GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Meta: Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 9 min
A A
Meta: Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me procesin penal ndaj tij, duke e cilësuar çështjen me motive politike. Me anë të një postimi të gjatë në Facbook, Meta ka kërkuar transparencë të plotë mbi procedurat hetimore dhe provat e administruara nga organet e drejtësisë.

Meta deklaron se fokusi duhet të jetë te “legjitimiteti dhe transparenca e procesit”, të cilat sipas tij janë në interes publik dhe demokratik.

Ish-presidenti i Republikës pretendon se prej vitesh ndaj tij është zhvilluar një hetim i motivuar politikisht, ndërsa akuzat për korrupsion dhe pastrim parash i konsideron të pabazuara dhe të pambështetura në prova konkrete.

Reagimi:

𝐂̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐚 𝐌𝐞𝐭𝐚: 𝐓𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤

Që farsa kundër Ilir Metës është një operacion i mirëfilltë kriminal mediatiko-ligjor i orkestruar vetëm për qëllime politike me synim gjymtimin e pluralizmit politik dhe interesave kombëtare, kjo është shumë e qartë.

Por 𝐭𝐚𝐧𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐡𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬𝐨𝐡𝐞𝐦𝐢 𝐭𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐭, 𝐬𝐢 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤.

Provokimi terrorist i rrëmbimit të kryer 20 muaj më parë, më 21 tetor 2024, pasi opinioni publik ishte helmuar me një propogandë të shfrenuar për gati 20 vite, synonte të fshihte të vërtetën e madhe se edhe pse veprimet hetimore zyrtarisht kundër Ilir Metës kishin nisur procedurialisht që në vitin 2018, duke marrë persona në pyetje për Ilir Metën që ishte President i Republikës, 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐪𝐞𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐚𝐦𝐮𝐧𝐝𝐮𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐨𝐡𝐞𝐣 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐫𝐚𝐯𝐚𝐣𝐭𝐣𝐞 𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐚𝐩𝐨 𝐩𝐞𝐧𝐚𝐥𝐞, 𝐞 𝐣𝐨 𝐦𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐢𝐥𝐥𝐚 𝐬𝐢 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐚𝐩𝐨 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐯𝐞.

Por debati u përqëndrua te rrëmbimi si për të fshehur dështimin e prokurorëve specialë për të gjetur qoftë edhe një akt të parregullt administrativ të Ilir Metës që nga viti 1992 ashtu edhe pamundësinë për të justifikuar sekuestrimin e një qindarke të paligjshme apo një metër katror pasuri të paluajtshme të pajustifikuar.

Madje rrëmbimi ndodhi pa akuzë formale, por si person nën hetim i dyshuar për disa vepra penale sipas tyre.

U hap edhe alibia se prokurorët ishin “mërzitur” me banditin Ilir Proda për mënyrën e arrestimit, pra rrëmbimit, por në 23 tetor 2024, kur u pyetën nga Gjyqtari Erion Çela se si ishte kryer arrestimi, ata përmes Z. Arben Kraja u përgjigjën: “Sipas ligjit”.

Ndërkohë, një nga akuzat kryesore të pretenduara ishte ajo e lobimit të paligjshëm me “McKeon Group”, që u plasua në ballinën e revistës sorosiste “Mother Jones”, që në vitin  2018 dhe u rifreskua me bujë 4 vite më vonë në ballin e bulevardeskes austriake “Kronen Zeitung”.

Madje për këtë, siç rezulton përpara rrëmbimit tim, kishte ardhur edhe një përgjigje nga Autoritetet Gjyqësore Amerikane në shtator 2024 (para rrëmbimit), që bazuar në portalin FARA vërtetohej se LSI, në fund të prillit 2017, kur unë isha zgjedhur nga Kuvendi në detyrën e Presidentit të Republikës, kisha bërë takime me senatorë dhe kongresmenë përmes “Dorelita”-s, një kompani e një avokati mashtrues greko-amerikan, të cilin unë e kisha denoncuar si të tillë që më 30 janar 2017, siç provohet edhe nga letra zyrtare që Presidenti i “McKeon Group” i dërgon Departamentit të Drejtësisë ku e njofton se marrëveshja që ishte regjistruar në portalin FARA midis tij dhe greko-amerikanit Fidetzis ishte e paligjshme pasi ai nuk kishte patur autorizimin e LSI.

