GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Meta letër kreut të SPAK dhe ndërkombëtarëve: Parandaloni shkatërrimin e një procesit të lirë dhe transparent

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka dërguar një letër drejtuesit të SPAK-ut, Klodjan Braho, ku ngre shqetësime lidhur me hetimet ndaj tij dhe bashkëpunimin juridik me autoritetet amerikane.

Në letrën e gjatë, Meta i kërkon drejtuesit të SPAK të mos kërkohet zgjatja e afateve për mosbërjen publike të informacionit që lidhet me kontratën e vitit 2016 mes LSI dhe kompanisë GSIS, duke argumentuar se një veprim i tillë, sipas tij, do të dëmtonte mbrojtjen e tij ligjore në procesin gjyqësor.

Ai pretendon se procedurat e ndjekura nga autoritetet shqiptare dhe bashkëpunimi me institucionet amerikane mund të jenë ndikuar politikisht dhe të kenë cenuar standardet e një procesi të rregullt ligjor. Meta ngre gjithashtu shqetësime për mënyrën se si, sipas tij, janë administruar provat dhe informacionet nga hetimi, duke përmendur komunikime dhe letërkëmbime mes institucioneve shqiptare dhe atyre amerikane.

Letra e plotë:

Drejtuar: Drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  (SPAK)

Z. Klodjan Braho

Për dijeni:   Ministrit të Drejtësisë –  Z. Toni Gogu

Ambasadës së ShBA, Tiranë – Znj. Nancy VanHorn

Departamentit të Shtetit, SHBA

Departamentit të Drejtësisë, SHBA

Kongresit Amerikan

Senatit Amerikan

Trupit diplomatik të akredituar në Tiranë

I nderuar Z. Klodjan Braho, Drejtues i SPAK,

Duke ju uruar suksese në detyrën tuaj si Drejtues i SPAK, jam i detyruar të kërkoj vëmendjen tuaj për një çështje shumë të rëndësishme, që nuk ka të bëjë vetëm me standardet e hetimit dhe gjykimit ndaj personit tim, të cilat janë shkelur shumë rëndë dhe qëllimisht, por sidomos për të parandaluar shkatërrimin jo vetëm të procesit të rregullt ligjor në vazhdim, por edhe për të larguar çdo hije dyshimi të ndikimeve jotransparente, të paligjshme dhe të papërshtatshme të asistencës ndërkombëtare në rastin e hetimeve ndaj meje dhe në veçanti në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që duhet të jenë transparente dhe të besueshme.

Më konkretisht, më 23 qershor 2026 përfundon afati i caktuar nga një gjykatë e SHBA në zbatim të kërkesës së nisur nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, që GSIS të mos i jepte asnjë informacion LSI-së apo të tjerëve lidhur me shërbimet dhe pagesat e bëra midis dy palëve sipas kontratës së 3 shkurt 2016 të regjistruar në SHBA dhe Shqipëri, në respekt të plotë të ligjeve antikorrupsion të SHBA dhe vendit tonë.

Jo vetëm kaq, por në këtë përgjigje drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, shkruhet se nëse autoritetet shqiptare kanë nevojë për një zgjatje të periudhës 2-vjeçare të mosbërjes publike të informacionit, mund ta kërkojnë me shpjegime të detajuara.

Kjo përgjigje e datës 15 korrik 2024 (bashkëlidhur letra), drejtuar me e-mail Znj. Alba Thoma, Drejtore e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë nga Drejtori i Departamentit të Drejtësisë i SHBA, Z. Vaughn A. Ary dhe Prokurori Z. Michael E. Eaton, natyrisht që vjen në përgjigje të kërkesave specifike të bëra nga pala shqiptare.

Në radhë të parë, unë kërkoj nga ju si Drejtues i SPAK-ut, të mos bëhet një kërkesë e re për shtyrjen e bërjes publike të gjithë informacionit, që ka të bëjë me kontratën GSIS-LSI, pasi kjo do të bënte të pamundur mbrojtjen time efektive lidhur me akuzat e ngritura për këtë çështje, ndërkohë që çështja ka kaluar në gjykimin në themel.

Po kështu, duke qënë se veprimet juridiksionale me jashtë, SPAK i bën përmes Ministrisë së Drejtësisë, që kontrollohet nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka urdhëruar publikisht arrestimin tim nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste (Shih: https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=q-xv6sZS4s4), duam të shmangim çdo ndikim të mëtejshëm politik nga ana e Qeverisë shqiptare, që jo vetëm do të pengonte zbardhjen e plotë të kësaj çështje, por edhe do të pamundësonte mbrojtjen time efektive për këtë çështje gjatë gjykimit në themel.

