GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Salianji nga takimi në Peshkopi: PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Salianji nga takimi në Peshkopi: PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në takimin me qytetarët e Peshkopisë, Ervin Salianji tha se prania e mbështetësve të shumtë është përgjigjja më e mirë për të treguar se në të vërtetë ka garë në PD. I entuziazmuar nga numrat, Salianji u shpreh gjatë fjalimit se takimi i radhës do të ishte në stadium dhe se shumë shpejt i pret Tirana.

Pikërisht në kryeqytet, Sali Berisha ka mbajtur një sërë protestash gjithnjë e më të reduktuar në numra, një kontrast krahasuar me Salianjin që vetëm në foltore ka arritur të ketë mbështetje më të lartë.

“Kjo në fakt është përgjigjja më e mirë që mund t’i jepet kujtdo nëpër studio e media që pyet nuk ka garë, gara është nëpër sheshe! PD nuk uzurpohet, nuk ecet dot mbrapsht!”, tha ai në nisje të fjalimit.

Si rrugë ndryshimi, Salianji sheh rikthimin te vlerat e PD.

“Pavarësisht humbjeve, dështimeve, standardit mizerabël sesi është administruar në 13 vite PD, është e vetmja parti që mund të bëjë ndryshimin. Por për ta bërë këtë, ajo duhet të ndryshojë dhe të rikthehet në vlerat themeluese”, tha ai.

Duke iu adresuar pyetjeve se nuk ka tregues më të mirë të mbështetjes sesa të qenët më i votuari në disa prej qarqeve kryesore, Salianji tha se në PD figurat nuk janë ato të lidershipit uzurpues. Ai reagoi edhe për sulmet e Berishës kundrejt ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, duke theksuar se ky është qëndrimi i një njeriu që mban peng PD.

“Figura janë ata që zgjedhin demokratët, jo një lidership që për interesa personale ka uzurpuar PD. Nuk mund të jetë Shqipëria dhe PD një frëngji ku gjuhen ambasadorët, siç ndodhi sepse qëndrimi nuk ishte i PD, por i një njeriu që e ka uzurpuar dhe po e mban peng PD. Nuk fitohet duke sharë dhe mallkuar cilindo, mediat, shqiptarët, demokratët, por duke bashkëpunuar dhe ndërtuar partneritet. Vetëm me këtë kapërcim, PD mund të hapet dhe të fitojë”, tha Salianji.

Më tej, ai e bëri përgjegjës Berishën për qëndrimin e gjatë të PD në opozitë.

“Sali Berisha nuk mund ta sjellë Partinë Demokratike në pushtet as sot, as nesër dhe as kurrë! Çdo ditë që ai qëndron në krye të PD është fitore personale për të, por humbje e madhe për PD-në, opozitën dhe Shqipërinë. Ai sot është i izoluar ndërkombëtarisht dhe qëndrimi i tij në krye të PD ndihmon duke mbajtur në pushtet Edi Ramën. Sali Berisha është barrë për opozitën dhe duhet t’i hapë krahun një brezi tjetër”, tha Salianji.

Ndërsa e quajti “dinozaur të politikës”, Salianji tha se Berisha është e shkuara. Për sa kohë ai s’arrin dot as ta mundë Salianjin, përpara Ramës është i pashpresë.

“Pas 36 vitesh në krye, ai mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë sot për gjendjen ku ndodhet PD. Ai përfaqëson të shkuarën. Kur Sali Berisha nuk më mund dot mua duke pasur listën, mediat, regjimin, si do ta mundë Ramën? Se si të mos mjaftonin të gjitha këto, ai po përjashton gjithë kundërshtarët, zërat ndryshe. Kjo është rruga që do ta shuajë PD. PD nuk e meriton, demokratët dhe as Shqipëria, zgjidhja është e qartë: të hapim partinë, të lejojmë garën, fraksionet, të respektojmë fraksionet”, u shpreh Sali

Duke iu adresuar pyetjeve se nuk ka tregues më të mirë të mbështetjes sesa të qenët më i votuari në disa prej qarqeve kryesore, Salianji tha se në PD figurat nuk janë ato të lidershipit uzurpues. Ai reagoi edhe për sulmet e Berishës kundrejt ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, duke theksuar se ky është qëndrimi i një njeriu që mban peng PD.

“Figura janë ata që zgjedhin demokratët, jo një lidership që për interesa personale ka uzurpuar PD. Nuk mund të jetë Shqipëria dhe PD një frëngji ku gjuhen ambasadorët, siç ndodhi sepse qëndrimi nuk ishte i PD, por i një njeriu që e ka uzurpuar dhe po e mban peng PD. Nuk fitohet duke sharë dhe mallkuar cilindo, mediat, shqiptarët, demokratët, por duke bashkëpunuar dhe ndërtuar partneritet. Vetëm me këtë kapërcim, PD mund të hapet dhe të fitojë”, tha Salianji.

Më tej, ai e bëri përgjegjës Berishën për qëndrimin e gjatë të PD në opozitë.

“Sali Berisha nuk mund ta sjellë Partinë Demokratike në pushtet as sot, as nesër dhe as kurrë! Çdo ditë që ai qëndron në krye të PD është fitore personale për të, por humbje e madhe për PD-në, opozitën dhe Shqipërinë. Ai sot është i izoluar ndërkombëtarisht dhe qëndrimi i tij në krye të PD ndihmon duke mbajtur në pushtet Edi Ramën. Sali Berisha është barrë për opozitën dhe duhet t’i hapë krahun një brezi tjetër”, tha Salianji.

Ndërsa e quajti “dinozaur të politikës”, Salianji tha se Berisha është e shkuara. Për sa kohë ai s’arrin dot as ta mundë Salianjin, përpara Ramës është i pashpresë.

“Pas 36 vitesh në krye, ai mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë sot për gjendjen ku ndodhet PD. Ai përfaqëson të shkuarën. Kur Sali Berisha nuk më mund dot mua duke pasur listën, mediat, regjimin, si do ta mundë Ramën? Se si të mos mjaftonin të gjitha këto, ai po përjashton gjithë kundërshtarët, zërat ndryshe. Kjo është rruga që do ta shuajë PD. PD nuk e meriton, demokratët dhe as Shqipëria, zgjidhja është e qartë: të hapim partinë, të lejojmë garën, fraksionet, të respektojmë fraksionet”, u shpreh Salianji

gijotina.com/

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1

Lajme të lidhura

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur
Breaking Views

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër
Aktualitet

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Para
Trazirat në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

Trazirat në 'Elbasan Arena', dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com