𝐏𝐨𝐫 𝐜̧𝐮𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐩𝐚𝐬 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞 𝐭𝐞̈ 𝟒 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟒, 𝐢 𝐧𝐣𝐞̈𝐣𝐭𝐢 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐠𝐣𝐲𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐜̧𝐨𝐧 𝐛𝐫𝐞𝐧𝐝𝐚 𝟏𝟏 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐬𝐡  (𝐩𝐫𝐚 𝐦𝐞̈ 𝟏𝟓 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒) 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫, 𝐤𝐮 𝐬𝐚𝐤𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐧  𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐧𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐞̈𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 “𝐃𝐨𝐫𝐞𝐥𝐢𝐭𝐚”, 𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐋𝐒𝐈 𝐝𝐡𝐞 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐌𝐞𝐭𝐞̈𝐧.

Ky fakt i ri kurrë nuk na u bë i ditur deri në qershor 2025 pasi Edi Rama kishte rrëmbyer 83 mandate deputetësh edhe me ndihmën e Task-Forcës së SPAK-ut.

Kjo mungesë transparence dhe neutraliteti ishte dhe mbetet lehtësisht e kuptueshme për çdo njeri që ka dy pare mend në kokë.

Pasi rrëzimi i kësaj akuze, jo vetëm vinte në pikëpyetje edhe tërë akuzat e tjera, por mund të përdorej nga ana e jonë si argument për të ndryshuar masën ekstreme të paraburgimit përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Jo vetëm kaq, por çuditërisht edhe gati 2 muaj pasi kishte ardhur përgjigjja shteruese se LSI kishte paguar vetëm 15 mijë dollarë të ligjshme dhe nuk kishte lidhje me marrëveshjen e pavarur që “Dorelita” e Fidetzis kishte me “McKeon Group”, në Prokurorinë e Posaçme, në prani edhe të avokatit tim , Z. Genc Gjokutaj, pyetem përsëri për këtë çështje më 7 Janar 2025, ku përgjigjet e mia ishin të njëjta si përpara rrëmbimit dhe siç u saktësua (por pas zgjedhjeve amerikane) nga autoritetet amerikane më 15 nëntor 2024 që nuk na u njoftua kurrë.

Ndërsa kulmi i “paanshmërisë” dhe “neutralitetit” ishte kur na u njoftua akuza si i pandehur, se ky episod kishte rënë.

“Pra u sqarua, – i themi ne, – puna e lobimeve meqënëse rasti i ‘McKeon Group’ ishte i vetmi ku unë isha i përfshirë drejtpërdrejt”.

“Jo, – na thanë, – ra akuza për ‘McKeon Group’, por vazhdon për lobimin me GSIS ku unë nuk kam asnjë nënshkrim, autorizim për pagesë, etj”.

Por më fantastikja është përgjigjja nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA më 15 Korrik 2024  drejtuar Drejtoreshës së Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë këtu, Znj. Alba Thoma, ku e njofton se 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐢𝐣𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐢𝐝𝐞𝐧𝐜𝐢𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭, 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟑 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐇𝐁𝐀 𝐤𝐚 𝐮𝐫𝐝𝐡𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐪𝐞̈ 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐚𝐧𝐚 𝐣𝐨𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐭𝐮𝐚𝐣, 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐢 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐢𝐝𝐞𝐧𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐞 𝐩𝐚𝐝𝐢𝐬𝐩𝐨𝐧𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝟐 𝐯𝐣𝐞𝐭.

𝐆𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐮𝐫𝐝𝐡𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐆𝐒𝐈𝐒 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐲 𝐯𝐣𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐨𝐬 𝐢 𝐣𝐞𝐩𝐭𝐞 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐋𝐒𝐈–𝐬𝐞̈.

