GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj kundërshtoi arrestin, Gjykata Kushtetuese vendos sot për kryebashkiakun

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj kundërshtoi arrestin, Gjykata Kushtetuese vendos sot për kryebashkiakun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të shpallur antikushtetuese masën e parë të “arrestit në burg”, të vendosur nga GJKKO në shkurt të vitit 2025, masë e cila u konfirmua më vonë nga Apeli i GJKKO-së dhe nga Gjykata e Lartë.

Në dhjetëra faqe argumente të dërguara në Gjykatën Kushtetuese, kryebashkiaku Veliaj shprehet se i është cenuar liria individuale, por duke qenë se është Kryetar i Bashkisë, cenimi i lirisë është i dyfishtë, pasi ai nuk mund të ushtrojë detyrën. Veliaj ka argumentuar se masa e vendosur ndaj tij nuk është proporcionale, për shkak se ai jo vetëm që është qytetar, por edhe i zgjedhur sipas Kushtetutës.

Në ankimin e tij, Veliaj thotë se nuk janë analizuar kriteret për vendosjen e masës së sigurimit, pasi, sipas tij, Kodi i Procedurës Penale parashikon që të gjithë, pasi kalon një periudhë kohore, duhet të gjykohen në liri kundrejt një garancie pasurore.

Veliaj deklaron se standardet e një gjykimi të drejtë ndaj tij janë shkelur nga të gjitha shkallët e gjykimit. Gjykata, sipas Veliajt, e ka paragjykuar atë për rrethin shoqëror, statusin dhe pozicionin, por jo duke pasur prova për shkeljet e pretenduara.

Nga ana e saj, Prokuroria e Posaçme, e cila ka dorëzuar argumentet e saj, këmbëngul se dyshimi i arsyeshëm është vërtetuar edhe nga gjykatat, ndërsa fakti që ka bashkëpunuar edhe me të tjerët e ka rënduar pozitën e Veliajt. Sipas SPAK-ut, fakti që Veliaj është në detyrë përbën arsye të mjaftueshme për ndikim tek dëshmitarët dhe tek bashkëpunëtori i drejtësisë. Po ashtu, sipas prokurorëve, veprat penale për të cilat Veliaj akuzohet rezultojnë të vërtetueshme nga një sërë provash konkrete.

Ndryshe nga sa Veliaj ka ngritur si shkelje, Prokuroria thotë se të gjitha vendimet e Gjykatave të Posaçme janë në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Kjo është hera e dytë që Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, pasi në janar të këtij viti ai u rikthye në detyrë nga Kushtetuesja, pasi ishte shkarkuar nga Këshilli Bashkiak. Kushtetuesja tha aso kohe se shkarkimi i Veliajt ishte tërësisht jokushtetues, pasi e gjithë procedura ishte bërë në shkelje, duke mos i dhënë mundësi atij të dëgjohej.

Ndërkohë, kjo është çështja e parë që do të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese për një person i cili është kryetar bashkie dhe ndodhet në burg njëkohësisht.

Etiketa: kushtetueseVeliaj

Lajme të lidhura

Skandal/ Shembet fasada e Gjykatës së Durrësit, pllakat e mermerit bien në trotuar
Aktualitet

Skandal/ Shembet fasada e Gjykatës së Durrësit, pllakat e mermerit bien në trotuar

11:32 - 20/05/26
Gjyqi me biznesmenin, Braçe nga GJKKO: Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë të tjetërsojnë pronat
Aktualitet

Gjyqi me biznesmenin, Braçe nga GJKKO: Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë të tjetërsojnë pronat

11:27 - 20/05/26
Përsëri kontroll i befasishëm në burgun e Vlorës, i dënuari kapet me telefon nën dyshek
Aktualitet

Përsëri kontroll i befasishëm në burgun e Vlorës, i dënuari kapet me telefon nën dyshek

11:09 - 20/05/26
Para
Arrestimi i policit në Sarandë, Prokuroria: Kreu veprime korruptive ndaj një rasti hetimi për drogë

Arrestimi i policit në Sarandë, Prokuroria: Kreu veprime korruptive ndaj një rasti hetimi për drogë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Europa League/ Sonte luhet finalja anglo-gjermane, Freiburg-Aston Villa në “tempullin” e Stambollit
Sport

Europa League/ Sonte luhet finalja anglo-gjermane, Freiburg-Aston Villa në “tempullin” e Stambollit

11:41 - 20/05/26

Finalja e UEFA Europa League do të sjellë një duel interesant mes Freiburgut dhe Aston Villa-s në Stamboll, aty ku...

Lexo më shumë
Skandal/ Shembet fasada e Gjykatës së Durrësit, pllakat e mermerit bien në trotuar

Skandal/ Shembet fasada e Gjykatës së Durrësit, pllakat e mermerit bien në trotuar

11:32 - 20/05/26
Gjyqi me biznesmenin, Braçe nga GJKKO: Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë të tjetërsojnë pronat

Gjyqi me biznesmenin, Braçe nga GJKKO: Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë të tjetërsojnë pronat

11:27 - 20/05/26
Përsëri kontroll i befasishëm në burgun e Vlorës, i dënuari kapet me telefon nën dyshek

Përsëri kontroll i befasishëm në burgun e Vlorës, i dënuari kapet me telefon nën dyshek

11:09 - 20/05/26
Dy makina përplasen “kokë më kokë” në aksin Elbasan-Cërrik, 3 të plagosur rëndë

Dy makina përplasen “kokë më kokë” në aksin Elbasan-Cërrik, 3 të plagosur rëndë

11:00 - 20/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com