GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Zani i “7 Liqeneve” merr 1,3 MLD lekë në KPP/ Historia e pazarit të Gentian Llogos, beniaminit të Ballukut! Korrupsioni i bllokoi ujin Kolonjës dhe Picarit

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha, Video
Kohë leximi: 5 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse vazhdon të jetë drejtor, Gentian Llogo do ta fundosë në falimentim Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Gjirokastër!

Qysh kur kjo ndërmarrje administrohet prej Llogos, i ka pasur bilancet negative.

Sic shihet në grafik, Ujësjellësi i Gjirokastrës lundron poshtë në humbje, qysh prej vitit 2022.

Korrupsioni dhe keqmenaxhimi nuk kanë të ndalur. Llogo kujdeset vetëm për pazaret e tenderave, ndërkohë që fshatrat e Gjirokastrës vuajnë për ujë.

Rasti i Ujëjsjellësit të fshatrave Picar dhe Kolonjë tregon qartë se si manipulimi i tenderit ka zvarritur nisjen e punimeve për afro 2 vjet.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “FURNIZIMI ME UJË PËR FSHATRAT PICAR & KOLONJË TË BASHKISË GJIROKASTËR”, i cili ka nisur më 11 tetor 2025.

Projekti i ujësjellësit është shumë i rëndësishëm për komunitetin. Fshati Kolonjë furnizohet me ujë nga një burim i vjetër thuajse i dalë jashtë përdorimit.

Por me sa duket banorët do të vuajnë gjatë për ujë, sepse abuzimi gjatë procedurave të tenderit, si zakonisht do të ketë efekt në afatin e realizimit dhe në cilësinë e punimeve.

Projekti i zbatimit ka qenë gati qysh nga viti 2024, por pengesë ka qenë korrupsioni.

Janë në lojë 1.3 miliardë lekë, prandaj Llogo ka këmbëngulur në vendimet e tij, ndërkohë që në Tiranë, ia anulonin.

Në mënyrë të jashtëzakonshme, tenderi është “dekoruar” nga Open Data Albania me dy flamuj të kuq, që sinjalizojnë riskun e korrupsionit.

Njëri ka përshkrimin “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit” Tjetri shënon “anulim të tenderit, më shumë se dy herë”.

Në tenderin e mbajtur më 4 dhjetor 2025, morën pjesë 14 operatorë ekonomikë dhe bashkime firmash.

Me një arrogancë të paparë, komisioni i llogos i skualifikoi menjëherë 13 pjesëmarrës, megjithëse mes tyre kishte firma me eksperincë të gjatë në ndërtim.

Kjo është tabela me vlerësimin e ofertave e bërë e njohur për pjesëmarrësit më 2 shkurt 2026. Dallohet se është kualifikuar vetëm bashkimi i operatorëve ekonomikë “OB Konstruksion” shpk & ED Konstruksion” shpk, që ka ofertën e dytë më më të lartë. Kompania e dytë që është përfaqësuese e bashkimit, ka pronar Alfred Ibrahimin, personazh i përmendur për korrupsion dhe mashtrim. Ibrahimi është bashkëpunëtor i drejtorëve të Erion Veliajt përmes kompanisë “5D”, në tendera të ndryshëm. Paratë e fituara me këto skema, Ibrahimi i investoi edhe në Prishtinë në “United Hospital”.

Bashkëpunimi u prish me zhurmë në vitin 2023, pas akuzave të mjekëve kosovarë për mashtrim dhe tjetërsim të paligjshëm të pronës.

Grindja e tyre arriti në prokurori, pasi spitali me kapital 8 milionë euro po bëhej pjesë e një transaksioni të dyshimtë për 650 mijë euro.

Ibrahimi është klient i vjetër i ish-zëvendëskryeministres Balluku, nga e cila varet drejtpërdrejt drejtori i Ujësjellësit Gentian Llogo. Kjo shpjegon edhe tendencën e komisionit për t’ia dhënë tenderin me cdo kusht kompanisë së Ibrahimit.

Në këto kushte Llogo tentoi ta mbyllë me shpejtësi tenderin. Në datën 4 shkurt 2026, autoriteti kontraktor ka hartuar dokumnetin “Formular Njoftim Fituesi paraprak” dhe më 19 shkurt është shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomik “OB KONSTRUKSION” shpk & “ED KONSTRUKSION” shpk.

