Vendimi është marrë! Sylvinho nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares shqiptare. Trajneri brazilian ka vendosur të largohet nga drejtimi i skuadrës.
Pikërisht sot, në orën 10:00, Federata Shqiptare e Futbollit do të prezantojë dhe trajneri i ri që do të pasojë brazilianin në këtë detyrë të rëndësishme.
Largimi i Sylvinhos vjen pas një periudhe me ulje-ngritje në krye të përfaqësueses, ku pavarësisht arritjeve dhe atmosferës pozitive të krijuar në skuadër, drejtuesit e FSHF-së duket se kanë vendosur për një ndryshim në pankinë.
Tashmë vëmendja është përqendruar te emri i trajnerit të ri, i cili do të ketë objektivin për të vazhduar projektin e kombëtares dhe për ta udhëhequr ekipin në sfidat e ardhshme ndërkombëtare.
Kujtojmë se Shqipëria do të luajë dy miqësore në muajin qershor, përballë Izralit më 3 qershor dhe Luksemburgun më 6 qershor.










Discussion about this post