëzueshme dhe me mur rrethues”. Vendndodhja është në Bashkinë Durrës, dhe subjekti zhvillues është shoqëria “Bpi Blessed Property Invest”.

Kulla ne Gjirin e Lalzit

Leja e ndërtimit do të jepet vetëm pasi firma të plotësojë dokumentacionin tekniko-ligjor dhe pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të Bashkisë së Durrësit.

Vox News shfletoi dokumentet shoqëruese të kësaj leje, ku rezulton se parcela ndodhet në një zonë me karakter agrikulturor, are, me një sipërfaqe totale prej 7333 m².

“Brenda kësaj parcele nuk kemi asnjë strukturë ekzistuese. Në këtë truall parashikohet realizimi i një resorti me funksione hotelerie, apartamente dhe shërbime turistike, duke u bazuar në të dhënat dhe parametrat teknikë përkatës”, thuhet në dokument.

Vox News shfletoi edhe dokumente të tjera, nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku rezulton se pronar i firmës zhvilluese, “Bpi Blessed Property Invest”, është Erald Mata, një 36-vjeçar nga Dibra. Administrator i shoqërisë është Agim Isaku, po nga Dibra, ndërsa ajo që bie në sy është se firma në fjalë ka një kapital prej vetëm 100 mijë lekësh.

Natyrshëm lind pyetja se me çfarë parash do t’a ndërtojë këtë kompleks? Vox News ka mësuar se, Mata dhe Isaku kanë qenë pronar të bar-restorant “Ibiza” në zonën e Gjirit të Lalzit. Nëse do të shohim në QKB, rezulton se të dyja NIPT-et e këtij subjekti janë pezulluar dhe çregjistruar kohë më parë.

Vox News shfletoi dokumente të tjera të kësaj leje ndërtimi, ku rezulton se kulla që do të ndërtojnë do të jetë plot 14 kate, duke u bërë ndërtesa më e lartë në zonë e duke i dhënë fund idesë se ajo zonë është vetëm për fshatra turistikë dhe ndërtesa të ulta, por në harmoni me natyrën.

Duket se babëzia për të ndërtuar apo projektet që kanë paraqitur, apo ndërhyrjet, kanë sjellë që qeveria ti nënshtrohet këtyre personave. Por, me këto ritme, duket se e gjithë zona do të kthehet si Golemi, Mali i Robit, Qerreti apo edhe vetë Durrësi.

Në projekt duket kulla e madhe në fillim dhe më pas disa struktura ngjitur me njëra-tjetrën.

Etiketa: gjiri lalzitkulla

Lajme të lidhura

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin
Aktualitet

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

20:39 - 09/09/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com