Pra me kërkesën e autoriteteve shqiptare, LSI-së duhej t’i ndalohej e drejta për t’i kërkuar informacion kompanisë GSIS për t’i kërkuar informacionin për të cilin e ka paguar në bazë të një kontrate të ligjshme të regjistruar në SHBA dhe Shqipëri.

Mbetet për t’u sqaruar deri në fund kjo kërkesë skandaloze, nëse është bërë vërtet nga Prokurorët e SPAK-ut apo e ka bërë Ulusiu me kokën e vet.

Por 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐤𝐮𝐳𝐨𝐬𝐡 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢 𝐬𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐌𝐞𝐭𝐚, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐢𝐧 𝐧𝐮𝐤 𝐞𝐤𝐳𝐢𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐢𝐫𝐦𝐞̈, 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐳𝐢𝐦 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐚𝐬𝐡 𝐬𝐢 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐆𝐒𝐈𝐒 𝐝𝐡𝐞 𝐭’𝐢 𝐩𝐚𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐨𝐬𝐡 𝐚𝐭𝐢𝐣 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐲 𝐯𝐣𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐤𝐭𝐞̈𝐧 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟑 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔, 𝐭𝐚 𝐤𝐞𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐦𝐮𝐧𝐝𝐮𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭𝐨𝐣𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐚𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐬𝐡𝐟𝐚𝐣𝐞̈𝐬𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐚𝐤𝐮𝐳𝐚𝐭 𝐚𝐩𝐨 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐨𝐬 𝐤𝐞𝐭𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥𝐢  𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐭𝐞𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐚𝐤𝐮𝐳𝐚, 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐨𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐫𝐫𝐨𝐬𝐡 𝐦𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐝𝐢𝐣𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫, pasi synon t’i heqësh të drejtën e mbrojtjes efektive dhe provimit të pafajësisë të akuzuarit, ndërkohë që nuk je në gjendje vetë si organ i akuzës të provosh fajësinë, pra që Ilir Meta ka shkelur kontratën  GSIS – LSI, e cila është shumë preçize, apo që Ilir Meta të ketë patur dijeni për pagesa të parregullta nga LSI për GSIS.

𝐊𝐲 𝐚𝐫𝐛𝐢𝐭𝐫𝐚𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐢 𝐩𝐚𝐬𝐡𝐞𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥𝐭 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐢𝐚𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐨𝐫𝐤𝐞𝐬𝐭𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐝𝐢𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐧𝐞̈𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞̈ 𝟑 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟏𝟔 𝐦𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐋𝐒𝐈 𝐞 𝐆𝐒𝐈𝐒 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐞 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐞 𝐜̧𝐝𝐨 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐋𝐒𝐈, 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐢𝐭 𝐢 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐟𝐚𝐭𝐮𝐫𝐚𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐆𝐒𝐈𝐒 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐨 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐋𝐒𝐈 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐜̧𝐝𝐨 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐆𝐒𝐈𝐒.

Dy mbeten mundësitë kryesore të këtij bllokimi arbitrar.

𝐕𝐚𝐫𝐢𝐚𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ është që persona të caktuar në LSI të kenë bërë veprime të parregullta pa dijeninë e Ilir Metës dhe tani përmes mungesës së transparencës janë marrë në mbrojtje nga SPAK-u  që të punonin për PS në 11 Maj 2025.

𝐕𝐚𝐫𝐢𝐚𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐝𝐲𝐭𝐞̈ është që marrëveshja e 3 shkurt 2016 të jetë modifikuar me pëlqimin e dy palëve, por absolutisht pa dijeninë e Ilir Metës dhe mbahet e fshehtë.

Natyrisht, që ekziston edhe një 𝐯𝐚𝐫𝐢𝐚𝐧𝐭 𝐢 𝐭𝐫𝐞𝐭𝐞̈ që thjesht kemi një bllof të prokurorëve në bashkëpunim me kolegët e McGonigalit në Departamentin e Drejtësisë që mund të kenë mbetur ende në zyra nga ana tjetër e oqeanit.

