Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes në Shkozë, ku gjatë natës (18 maj) mbeti i plagosur efektivi i policisë, Anxhelo Kumaraku 30 vjeç, i cili ishte jashtë shërbimit.
Blutë e kryeqytetit sqarojnë se për ngjarjen janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezër, Aldo dhe Ali Lika të cilët tentuan të vrisnin me armë zjarri personin që shoqëronte policin, shtetasin 31-vjeçar të identifikuar si Klejdi Spaja.
Ky i fundit u arrestua nga policia, pasi në momentin kur ndodhi ngjarja kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë, ndërsa ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor.
Ngjarja
Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës, ku polici 30-vjeçar ishte nën shoqërinë e fqinjit të tij, Klejdi Spaja 31 vjeç, i cili ishte në masën arrest shtëpie për armëmbajtje pa leje, por që në atë e moment e kishte thyer.
Punonjësi i policisë Anxhelo Kumaraku ka qenë jashtë shërbimit duke qëndruar në lagjen e tij në Shkozë përpara shtëpisë së tij në shoqërinë e Kledi Spahi, që gjithashtu jeton në të njëjtën godinë ku konsumonte kafe dhe kishin njohje të hershme me njëri-tjetrin.
Dy persona të tjerë janë afruar vëllezërit Ali dhe Aldo Lika, dhe dyshohet se kanë patur edhe persona të tjerë bashkëpunëtorë.
Ata kanë nisur konfliktin me Kledi Spahin, personin të cilin efektivi shoqërohej. Dyshohet se konflikti që pretendohet të vijë për shkak të një borxhi, ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit ku për pasojë është plagosur me dy plumba në pjesën e këmbëve efektivi i policisë.
Ngjarja është regjistruar për veprën penale vrasje e mbetur në tentative. Gjatë deklarimeve në polici, punonjësi i plagosur ka pohuar se nuk kishte dijeni se fqinji i tij kishte thyer masën e sigurisë dhe ndodheshin në një rrugicë pranë shtëpisë, pasi me të njihej që në fëmijëri.










Discussion about this post