GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të premte konferencën me gazetarët, ku publikoi edhe investigimin e ekspertit të njohur të inteligjencës artificiale, Patrick Quirk, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj për mashtrim publik lidhur me projektin ‘Diella’.

Sipas Berishës, analiza e ekspertit arrin në përfundimin se “Diella” nuk përmban asnjë element të inteligjencës artificiale dhe se bëhet fjalë vetëm për një “avatar bosh”, të përdorur për propagandë dhe për të fshehur, sipas tij, abuzime financiare.

Berisha: Çdo gënjeshtër i ka këmbët e shkurtra. Çdo gënjeshtër është një turp, është në vetvete një amoralitet.
Por gënjeshtrat në rang ndërkombëtar janë turp botëror.

Dhe këtu unë do denoncoj para shqiptarëve një turp botëror të Edi Ramës dhe Haram Begajt, të cilët do hyjnë në librin e Ginesit si mashtruesit më të pacipë të opinionit publik.

Kur nga vjeshta e kaluar, Edi Rama paraqiti para shqiptarëve dhe botës një avatar, Diellën si institucioni i inteligjencës artificiale, e emëroi ministër dhe e dekretoi ministër Haram Turpi, ne e ngritëm zërin, ne thamë se ky është një bllof dhe vetëm një bllof. Se Diella është vetëm një mashtrim për të vjedhur disa milionë euro dhe asgjë tjetër. Edi Rama e paraqiti ministrin Diella si të gjithëfuqishmin në luftën kundër korrupsionit.

Për fat të keq, mediat ndërkombëtare fillimisht u mashtruan nga ky bllof i turpshëm, nga ky akt i paprecedent në historinë e botës. Ndërkohë që Diella nuk kishte asnjë lidhje me urtësinë artificiale, nuk kishte asnjë element të saj, ishte thjesht një avatar bosh, një bllof i Edi Ramës për të maskuar vjedhjet e tij të tmerrshme që do dëshmoheshin dhe që dëshmohen çdo ditë.

Për sa më sipër, falë një eksperti më të shquar të fushës ndërkombëtar, Patrick Quirk, i cili i ka kushtuar ditë dhe javë të tëra zbërthimit një për një të Diellës, ai nxjerr se ministrja Diella nuk ka absolutisht as edhe një qelizë të vetme të urtësisë artificiale.
Zero!

Se është një avatar pa asnjë atribut për korrupsionin, pa asnjë ndërfaqe, etj, etj.
Një shkrim i gjatë i një profesionisti të përgjegjshëm, ndërkombëtarisht të njohur në këtë fushë, nxjerr në pah të gjithë shëmtinë e mashtrimit Rama-Begaj, të cilët përdhosën Kushtetutën, përdhosën moralin e shtetit shqiptar, mashtruan shqiptarët dhe botën duke emëruar një ministre, një bot pa asnjë funksion për korrupsionin, pa asnjë atribut, pa asnjë aftësi.

Ky është një krim i shëmtuar kushtetues.
Kjo është një damkosje tjetër e imazhit të Shqipërisë në Evropë dhe botë.

Sikur të kishte minimumin një nanogram moral, Edi Rama pas zbulimit të këtij skandali, duhej të jepte dorëheqjen. Duhej të pasonte pas tij pengu i Edi Ramës, Haram Begaj. Por të lidhur në krim njëri me tjetrin, asnjëri nuk pranon të japë dorëheqjen. Do jenë qytetarët shqiptarë që do u tregojnë vendin këtyre mafiozëve që tallen, që e shndërrojnë Shqipërinë në një tallje botërore. Medieve do u nisim artikullin e plotë studimor se si ky ekspert i fushës, duke analizuar me seriozitetin më të madh të gjithë pretendimet, mashtrimet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, nxjerr se Diella është një bot bosh pa asnjë ndërfaqe, pa asnjë komunikim me asgjë. Thjesht një figurë e veshur me rroga kombëtare të një artisteje të njohur, që edhe ajo i ka hedhur në gjyq për të drejtat e saj. Diella është vepër e grupit më të rrezikshëm të strukturuar kriminal, Edi Ramës dhe Lindave të AKSHI-t, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit.

Turpe të tilla kombëtare nuk kryen kurrkush, asnjë kryeministër. Edhe njëherë, Diella është bot bosh bllof pa asnjë funksion.
E falënderoj shumë studiuesin, ekspertin e mirënjohur, i cili përzgjodhi të bëjë një punë shumë voluminoze, të çmuar për të hedhur dritë mbi një mashtrim ndër më të mëdhenjtë e kohës. Mbi një mashtrim të medieve ndërkombëtare nga Edi Rama.
Mbi një mashtrim të institucioneve ndërkombëtare. E vërteta është se deklarata pozitive u bënë edhe nga institucione serioze sepse nuk mund t’u shkonte mendja se si një kryeministër i një vendi mund të arrinte të mashtronte në proporcione të tilla. Ndaj dhe ky studim do të publikohet, do të shpërndahet në të gjitha mediat dhe u bëj thirrje medieve t’i japin kohën e merituar që shqiptarët të kuptojnë… ka ku është studimi, ja ku është zbërthimi, por do ua nisim ju… Ministrja e verbër.

Se si boti anitkorrupsion i Shqipërisë nuk mund të shohë as parlamentin e tij. Nuk e hap dot API se nuk ka ndërfaqe, se është krejtësisht formal, se është krejtësisht bosh, se nuk komunikon me asgjë. Gjithçka e bazuar në trillimin dhe mashtrimin.

Etiketa: berishadiella

Lajme të lidhura

Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS
Aktualitet

Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS

13:50 - 15/05/26
Evi Kokalari: Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në
Aktualitet

Evi Kokalari: Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në

13:47 - 15/05/26
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit
Aktualitet

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit

13:33 - 15/05/26
Para
‘Tërmet’ te Milani/ Cardinale përgatit revolucionin, drejt largimit edhe Igli Tare

'Tërmet' te Milani/ Cardinale përgatit revolucionin, drejt largimit edhe Igli Tare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’
Botë

Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’

14:20 - 15/05/26

Vitin e kaluar, në Kanë u vendosën rregulla të reja për tapetin e kuq. Vetëm një ditë para se të...

Lexo më shumë
Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS

Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS

13:50 - 15/05/26
Evi Kokalari: Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në

Evi Kokalari: Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në

13:47 - 15/05/26
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit

13:33 - 15/05/26
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Ja rrugët që do të bllokohen në disa qytete të vendit

Turi Çiklistik 2026, ja akset rrugore që do të bllokohen në Tiranë për 5 ditë

13:25 - 15/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com