Sidoqoftë, 𝐦𝐞 𝐝𝐮𝐫𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐦𝐞̈𝐫𝐢 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐜̧𝐤𝐚 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐥𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐞𝐥𝐥𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐤𝐣𝐨 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐞𝐬𝐞̈ 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞 𝐜𝐞̈𝐧𝐨𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐧 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐬𝐢𝐝𝐨𝐦𝐨𝐬 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐧 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭.

Është i provuar angazhimi i Charles McGonigal në manipulimin e institucioneve amerikane për t’i përdorur kundër drejtuesve të opozitës në vitet 2017 – 2020 dhe në veçanti kundër Presidentit të Republikës të asaj kohe, Ilir Meta.

Por 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐲𝐬𝐡 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐠𝐣𝐲𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥 𝐩𝐚 𝐩𝐚𝐭𝐮𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞𝐬𝐡 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐚𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐟𝐚𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈𝐧𝐝𝐞 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐥𝐦𝐢 𝐢 𝐚𝐫𝐛𝐢𝐭𝐫𝐚𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐢𝐚𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐢𝐤𝐭𝐚𝐭𝐮𝐫𝐞 𝐩𝐞𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐩𝐫𝐚𝐧𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen “Bykov kundër Rusisë” ka theksuar se: “𝐋𝐢𝐠𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐞𝐥𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐬𝐨𝐫 𝐢 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐭”.

Kjo mungesë transparence në rastin e marrëveshjes GSIS – LSI, jo vetëm pamundëson individualizimin e përgjegjësisë penale (nëse ka paligjshmëri), por pamundëson në rastin tim garantimin e mbrojtjes efektive edhe pse statuti i LSI e përjashtonte rolin e Kryetarit të LSI për shpenzimet financiare të LSI, që bëheshin me vendim Kryesie.

Po kështu, 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐩𝐞𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐥𝐞𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭.

Duke qenë se nuk kemi të bëjmë me një marrëveshje Meta–GSIS, por LSI–GSIS, është përgjegjësi e PL (LSI), të insistojë pranë autoriteteve amerikane që të mos manipulohen në zbardhjen e kësaj çështje deri në fund dhe sa më parë.

𝐍𝐣𝐞̈𝐚𝐧𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐚 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐞𝐦𝐞 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐤𝐚 𝐤𝐚𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐜̧𝐝𝐨 𝐤𝐮𝐟𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐛𝐮𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐥𝐞𝐭𝐞̈𝐫𝐩𝐨𝐫𝐨𝐬𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐇𝐁𝐀 (𝐝𝐡𝐞 𝐣𝐨 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦) 𝐬𝐢𝐜̧ 𝐦𝐞̈ 𝐟𝐥𝐚𝐠𝐫𝐚𝐧𝐭𝐣𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐣𝐨 𝐞 𝟏𝟏 𝐦𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟓 𝐤𝐮 𝐮 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞 𝐬𝐞 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐮𝐚𝐫 𝐪𝐞̈ 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐚 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐮𝐫 𝟑 𝐤𝐚𝐫𝐭𝐚 𝐛𝐚𝐧𝐤𝐚𝐫𝐞 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞.

Ndërkohë që më vonë autoritetet amerikane sqaruan se unë as nuk kisha përdorur karta të tilla dhe as nuk kisha qenë present në ato shtete kur ishin përdorur kartat.

Ndaj jo rastësisht “shorti” për seancën e gjykimit paraprak i ra Znj. Irena Gjoka, e cila ishte nën hetim, dy herë në konflikt interesi dhe pamundësi për të pushuar akuzat inekzistente për mua apo për t’i detyruar prokurorët të bënin veprimet hetimore që me vetëdije i kishin shmagur, siç ishte edhe marrja në pyetje e shtetasit shqiptaro–amerikan, i cili përmendet 300 herë në akuzë.

𝐒𝐡𝐩𝐢𝐤𝐣𝐚 𝐞 𝐚𝐤𝐮𝐳𝐚𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐮𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐮𝐬𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐫𝐫𝐞̈𝐦𝐛𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐛𝐮𝐫𝐠𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐭𝐞𝐣𝐞𝐭 𝐚𝐛𝐬𝐮𝐫𝐝, 𝐤𝐮𝐫 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟏𝟏 𝐦𝐮𝐚𝐣𝐬𝐡.

