GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjeku kirurg Nikolla Nunka është pezulluar nga detyra pas denoncimit për ngacmim seksual të bërë nga një 21-vjeçare në Korçë.

Ndaj mjekut është marrë masa e pezullimit deri në sqarimin e plotë të ngjarjes dhe përfundimin e hetimeve nga organet kompetente.

Ndërkohë, burime konfirmojnë se e reja ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është larguar nga spitali.

72-vjeçari u arrestua pas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçarja, e cila ishte paraqitur në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut dhe të vjellave. Pas ekzaminimeve mjekësore, vajza iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për apandesit.

Sipas dëshmisë së saj, kirurgu e ka ngacmuar seksualisht gjatë kontrolleve mjekësore, duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e ekzaminimit.

Pas marrjes së kallëzimit nga policia e Policia e Korçës, u bë shoqërimi dhe më pas arrestimi i mjekut.

Pritet që në vijim Nikolla Nunka të dalë para gjykatës për masën e sigurisë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes vijojnë.

I ati i 21-vjeçares, tregon se ka ardhur nga Gjermania dhe ishte i shqetësuar për shëndetin e të bijës. Ai tregon se mjeku, pasi i kishte aplikuar kremin të resë, kishte tentuar ta puthë. Babai thotë ndër të tjera, se duke e parë doktorin të moshuar kishte besim te ai, por nuk e priste që në vitin 2026 të kishte ende të tillë pedofila në Shqipëri. Gjithashtu, babai apelon për drejtësi, ndërsa shprehet se nuk ka shumë besim, ndërsa edhe doktorit i kishte paguar para për mjekimin.

Etiketa: MjekuNgacmimpezullim

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26
Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale
Uncategorized

Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale

15:14 - 07/11/26
“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja
Uncategorized

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

15:29 - 06/11/26
Para
Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën

Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas
Aktualitet

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26

Pas skandalit me ujin e pijshëm në Vlorë, një rast shqetësues raportohet nga Lushnja, ku uji që qytetarët e paguajnë...

Lexo më shumë
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com