GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Katër muaj pas përmbytjeve, Bashkia ende nuk ka dhënë asnjë dëmshpërblim për banorët e Durrësit

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Katër muaj pas përmbytjeve, Bashkia ende nuk ka dhënë asnjë dëmshpërblim për banorët e Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mëngjesin e 6 janarit, uji vërshoi në shtëpinë e Indrit Bibës në Porto Romano duke shkatërruar pothuajse gjithçka. Frigoriferi, lavatriçja dhe pjesa më e madhe e orendive shtëpiake dolën jashtë funksionit, duke e lënë kryefamiljarin në hall.

Katër muaj më vonë, Biba është ende në pritje të kompensimit të dëmeve sipas një premtimi të hershëm të Bashkisë.

“Kam dorëzuar në Bashki të gjithë dokumentacionin e kërkuar, përfshirë certifikatën e pronësisë dhe fotot e dëmeve,” tha ai për BIRN.

Rreshjet intensive në fillim të janarit shkaktuan përmbytje në disa zona të qytetit të Durrësit dhe njësitë administrative, ndërsa Porto Romano ishte ndër lagjet më të prekura.

Uji hyri në banesa, përmbyti rrugë dhe bllokoi lëvizjen e banorëve, të cilët në disa raste u detyruan të largoheshin nga shtëpitë. Autoritetet raportuan evakuimin e qindra banorëve dhe angazhimin e qindra punonjësve në terren për evidentimin e dëmeve dhe menaxhimin e situatës.

Prokuroria e Durrësit nisi një hetim për të zbuluar përgjegjësit e pasojave të përmbytjeve në fillim të janarit në qytetin bregdetar, duke regjistruar një procedim për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, shkatërrimit të pronës nga përmbytjet dhe shkatërrimit të pronës nga pakujdesia. Megjithatë, hetimet mbetën rrugës dhe nuk kanë dhënë deri më sot asnjë rezultat.

Banorët e prekur ankohen se jo vetëm që nuk kanë përfituar asnjë dëmshpërblim, por nuk kanë asnjë informacion nga Bashkia për vijimësinë e procesit.

Astrit Prenthi, pjesë e një familje me pesë anëtarë i tha BIRN se për shkak të vonesës së dëmshpërblimeve, ishte detyruar me vështirësi që të zëvendësonte një pjesë të oriendive të shkatërruara.

“Kam pyetur disa herë në njësinë administrative dhe më thonë se janë në pritje. Nuk dinë të na thonë kur do të dëmshpërblehemi,” tha Prenthi me zemërim.

Por procesi i dëmshpërblimit të të prekurve nga përmbytjet duket se është futur në zvarritjet e burokracisë.

Bashkia e Durrësit i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për informacion se po kryente procesin e verifikimit të dëmeve, ndërkohë që nuk e kishte marrë ende fondin e destinuar për dëmshpërblimet.

Bashkia tha se kishte ngritur një komision ekspertësh për vlerësimin e dëmeve, ndërsa njësitë administrative ishin ende në fazën e dorëzimit të dokumentacionit për familjet e prekura.

“Bashkia Durrës, aktualisht është në fazën e pritjes së fondit të kushtëzuar i destinuar për këtë proces,” tha Bashkia në përgjigjen me shkrim.

“I gjithë dokumentacioni do të vlerësohet bazuar në legjislacionin në fuqi dhe lista me përfituesit do të shpallet me Këshill Bashkiak,” shtohet në përgjigje.

Numri i lartë i të prekurve nga përmbytjet duket se do ta vështirësojë edhe më tej procesin, deri në shpërndarjen e parave. Sipas Bashkisë, për këtë arsye trajtimi financiar do t’i kalojë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Për banorët e dëmtuar, mungesa e një afati konkret dhe e informacionit të vazhdueshëm ka shtuar pasigurinë.

“Kam çuar gjithë dokumentet që na kërkuan dhe prapë nuk dimë asgjë,” tha Biba. “Vetë i kemi rregulluar sa kemi mundur gjërat e shtëpisë,” shtoi ai.

Në përgjigjen për BIRN, Bashkia deklaroi se bizneset e dëmtuara nga përmbytjet nuk përfshihen në skemën e kompensimit. Kjo për faktin se përmbytjet e 6 janarit nuk u shoqëruan me shpalljen e emergjencës civile, duke i bërë pretendimet e bizneseve të pakonsiderueshme.

Përmbytjet janë një problem i vazhdueshëm në zonën e Porto Romanos edhe për shkak të avarive të trashëguara të sistemit të kullimit në këtë zonë. Porto Romano është përballur vazhdimisht me përmbytje gjatë reshjeve intensive, ndërsa banorët kanë ngritur shpesh shqetësime për funksionimin e kanalizimeve dhe sistemit kullues.

Lidhur me këtë shqetësim, autoritetet lokale thanë se pas përmbytjeve janë ndërmarrë ndërhyrje për pastrimin e kanaleve kulluese, zhbllokimin e pusetave dhe rehabilitimin e zonave të prekura.

“Janë evidentuar pikat kritike, për të cilat janë planifikuar ndërhyrje të mëtejshme me qëllim zgjerimin dhe përmirësimin e kapacitetit të sistemit të kullimit, në funksion të parandalimit të përsëritjes së situatave të ngjashme në të ardhmen,” thuhet në përgjigjen e Bashkisë.

 

Etiketa: DëmshpërblimDurrësKryesore1permbytje

Lajme të lidhura

23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

21:08 - 22/08/26
Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare
Aktualitet

Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare

20:54 - 22/08/26
Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person
Aktualitet

Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

20:41 - 22/08/26
Para
Prokuroria e Posaçme i drejtohet KQZ: Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë

Prokuroria e Posaçme i drejtohet KQZ: Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

21:08 - 22/08/26

Prej 23 ditësh, qytetarët e Divjakës vijojnë protestën kundër bashkimit të Bashkisë së tyre me atë të Lushnjës, duke kundërshtuar...

Lexo më shumë
Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare

Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare

20:54 - 22/08/26
Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

20:41 - 22/08/26
Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

20:17 - 22/08/26
“Ajka e kombit” në diasporë është përkrah protestuesve, Ditmir Bushati: Atdheu ka nevojë për shkundje!

Bushati: Në Shqipëri po zhvillohet një kapitalizëm grabitqar i një grushti njerëzish në kurriz të qytetarëve

20:07 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com