GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme, në orën 16:30, studentët shqiptarë do të protestojnë para Urës së Gurit në Shkup për kryerjen e provimit të drejtësisë në gjuhës amëtare.

 “Bashkohuni me studentët, të gjithë njëzëri”, është slogani i protestës që si mesazh ka mbrojtjen e së drejtës së gjuhës për provimet profesionale.

Gjatë javës pasur dhjetëra reagime në mbështetje të studentëve nga figurat publike si Ramush Haradinaj, Shkurte Fejza, ambasadori i Shqipërisë në Shkup e madje edhe PDK.

Thirrjeve për protestë iu është bashkaur edhe ish kryeministri Pandeli Majko dhe Jorida Tabaku.

Kjo është protesta e dytë që organizojnë studentët shqiptarë dhe vjen si pasojë e refuzimit të kërkesës së tyre nga ana e ministrit të Drejtësisë.

Më 6 prill 2026 në Shkup, mijëra studentë dhe qytetarë shqiptarë dolën në zemër të Shkupit dhe kërkuan respektimin e të drejtësisë tyre, çka nxiti kryeministrin Hristijan Mickoski të deklaronte nxitimthi se qeveria e tij po punonte për një zgjidhje dhe shumë shpejt do të kishte një propozim konkret.

Çfarë thotë ligji për provimin e jurisprudencës?

Në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës nuk ekziston dispozitë ligjore në të cilin thuhet se ky provim mund të mbahet vetëm në gjuhë maqedonase. Neni 2 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve thotë se “institucionet e qeverisjes shtetërore duhet të mundësojnë përdorim të gjuhëve tjera zyrtare të cilat fliten nga më së paku 20% e qytetarëve”, që është gjuha shqipe.

Projekt propozimi që do të mundësonte dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ka qenë gati në vitin 2024 nga Ministria e Drejtësisë, por me ndryshimin e përbërjes parlamentare dhe qeverisë së re, u hoq nga agjenda e kuvendit dhe s’u zu më në gojë nga qeveria aktuale.

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve ka hyrë në fuqi në vitin 2019, dhe prej asaj kohe, në Maqedoninë e Veriut janë ndërruar katër ministra të drejtësisë si Bojan Mariçiq, Nikolla Tupançevski, Krenar Lloga. Aktualisht ministër është Igor Filkov.

Neni 2 dhe neni 5 i këtij ligji thotë se “institucionet janë të detyruara të mundësojnë përdorim të gjuhës shqipe në të gjitha procedurat para gjykatave dhe organeve tjera shtetërore”. Kjo do të thotë se në qoftë se ligji për provimin e jurisprudencës nuk e kufizon dhënien e këtij provimi vetëm në gjuhën maqedonase, duhet të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

 

Etiketa: gjuhaMaqedoniproteste

Lajme të lidhura

Kurti flet nga SHBA për vendimin e Hagës: Lufta e UÇK nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë!
Kosovë & Rajon

Kurti flet nga SHBA për vendimin e Hagës: Lufta e UÇK nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë!

14:25 - 21/09/26
Veteranët e UÇK-së thërrasin protestë popullore nesër në Prishtinë: Asnjë gjykatë s’e zhbën luftën çlirimtare
Kosovë & Rajon

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, PDK çon në Kuvend kërkesën për ndryshimin e ligjit mbi Gjykatën Speciale në Hagë

12:11 - 21/09/26
Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së: Nuk do të heshtim për dëshmorët tanë
Aktualitet

Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së: Nuk do të heshtim për dëshmorët tanë

18:50 - 20/09/26
Para
Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit

Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raiffeisen Bank “në vorbullën” ruse, kërkohet hetim për 1.19 miliardë dollarë transaksione të dyshimta
Aktualitet

Raiffeisen Bank “në vorbullën” ruse, kërkohet hetim për 1.19 miliardë dollarë transaksione të dyshimta

15:51 - 21/09/26

Organizatat ndërkombëtare të shoqërisë civile B4Ukraine dhe BankTrack u kanë bërë thirrje rregullatorëve evropianë dhe amerikanë që të hetojnë menjëherë...

Lexo më shumë
Nën hetim për dosjen “Balluku”/ Igli Tare del nga SPAK pas 5 orësh, kyç gojën para gazetarëve

Nën hetim për dosjen “Balluku”/ Igli Tare del nga SPAK pas 5 orësh, kyç gojën para gazetarëve

15:41 - 21/09/26
Falsifikoi certifikatës e COVID-it! Zvicra e përjashton Granit Xhakën nga ekipi për ndeshjet e Nations League

Falsifikoi certifikatës e COVID-it! Zvicra e përjashton Granit Xhakën nga ekipi për ndeshjet e Nations League

15:29 - 21/09/26
AfD synon fitore historike! Lindja gjermane voton mes pakënaqësisë ekonomike, emigracionit dhe Rusisë

CDU pëson humbje historike! AfD triumfon në Mecklenburg, ndërsa e Majta fiton Berlinin

15:06 - 21/09/26
Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar

Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar

14:49 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com