Në çështjen “Ilijkov kundër Bullgarisë”, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka theksuar se: “𝐑𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐞 𝐚𝐤𝐮𝐳𝐞̈𝐬 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐣𝐚𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐯𝐞𝐭𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐮𝐬𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐚𝐬𝐞̈𝐧 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭”.

Po kështu, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen “Buzadji kundër Moldavisë” ka përcaktuar se: “𝐌𝐞 𝐤𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐡𝐞̈𝐬, 𝐛𝐚𝐫𝐫𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐣𝐮𝐬𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐮𝐟𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐧𝐣𝐞̈ 𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭”.

Ndërkohë që akuza për korrupsion ndaj meje është inekzistente, sepse për ekzistencën e figurës së korrupsionit kërkohet:

–  ekzistenca e një veprimi ose mosveprimi konkret funksional;

–  lidhja shkakësore midis funksionit publik dhe përfitimit të pretenduar;

–  marrëveshje korruptive;

–  përfitim i paligjshëm i provuar.

𝐍𝐞̈ 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐭𝐞𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫𝐚:

–  𝐍𝐮𝐤 𝐞𝐯𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐤𝐭 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐫𝐞𝐭 𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯 𝐚𝐩𝐨 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐢 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐦𝐛𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐢𝐦𝐢;

–  𝐌𝐮𝐧𝐠𝐨𝐧 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐝𝐢𝐫𝐞𝐤𝐭𝐞 𝐦𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐭𝐞𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫;

–  𝐍𝐮𝐤 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐞𝐤𝐳𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐭𝐢𝐯𝐞;

–  𝐍𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐞̈ 𝐝𝐢𝐫𝐞𝐤𝐭𝐞 𝐦𝐛𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐦𝐛𝐢𝐦𝐢𝐧 “𝐟𝐚𝐯𝐨𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤-𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐫𝐢𝐯𝐚𝐭”.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, në çështjen “Kokkinakis kundër Greqisë” ka përcaktuar se: “Ligji penal duhet të jetë i parashikueshëm dhe i interpretueshëm në mënyrë të “qartë”.

Sepse në mungesë të elementëve konkretë të figurës së veprës penale, 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞𝐧𝐚𝐥 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐦𝐛𝐢:

–  𝐩𝐞𝐫𝐜𝐞𝐩𝐭𝐢𝐦𝐞,

–  𝐝𝐞𝐝𝐮𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞,

–  𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐩𝐫𝐞𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚,

–  𝐡𝐢𝐩𝐨𝐭𝐞𝐳𝐚 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞.

Edhe vetë Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë ka theksuar në jurisprudencën e saj se: “𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐩𝐞𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐢𝐧𝐝𝐢𝐯𝐢𝐝𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐦𝐛𝐢 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐮𝐦𝐢𝐦𝐞 𝐚𝐩𝐨 𝐝𝐞𝐝𝐮𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐚𝐛𝐬𝐭𝐫𝐚𝐤𝐭𝐞”.

Po kështu, edhe për akuzën e “pastrimit të produktit të veprës penale” nuk ekziston asnjë element i saj.

Figura e pastrimit të produktit të veprës penale kërkohet të ketë:

–  ekzistencën e një vepre penale bazë,

–  identifikimi i produktit kriminal,

–  dijenia mbi origjinën kriminale,

–  qëllimi për fsheje ose legalizim.

Në rastin tim :

–  nuk është provuar paraprakisht ekzistenca e një vepre penale bazë të formës së prerë;

–  nuk është individualizuar qartë produkti kriminal;

–  mungon prova mbi dijeninë dhe qëllimin kriminal.

–  ekspertiza ime financiare është bërë nga një punonjëse e SPAK-ut, e cila jo vetëm është në konflikt interesi se nuk mund të dilte kundër dëshirave të punëdhënësit, por qëllimisht nuk ka llogaritur të ardhurat e mia të ligjshme që nga viti 1992  kur jam zgjedhur deputet e deri në vitin 2002.