Një situatë e tillë do të kompromentonte rëndë edhe marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, pasi është provuar prej vitesh edhe nga gjykatat amerikane korruptimi nga Kryeministri Rama i ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për shërbimet e kryera nga ai kundër drejtuesve të opozitës, por edhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta gjatë viteve 2017 – 2020.

Po kështu, ish-partnerja e Charles McGonigal, Znj. Allison Guerriero, e cila ka luajtur rol në denoncimin e lidhjeve korruptive Rama-McGonigal edhe kohët e fundit e ka bërë publik disa herë presionin që i bëhet nga kolegë të McGonigalit në Departamentin e Drejtësisë, që të heshtë për lidhjet e tij me Kryeministrin Rama.

Duke ju garantuar se Marrëveshja e 3 shkurtit 2016, midis LSI dhe GSIS, e cila jo vetëm është regjistruar sipas ligjeve antikorrupsion të SHBA dhe Shqipërisë, por është edhe publike, nuk cënon asgjë që ka të bëjë as me sigurinë tonë kombëtare dhe as të SHBA, por është shumë e zakonshme, theksoj rëndësinë e mosbërjes së një kërkese tjetër nga SPAK drejtuar autoriteteve amerikane pasi kjo do të shënonte një skandal të rëndë në marrëdhëniet juridiksionale midis Shqipërisë dhe SHBA, pasi nuk do t’i shërbente luftës kundër korrupsionit, por do të krijonte bashkëfajësi në fshehjen e korrupsionit (nëse ka ndodhur).

Në vlerësimin tim edhe kërkesa e parë ka qenë absurde pasi të akuzosh një lider politik si Presidenti i Partisë së Lirisë (LSI), për të cilin nuk ekziston asnjë firmë, autorizim pagesash apo nënkontraktimi, si në rastin me GSIS dhe t’i pamundësosh atij që të paktën për 2 vjet deri në 23 qershor 2026 ta ketë të pamundur të bëjë mbrojtje efektive pasi artificialisht i pamundësohet të garantojë provat që e shfajësojnë nga akuzat, apo që të mos ketë mundësi kontrolli të ligjshmërisë së provave të pretenduara nga akuza përfshirë edhe origjinalitetin e tyre do të thotë të shkatërrosh me vetëdije procesin e rregullt ligjor për qëllime politike.

Për mua ka qenë dhe mbetet e qartë se qëllimi i vetëm i një kërkese të tillë absurde ka synuar që artificialisht të më hiqet e drejta e mbrojtjes efektive për këto akuza kryesisht të pabaza, sidomos para zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Dua t’ju siguroj se ky arbitraritet i pashembullt procedurial dhe institucional është orkestruar qëllimisht pasi ata e dinë shumë mirë se në kontratën e nënshkruar në 3 shkurt 2016 midis LSI dhe GSIS është tërësisht e verifikueshme përgjegjësia dhe individualizimi i çdo personi në LSI, të cilit i janë dërguar faturat e shërbimeve nga GSIS dhe po kështu individualizimi i çdo personi në LSI, që ka autorizuar çdo pagesë për GSIS.

Dy mbeten mundësitë kryesore të këtij bllokimi artificial të transparencës dhe aksesit në provat origjinale.

Mundësia e parë, është që persona të caktuar në LSI të kenë bërë veprime të parregullta pa dijeninë e Ilir Metës dhe përmes bllokadës të transparencës janë marrë në mbrojtje nga prokurorët e çështjes për interesa politike të partisë në pushtet për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Mundësia e dytë, është që Marrëveshja e 3 shkurtit 2016 të jetë modifikuar (ndryshuar) me pëlqimin e të dy palëve, por absolutisht në padijeni të Ilir Metës dhe prandaj synohet të mbahet e fshehtë ajo dhe nënshkruesit potencialë të saj.

Natyrisht, që mund të kemi edhe rastin e tretë, që prokurorët e çështjes të bëjnë bllofin e radhës me kolegët e McGonigalit, që ende mund të kenë mbetur në zyrat e Departamentit të Drejtësisë.

