Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Korçë. Policia bën me dije se një 19 vjeçar i identifikuar me iniciale E.T., është paraqitur i plagosur me mjet prerës pranë spitalit ku ka marrë dhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë shkak për këtë dyshohet se është bërë një konflikt i çastin. Uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit.
Sherri ka ndodhur në lagjen nr. 16, Korçë, me personin e identifikuar me iniciale A. E., i cili është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të riut.
Discussion about this post