GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Zëri i medias duhet të dëgjohet”, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë: Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Zëri i medias duhet të dëgjohet”, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë: Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, ka vlerësuar rëndësinë e gazetarisë si një institucion kyç për llogaridhënien dhe forcimin e demokracisë, duke theksuar se sfidat me të cilat përballen mediat sot janë të përbashkëta në të gjithë Europën dhe më gjerë.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë kushtuar medias dhe sigurisë së gazetarëve, Tarran tha se rënia e besimit tek institucionet dhe korrupsioni mbeten ndër problemet kryesore që ndikojnë negativisht në shoqëri dhe në funksionimin demokratik.

Ai theksoi se përpjekjet për mbrojtjen e lirisë së medias duhet të jenë të koordinuara dhe të bazuara mbi vlerat demokratike.

“Më vjen mirë që shoh një grup pjesëmarrës këtu, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe vendimmarrës. Tema e kësaj konference është në kohën e duhur, gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari. Hapësirat për publikun në Europë dhe kudo po marrim forma të reja.

Ne shohim se sa të përbashkëta janë këto sfida. Rënia e besimit te institucionet, korrupsioni, janë pasoja që rëndojnë ndaj nesh. Përpjekjet tona duhet të koordinohen mbi baza demokratike. Duhet të mbështesim lirinë e medias, duke përmirësuar kuadrin ligjor, duke nxitur dialogun. Siguria sot nuk është çështje territoresh, por çështje hapësirash.

Më lejoni që t’ju tërheq vëmendje te Shqipëria. Janë marrë masa për përmirësimin e punës për gazetarët. Pronësia e medias, transparenca, detyrimet, janë përmirësuar. Komuniteti i medias në Shqipëri është aktiv.

Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe ata të angazhohen. Nevojitet për të forcuar transparencën dhe mbrojtjen ligjore. Gazetarët duhet të punojnë në kushtet më të larta dhe brenda etikës. Prezence e OSBE do të vazhdojë të punojë më shumë për forcimin e rolit të gazetarëve”, tha diplomati Tarran.

Ndërsa përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias, Jan Braathu theksoi se  liria e medias është e domosdoshme për demokracinë.

“Vetë gazetarët po përballen me rritje të kërcënimeve. Liria e medias është themeli i demokracisë. Gazetaria si e mirë publike është thelbësore. Është me rëndësi që të diskutohet lidhur me këtë çështje. Pas sigurinë nuk ka gazetarë të lirë, nuk ka media të lirë. Kërcënimet ndaj gazetarëve nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar”, u shpreh ai.

Etiketa: Kryesore1llogariMEDIA

Lajme të lidhura

Aksident me vdekje në “Don Bosko”, makina përplas 64-vjeçarin me motor
Aktualitet

Aksident me vdekje në “Don Bosko”, makina përplas 64-vjeçarin me motor

17:04 - 22/09/26
Rama shkarkoi kreun e SHISH, Gazment Bardhi: Zgjidhja është dorëheqja dhe ndjekja penale e kryeministrit
Aktualitet

Rama shkarkoi kreun e SHISH, Gazment Bardhi: Zgjidhja është dorëheqja dhe ndjekja penale e kryeministrit

16:44 - 22/09/26
Prokuroria sekuestron ‘Central Park Premium Hotel’ në Sarandë dhe një objekt në Ksamil
Aktualitet

Prokuroria sekuestron ‘Central Park Premium Hotel’ në Sarandë dhe një objekt në Ksamil

16:25 - 22/09/26
Para
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka parë Shqipëria

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka parë Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dëmtimi i Balliut në ndeshjen e fundit me Rayo Vallecanon, stafi mjekësor i Kombëtares po monitoron gjendjen e lojtarit
Sport

Dëmtimi i Balliut në ndeshjen e fundit me Rayo Vallecanon, stafi mjekësor i Kombëtares po monitoron gjendjen e lojtarit

17:23 - 22/09/26

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lojtari i Kombëtares, Ivan Balliu, ka pësuar një dëmtim në kyçin...

Lexo më shumë
Aksident me vdekje në “Don Bosko”, makina përplas 64-vjeçarin me motor

Aksident me vdekje në “Don Bosko”, makina përplas 64-vjeçarin me motor

17:04 - 22/09/26
Rama shkarkoi kreun e SHISH, Gazment Bardhi: Zgjidhja është dorëheqja dhe ndjekja penale e kryeministrit

Rama shkarkoi kreun e SHISH, Gazment Bardhi: Zgjidhja është dorëheqja dhe ndjekja penale e kryeministrit

16:44 - 22/09/26
Prokuroria sekuestron ‘Central Park Premium Hotel’ në Sarandë dhe një objekt në Ksamil

Prokuroria sekuestron ‘Central Park Premium Hotel’ në Sarandë dhe një objekt në Ksamil

16:25 - 22/09/26
“Zbatim më i fortë i ligjit”- Mesazhi i ambasadës amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

“Zbatim më i fortë i ligjit”- Mesazhi i ambasadës amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

16:24 - 22/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com