Të inkurajuar nga fakti se Belinda Balluku në këtë kohë i kishte duart e zëna me SPAK-un, që kërkonte ta arrestonte, disa biznesmenë denoncuan në Komisionin e Prokurimit Publik.

Po ashtu, lidhjet e tyre politike janë të fuqishme dhe me ndikim në Tiranë.

Kështu pronari i “LIQENI VII” , Ramazan Kalia, me origjinë nga Dibra, ka përfituar vazhdimisht tendera të mëdhenj dhe është i privilegjuar.

Edhe bashkimi i operatorëve “Lis Konstruksion Shpk & Viante Konstruksion Shpk” përfaqëson një pol të fuqishëm korrupsioni. Njëri është Bujar Murati i arrestuar dy herë për këto punë. Tjetri është Gjergji Bezati, i mbingarkuar me paratë e tenderave.

Kështu më 3 mars 2026, KPP vendosi të pranojë ankesat dhe urdhëroi të kthehet përmbys vendimi i parë, duke rishikuar skulifikimin e tyre.

Fillimisht Llogo i qendroi besnik pazarit të parë dhe refuzoi të bënte rivlerësimin e ofertave. Në reagimin e tij, KPP më 24 mars 2026 vendosi të mos lejojë Ujësjellësin e Gjirokastrës të vazhdojë me procedurën e tenderit pa u kualifikuar “LIQENI VII”.

 

Pasi Llogo zbatoi urdhrin nga Tirana, më 3 prill u ndez drita jeshile për vazhdimin e tenderit. Fitues do të shpallej i skualifikuari Ramazan Kalia, ose ndryshe Zani i “7 Liqeneve”. Kjo u bë publike në Agjencinë e Prokurorimit Publik më 27 prill 2026, që shënon përmbylljen e kësaj kronologjie pazaresh dhe korrupsioni me paratë e ujësjellësit.

Ky ishte projekti i dytë i madh, për të cilin, ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kishte alokuar fondet në Gjirokastër tek drejtori beniamin Gentian Llogo. Kujtojmë se në 22 janar 2025, biznesmeni Florenc Gjikuria ka marë me “Flamur të kuq” tenderin “Ndërtim i ujësjellësve të fshatrave Fushëbardhë dhe Zhulat, Bashkia Gjirokastër”. Në lojë ishte fondi limit prej 2.5 miliardë lekësh.

Drejtori Llogo është kapur me shkelje të tilla në tendera edhe më parë. Në shtator 2022, kur Ujësjellësi varej nga bashkia, një nga rekomandimet e KLSH-së për kryetarin Flamur Golemi, ishte shkarkimi i Gentian Llogos.

Sipas KLSH, rekomandimi kishte të bënte me marrjen e masave për kualifikimin e operatorëve të cilët përmbushin plotësisht dhe saktësisht kriteret e vendosura ne tendera me qëllim përdorimin e fondeve me efektivitet dhe eficiencë. Po kështu, në raport thuhet se janë qindra milionë lekë dëm ekonomik dhe përdorim pa efektivitet për paga, shpërblime, mosrespektim i kuadrit ligjor dhe rregullator në dy procedura prokurimi.

E megjithatë, Gentian Llogo vazhdon të drejtojë Ujëjsellësin e Gjirokastrës dhe, me sa duket, do të jetë SPAK që do t’ia heqë nga dora stilografin që firmos tenderat korruptivë.

gijotina.com/

Etiketa: Gentian LlogoGjiroskaterramazan kaliatenderi

Lajme të lidhura

Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit
Breaking Views

Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit

21:59 - 11/05/26
Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë
Breaking Views

Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë

21:04 - 11/05/26
Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën
Sport

Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën

20:47 - 11/05/26
Para
Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën

Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit
Breaking Views

Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit

21:59 - 11/05/26

Vlora ka mbetur sërish pa ujë të pijshëm. Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar qytetarët se, për shkak të një...

Lexo më shumë
Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë

Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë

21:04 - 11/05/26
Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën

Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën

20:47 - 11/05/26
Zani i “7 Liqeneve” merr 1,3 MLD lekë në KPP/ Historia e pazarit të Gentian Llogos, beniaminit të Ballukut! Korrupsioni i bllokoi ujin Kolonjës dhe Picarit

Zani i “7 Liqeneve” merr 1,3 MLD lekë në KPP/ Historia e pazarit të Gentian Llogos, beniaminit të Ballukut! Korrupsioni i bllokoi ujin Kolonjës dhe Picarit

20:25 - 11/05/26
Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon!

Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon!

19:05 - 11/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com