Alis Kallaçi i cikli përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion do të ngjitet në skenë nesër mbrënma me këngën “Nan”.
Performanca e tij pritet të sjellë emocione të forta, interpretim vokal të veçantë dhe një atmosferë mjaft prekëse artistike.
Mbrëmjen e djeshme u mbajt gjysmëfinalja e parë. Pas votimit të jurisë dhe publikut, 10 vendet që siguruan kualifikimin për në natën finale janë: Greqia, Finlanda, Belgjika, Suedia, Moldavia, Serbia, Kroacia, Polonia , Lituania dhe Izraeli.
Ky i fundit arriti kualifikim mespolemikave të vazhdueshme rreth pjesëmarrjes së tij në kompeticion.
Ndërkohë në finale kanë kaluar automatikisht Austria si vend organizator, si edhe Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Si votohet
“Nëse janë pjesë e vendeve që janë pjesëmarrëse të Eurovizionit, mjafton numri 13 që është kënga përfaqësuese e Alis dhe gjithashtu kodet e vendeve të tyre. Ndërsa nëse janë nga vende të tjera që nuk janë pjesë e Eurovizionit, ata mund të votojnë më datë 14 për këngën e Alis gjatë gjithë ditës më datë 14. Nuk do të mund të votojnë në momentin që transmetohet drejtpërdrejt spektakli i Eurovizionit dhe do të mund të votojnë edhe pak minuta pasi kënga e Alis dhe pasi vetë spektakli të ketë përfunduar.
Në Finalen e Madhe, votimi do të hapet pak para se të interpretohet kënga e parë. Do të qëndrojë i hapur gjatë të gjitha performancave dhe për afërsisht 40 minuta pasi të jetë interpretuar kënga e fundit. Mund të votoni me telefon, SMS ose në esc.vote varësisht nga vendi ku ndodheni, dhe mund të votoni deri në 10 herë.
Nëse ndodheni në një vend jo pjesëmarrës, dritarja e votimit do të hapet në mesnatë para çdo gjysmëfinaleje dhe do të qëndrojë e hapur deri në fillimin e shfaqjeve live. Votimi më pas ndërpritet ndërsa artistët performojnë dhe do të rihapet pas këngës së fundit. Më pas do të keni pak më pak se 20 minuta për të hedhur 10 votat tuaja.










Discussion about this post