𝐏𝐫𝐚 𝐩𝐚𝐠𝐚𝐭 𝐞 𝐦𝐢𝐚 𝐬𝐢 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭, 𝐒𝐞𝐤𝐫𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢, 𝐙𝐞̈𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐤𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐫, 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐫 𝐢 𝐉𝐚𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐦 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐥𝐨𝐠𝐚𝐫𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐥𝐣𝐚 𝐦𝐞 “𝐝𝐞𝐟𝐢𝐜̧𝐢𝐭”.

Po kështu, edhe pagesat nga Bordet e ndryshme qeveritare, dietat dhe plot të ardhura të tjera të vërtetuara ligjërisht.

𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐞𝐫𝐭𝐢𝐳𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐦 𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐳𝐮𝐚𝐫, 𝐞 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐞𝐫𝐭 𝐢 𝐥𝐢𝐜𝐞𝐧𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈, 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐨𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐭𝐞𝐩𝐫𝐢𝐜𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐮𝐫𝐚𝐬𝐡 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐧𝐳𝐢𝐦𝐞𝐭.

Pra shumë “qartë”, prokurorët në pamundësi që të siguronin një vepër penale, sajojnë një ekspertizë të turpshme me punonjësen e tyre për të nxjerrë një “deficit”, i cili u lejon të hamendësojnë se ka patur të ardhura të pajustifikueshme, të cilat duhet të kenë ardhur nga ndonjë vepër penale korrupsioni të dyshuar dhe të ëndërruar prej tyre.

Mjafton të bësh një ballafaqim midis përmbajtjes së plotë të ballafaqimit të palëve në seancën paraprake dhe reflektimin e saj në vendimin e gjykatëses për të kaluar çështjen në gjykim.

Është fiks si dallimi midis Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut.

E njëjta gjykatëse që dukej si e balancuar dhe habitej me gafat e prokurorëve, ishte transformuar në një manipuluese të procesit të gjykimit duke ua kaluar për nga njëanshmëria edhe vetë prokurorëve.

Prokurorët nuk guxuan as t’i referohen një interviste të dhënë për qëllime biznesi dhe azili politik midis Elvis Mataj dhe gazetarit Artan Hoxha në shtator 2015, por thjesht e kanë përmendur si një “prove”, e cila vetëm e tillë nuk është, pasi nuk është marrë në formën e duhur ligjore dhe as në betim.

Po kështu, Elvis Mataj më pas, si në 2015, por edhe në të gjitha deklarimet para SPAK-ut e ka mohuar këtë intervistë  si edhe të gjitha pretendimet e kallëzuesit Romeo Kara dhe Dritan Prifti të bazuar mbi këtë intervistë.

Jo vetëm kaq, por ajo është në kundërshtim të plotë me të gjitha deklarimet e bëra nga Elvis Mataj para Prokurorisë në betim nga viti 2011 e në vazhdim deri në 2022.

Po kështu, edhe në dëshmitë e tij për Arbitrazhin e Vjenës, ku janë paraqitur dëshmi të dyfishta si pro Ismailajt deri në Mars 2014, por edhe kundër Ismailajt nga Prilli 2014.

Po kështu, dy e-mailet e tij të 9 dhe 16 Prillit për Avokatin Hauser në Vjenë, që janë në dosjen e SPAK-ut, tregojnë qartë se marrëveshja e 1 Shtatorit 2010 CEZ–DIA u realizua pas prezantimit që iu paraqit Bordit të CEZ nga DIA duke përdorur  “Passout & Partners”, një kompani austriake, ndërsa marrëveshja e dytë e Shkurt 2011 u bë pasi iu dërgua  Bordit të CEZ-it në Pragë dy e-maile nga Elvis Mataj dhe Josef Hejsek me vërtetimet e kompanisë mëmë ndërkombëtare të DIA dhe aksionerët e saj apo ajo që njihet si DIA e Uashingtonit (Rebecca).

