GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha, Video
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bregdeti pastrohet me aksion, ndërsa Kryeministri në anën tjetër ndan tenderin 2.1 miliardë lekë për mikun e tij. Është një fasadë bajate e përvitshme që përdoret për të mbuluar shpërdorimin e buxhetit të shtetit. Kështu, ka nisur edhe këtë vit “përgatitja” për sezonin e ri turistik. Ekipet e punës janë në terren për pastrimin.

Kryeministri Rama ka ndarë këto ditë disa video nga pastrimi i bregdetit: nga Vlora, Katundi i Ri në Durrës, Semani i Fierit, Njëkohësisht po vijon edhe plugimi i rërës.

Qindra persona kanë marrë pjesë në një aksion të gjerë pastrimi për zonën e bregdetit Nartë–Zvërnec, të organizuar nga prefektura e qarkut të Vlorës.

Aksioni vijon prej 10 ditësh edhe përgjatë vijës bregdetare të Darëzezës dhe Pishporos. Janë punonjës të bashkive, të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit, të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, të Prefekturave, Ndërmarrjet e pastrimit të bashkive. Kanë ardhur në ndihmë edhe forcat e ushtrisë!

Aksionet janë forma veprimi të organizatave jo qeveritare, që kryeministri i kopjon dhe me to bën propagandë. Nuk do të kishte nevojë as për aksion, as për shpallje emergjencash mjedisore, nëse nuk do të bëhej korrupsion me paratë e taksapaguesve nëpër tenderat e pastrimit.

Ndërkaq, korrupsionit vendor i mbivendoset kryeministri që e ka fshesën më të madhe. Pasi krijoi Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe u mori bashkive cdo kompetencë, nxjerr cdo vit lekë nga buxheti i shtetit për pastrimin e bregdetit. Tashmë ka dalë hapur dhe e ndan këtë buxhet me njeriun e tij të besuar, ministrin Blendi Gonxhe.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara që varet prej Gonxhes, organizon prej dy vjetësh tenderin e pastrimit të Bregdetit. Janë miliarda lekë që kanë destinacion pastrimin, por që mbushin llogaritë e oligarkëve pranë kryeministrit.

Por pazarit të këtij viti i ka dalë era! Ndërkohë që Rama postonte videot e “aksionit”, më 27 prill 2026, dy denoncime janë bërë në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) për këtë tender.

Bëhet fjalë për kontratën “Shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare për bashkitë Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Pogradec”, e ndarë në lote:

Loti 1: Shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare për Bashkitë Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Pogradec;

Loti 2: Shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare për Bashkitë Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

Fondi limit i caktuar për këtë punë është 207, 6 milionë lekë të reja, pa TVSH, i ndarë në 108, 2 milionë lekë për Loti 1 dhe 99,4 milionë lekë për Loti 2.

Tenderi ishte caktuar të mbahej më 18 maj 2026, por tashmë është pezulluar. Më 27 prill, është depozituar ankesa e një kompanie pjesëmarrëse, që ngre shqetësimin se kriteret e tenderit janë qepur për një fitues të paracaktuar

Kompania kërkon modifikimin e dokumenteve të tenderit dhe shtron 10 argumente përse disa kritere janë në shkelje të ligjit mbi prokurimin.

Në të njëjtën datë është është depozituar edhe një ankesë e dytë në KPP. Sipas ankuesit thuhet se disa kërkesa janë të paplotësueshme sepse nuk lidhen me objektin e tenderit.

“Sikurse rezulton, në Formularin e Specifikimeve Teknike, por dhe në Formularin e Shërbimeve dhe Grafikut të Ekzekutimit, nuk është parashikuar asnjë zë shërbimesh që ka të bëjë me vendosje të jo më pak se 20 tualete portative të përshtatshme për instalimin dhe stacionimin në zona bregdetare. Nga ana tjetër, edhe sikur të ishte parashikuar një gjë e tillë, enti prokurues duhej të sigurohej dhe për marrjen e lejeve me qëllim vendosjen e tyre, në vendin dhe në kohën e caktuar. Ky është një detyrim i investitorit”,-këmbëngul denoncuesi.

Nga të dy ankesat, si konkluzion kërkohet të ndryshohen dokumentet e tenderit dhe kriteret të jenë në përputhje me ligjin.

Dyshimet janë se fituesi mund të jetë sërish kompania “Fusha” shpk e oligarkut Shkëlqim Fusha, me lidhje shumë të ngushta me Kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Që prej vitit 2022 deri në 2025, tenderat për pastrimin e bregdetit janë zhvatur nga Fusha shpk. Fillimisht, kontratat janë dhënë nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, ndërsa më pas nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Ndërsa vlera e këtyre kontratave ka ardhur në rritje nga viti në vit. Nga ana tjetër, përsëritja e kontratës për Shkëlqim Fushën bën kontrast me mungesën e pastërtisë në plazhe, fakt i evidentuar nga vetë institucionet.

gijotina.com/

Etiketa: Blendi Gonxhepastrimi i plazheveShkelqim Fushatender

Lajme të lidhura

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale
Breaking Views

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë
Aktualitet

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia
Sport

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Para
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale
Breaking Views

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26

Dinamo është sërish kampione e Kupës së Shqipërisë, kjo pas fitores 3-2 me Egnatian në “Arenën Kombëtare”. Sfida e luajtur...

Lexo më shumë
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26
Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

19:46 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com