Këtu kam parasysh akuzën ndaj meje për lobimin me “McKeon Group”, kur tjetër përgjigje erdhi nga autoritetet amerikane në shtator 2024 para arrestimit tim dhe tjetër përgjigje erdhi për të njëjtën çështje pas zgjedhjeve në SHBA në 4 nëntor 2024 dhe pikërisht më 15 nëntor 2024 (pas arrestimit tim) ku është saktësuar se LSI nuk kishte bërë asnjë pagesë tjetër as për “Dorelita” dhe as për “McKeon Group”, përveç asaj prej 15 mijë dollarësh në mënyrë të ligjshme dhe përmes bankës në janar 2017. (Bashkëlidhur letra e Presidentit të “McKeon Group” drejtuar Departamentit të Drejtësisë më 30 janar 2017)

E përmenda termin bllof sepse kjo përgjigje e re e autoriteteve gjyqësore amerikane jo vetëm nuk na u njoftua kurrë deri pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, por çuditërisht në 7 janar 2025, në prani të avokatit, Z. Genc Gjokutaj, pyetem përsëri në SPAK për çështjen “McKeon Group” dhe “Dorelita”, ndërkohë që përgjigjia shteruese u kishte ardhur nga SHBA dy muaj më parë.

Dhe që të bindeni se nuk kam asnjë ngarkesë emocionale apo paragjykimi për prokurorët e çështjes ju lutem lexoni vetëm letërporosinë që ata i kanë dërguar autoriteteve amerikane më 11 mars 2025, ku i informojnë se i pandehuri Ilir Meta është provuar se ka përdorur tre karta bankare amerikane.

Natyrisht, që ju mund të lexoni edhe përgjigjen e autoriteteve amerikane se kush është “the sole user”, pra përdoruesja e vetme e kartave bankare, si dhe vendet ku është përdorur që nuk kanë asnjë lidhje me mua.

Nuk dua t’ju marr më shumë kohë nga angazhimet tuaja të shumta, por jam i detyruar t’ju shkruaj për këtë çështje për shkak të funksionit tuaj si Drejtues i SPAK dhe përfaqësuesi kryesor i tij në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Kërkesa ime besoj se është edhe në interes të zbardhjes totale të kësaj çështjeje dhe vendosjes para përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjet shqiptare dhe amerikane përfshirë edhe Ilir Metën, por vetëm bazuar në ligjshmërinë e provave çfarë ka qenë e pamundur deri tani për shkak të bllokimit të transparencës nga prokurorët e çështjes.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju uroj suksese!

Me respekt

Ilir Meta

Etiketa: Kryesore1letermetaSpak

Lajme të lidhura

Zëvendësoi Mirlinda Karçanajn në krye të AKSHI-t, Igli Tafa paraqitet në SPAK
Aktualitet

Zëvendësoi Mirlinda Karçanajn në krye të AKSHI-t, Igli Tafa paraqitet në SPAK

13:34 - 18/05/26
Sistem i ri por me probleme të vjetra, bizneset ankohen për mosfunksionimin e e-Albania
Aktualitet

Sistem i ri por me probleme të vjetra, bizneset ankohen për mosfunksionimin e e-Albania

13:23 - 18/05/26
Zgjaten me 3 muaj afatet e hetimeve, GJKKO rrëzon kërkesën e dy ish- drejtorëve të Ballukut
Aktualitet

Zgjaten me 3 muaj afatet e hetimeve, GJKKO rrëzon kërkesën e dy ish- drejtorëve të Ballukut

13:05 - 18/05/26
Para
Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, trajneri brazilian “zbarkon” në Tiranë

Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, trajneri brazilian “zbarkon” në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës, kryeministri i ri hungarez reagon ashpër: I dënojmë fuqishëm
Botë

Fillon konflikti në Hungari, presidenti refuzon të japë dorëheqjen pas fitores së Peter Magyar

14:20 - 18/05/26

Presidenti hungarez Tamás Szulók ka refuzuar të japë dorëheqjen pavarësisht një thirrjeje nga kryeministri i ri Peter Magyar, duke shpjeguar...

Lexo më shumë
1 orë e 30 minuta, përfundon biseda telefonike Trump-Putin/ Zelensky: Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve

Kremlini: Shpresojmë që SHBA-të të vazhdojnë ndërmjetësimin për Ukrainën

14:01 - 18/05/26
Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, trajneri brazilian “zbarkon” në Tiranë

Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, trajneri brazilian “zbarkon” në Tiranë

13:45 - 18/05/26
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

Meta letër kreut të SPAK dhe ndërkombëtarëve: Parandaloni shkatërrimin e një procesit të lirë dhe transparent

13:43 - 18/05/26
Zëvendësoi Mirlinda Karçanajn në krye të AKSHI-t, Igli Tafa paraqitet në SPAK

Zëvendësoi Mirlinda Karçanajn në krye të AKSHI-t, Igli Tafa paraqitet në SPAK

13:34 - 18/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com