Këtë qëndrim të pavarur nga Elvis Mataj, por të njëjtë me të e pohon në betim edhe Josef Hejsek i pyetur nga Prokuroria e Tiranës më 20 Dhjetor 2011.

Duke shpresuar se ne nuk e kishim këtë provë, prokurorët u detyruan ta paraqisnin vetëm gjatë seancës paraprake, kur e kuptuan se ne e dispononim.

Sepse i gjithë ky proces është iniciuar, i bazuar mbi falsifikime, fshehje provash, mungesë transparence dhe manipulim të opinionit publik për të krijuar një perceptim fajësie përpara procesit gjyqësor.

E tëra kjo ndodh se mungon një fakt sado i parëndësishëm penal apo administrativ në karrierën time publike 33-vjeçare të hetuar.

Ndërkohë, që statusi institucional dhe pesha publike e personit të akuzuar imponon:

–  𝐬𝐭𝐚𝐧𝐝𝐚𝐫𝐝 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐢𝐚𝐥;

–  𝐩𝐫𝐨𝐩𝐨𝐫𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐦𝐞̈ 𝐫𝐢𝐠𝐨𝐫𝐨𝐳;

–  𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐲𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐦𝐚𝐧𝐠𝐮𝐫 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤 𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐩𝐞𝐧𝐚𝐥;

–  𝐧𝐞𝐮𝐭𝐫𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥;

–  𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐦𝐛𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐚 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫𝐞.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka theksuar vazhdimisht se: “Drejtësia duhet mbrojtur nga çdo ndikim politik apo perceptim i tillë”.

Ndaj në një shoqëri demokratike: Ndërsa 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐚 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐭𝐢𝐦𝐞, 𝐩𝐨𝐫 𝐚𝐣𝐨 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐞𝐭 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐩𝐥𝐮𝐫𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤.

𝐃𝐡𝐞 𝐤𝐲 𝐩𝐞̈𝐫𝐜̧𝐮𝐝𝐧𝐢𝐦 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐭 që kërkon :

–  mbrojtje të standardeve të procesit të drejtë e të rregullt ligjor;

–  barazi të palëve në proces;

–  shmangie të drejtësisë selektive;

–  ruajtje të balances kushtetuese ku gjykata duhet të jetë mbi palët  dhe jo shërbëtore e njërës palë, pra pushtetit momental.

Etiketa: metaprocestransparence

Lajme të lidhura

Epidemiologu publikon studimin: Variantet e reja të Covid nuk rrisin rrezikun e infektimeve
Aktualitet

Alimehmeti: Duhen 100 vite punë për një shtëpi në Tiranë, çmimet i ka rritur paraja e pistë

09:16 - 19/05/26
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur
Aktualitet

Furgoni përplaset me një makinë në aksin Maqellarë-Peshkopi, dy të lënduar nisen drejt Tiranës (Emrat)

08:54 - 19/05/26
Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale

07:51 - 19/05/26
Para
Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve
Sport

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve

10:05 - 19/05/26

Italia mbetet një pikë referimi për FSHF dhe Armand Dukën, pasi edhe këtë herë kreu i futbollit shqiptar ka vendosur...

Lexo më shumë
Meta: Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet

Meta: Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet

09:47 - 19/05/26
Epidemiologu publikon studimin: Variantet e reja të Covid nuk rrisin rrezikun e infektimeve

Alimehmeti: Duhen 100 vite punë për një shtëpi në Tiranë, çmimet i ka rritur paraja e pistë

09:16 - 19/05/26
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

Furgoni përplaset me një makinë në aksin Maqellarë-Peshkopi, dy të lënduar nisen drejt Tiranës (Emrat)

08:54 - 19/05/26
“Lojtarët tanë do ta hanë barin!” Çfarë deklaronte Sylvinho tre vite më parë kur Shqipëria dhuroi spektakël në Poloni

Sylvinho e mbyll rrugëtimin me Shqipërinë, FSHF do të prezantojë sot trajnerin e ri për stolin kuqezi

08:22 - 19/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com