GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjitha bizneset e mëdha me të ardhura mbi 14 milionë lekë kanë afat deri më 6 qershor që të aplikojnë për të lidhur marrëveshjen e “Paqes Fiskale” me administratën tatimore.

Duke përjashtuar vitin 2026, në vitet e ardhshme aplikimi për të lidhur marrëveshjen do të bëhet brenda afatit për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave që është 31 Marsi. Aplikimi bëhet online sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në sistemin e-filing ku ngarkohen edhe dokumentet e nevojshme.

Tatimpaguesit duhet të dorëzojnë formularin e aplikimit, vërtetim nga Prokuroria që nuk ka procedime penale, një dëshmi penaliteti, vërtetim që nuk është në proces ankimi administrativ, vetëdeklarim që nuk realizon projekte koncesionare dhe vetëdeklarim që nuk është në dijeni për procedime penale në fushën tatimore.

Përmes marrëveshjes bizneset negociojnë fitimin me administratën tatimore kundrejt një tatimi më të ulët. Mbi fitimin e deklaruar të një biznesi vjet, do të shtohet një marzh 18% për këtë vit, dhe çdo fitim që kalon pragun prej 18% do të tatohet me 5%. Praktikisht një biznesi me fitim 2.8 milionë lekë në 2025-ës, i shtohet një marzh prej 18% ose 504 milionë lekë këtë vit, duke e çuar fitimin në 3.4 milionë lekë, që tatohet me 15%. Ndërsa çdo lekë mbi këtë vlerë do tatohet me vetëm 5%.

Po ashtu, kush hyn në këtë marrëveshje me tatimet, ka të drejtë të kërkojë edhe të korrigjojë pasqyrat financiare të 3 viteve të mëparshme, duke rritur deklarimet, të cilat i nënshtrohen një tatimi me 5%, nga norma prej 15% që është tatimi aktual.

Tatimet sqarojnë se për të korrigjuar deklaratat duhet që brenda 30 qershorit të këtij viti bizneset të paguajnë diferencën e tatimit pas ndryshmit si dhe të depozitojnë elektronikisht pasqyrat e reja

Nga bizneset e mëdha, nuk do përfitojnë ato që kanë tashmë norma të reduktuara tatimore, që kanë detyrime të papaguara, janë të dënuar me vendim të formës së prerë dhe janë subjekt hetimi nga administrata tatimore.

Marrëveshja zgjat vetëm 1 vit, me mundësi rinovimi deri në 2 vite të tjera. Por ajo mund të ndërpritet nëse tatimpaguesi nuk realizon rritjen me mbi 18% të fitimit të tatueshëm, pezullon aktivitetin, është në proces riorganizimi, nuk përmbush detyrimet ose kryen shkelje të përsëritura të detyrimeve tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron gjithashtu që i gjithë ky proces do të monitorohet për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo përdorimi të kësaj nisme për pastrim parash duke shkëmbyer në kohë reale të informacionit me Agjencinë e Inteligjencës Financiare.

“Gjatë vlefshmërisë së marrëveshjes së paqes fiskale, për tatimin mbi të ardhurat e korporatave dhe tatimin mbi të ardhurat personale nga biznesi nuk kryhen kontrolle tatimore të plota në vend, përveç rasteve kur për tatimpaguesin është regjistruar një çështje hetimore në proces për konsumin e veprës penale të krijimit të skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar apo fshehje e të ardhurave, sipas parashikimeve në Kodin Penal”, sqaron ndër të tjera administrata tatimore.

gijotina.com/

Etiketa: paqja fiskale

Lajme të lidhura

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin
Sport

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit
Aktualitet

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë
Breaking Views

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26
Para
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin
Sport

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26

Egnatia shpartalloi Elbasanin me rezultatin 0 me 4 në duelin e dytë të “Final 4”, duke e bërë garën për...

Lexo më shumë
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26
Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos

Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos

19:02 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com