GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i policit në Sarandë, Prokuroria: Kreu veprime korruptive ndaj një rasti hetimi për drogë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i policit në Sarandë, Prokuroria: Kreu veprime korruptive ndaj një rasti hetimi për drogë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Sarandës ka dhënë detaje në lidhje me ndalimin e oficerit të policisë gjyqësore Edmond Ruçi një ditë më parë. Sipas organit të akuzës, ndalimi i tij lidhet me një rast hetimor për një rast droge.

Hetimi nisi pas arrestimit të shtetasve Adriel Zanaj dhe Keivin Duro më 19 maj, pasi u kapën në automjet me 24 doza drogë kanabis sativa. Prokuroria thotë se lindën dyshime për përfshirje të paligjshme të vetë oficerit të policisë gjyqësore që po merrej me çështjen.

Sipas Prokurorisë, pas kryerjes së veprimeve hetimore janë siguruar të dhëna që implikojnë oficerin në veprime të dyshuara korruptive. Për këtë arsye, ndaj tij u lëshua një urdhër ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i Prokurorisë

Një oficer i policisë gjyqësore në Sarandë, shtetasi E.R., është ndaluar me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Ndalimi u krye në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.305, datë 19.05.2026, i regjistruar për veprën penale te “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve K.D. dhe A.Z., pasi në automjetin e drejtuar nga shtetasi A.Z., u gjetën dhe sekuestruan 24 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Këta shtetas u arrestuan në flagrancë dhe hetimet po vijojnë.

Gjatë hetimit të këtij rasti, lindën dyshime per përfshirje në veprimtari të kundraligjshme nga oficeri i policisë gjyqësore, që po hetonte rastin në fjalë, shtetasi E.R.

Për rrjedhojë, nga ana e prokurorit të gatshëm, u kryen veprime hetimore, nga ku rezultuan të dhëna për përfshirjen e oficerit që heton çështjen në vepime të dyshuara korruptive dhe ndaj tij u procedua me urdhër për ndalimin e të dyshuarit për një krim per veprën penale te “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” prashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Oficeri i policisë gjyqësore është ndaluar nga shërbimet e AMP dhe hetimet po vijojnë.

Etiketa: drogePolicSarandë

Lajme të lidhura

GJKKO e la në burg, pjesëtari i grupit të Jetmir Pepës ankimon masën në Apelin e Posaçëm
Aktualitet

GJKKO e la në burg, pjesëtari i grupit të Jetmir Pepës ankimon masën në Apelin e Posaçëm

16:58 - 07/07/26
SPAK zbulon drejtuesin e grupit të lidhur me Rrajat, tre raste me 2.4 ton lëndë narkotike të sekuestruara
Aktualitet

SPAK zbulon drejtuesin e grupit të lidhur me Rrajat, tre raste me 2.4 ton lëndë narkotike të sekuestruara

16:39 - 07/07/26
“U kërkoj falje 100 herë”/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier nga tre adoleshentet, flet nëna e dhunueses: Vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor
Aktualitet

“U kërkoj falje 100 herë”/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier nga tre adoleshentet, flet nëna e dhunueses: Vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor

16:29 - 07/07/26
Para
Pikë referimi për të rinjtë dhe jo vetëm, Muzeu i FSHF-së hap dyert për studentët e Gazetarisë

Pikë referimi për të rinjtë dhe jo vetëm, Muzeu i FSHF-së hap dyert për studentët e Gazetarisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s
Breaking Views

“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s

22:52 - 07/07/26

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka qenë i papërmbajtshëm në konferencë për mediet, ku ashtu si lojtarët e tij, akuzoi...

Lexo më shumë
Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

22:33 - 07/07/26
Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov

Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov

22:15 - 07/07/26
Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

21:57 - 07/07/26
Filo i Korçës i firmos mikut të Peleshit tenderin 4 MLD lekë për pastrimin/  Pse “Maksi i Plehrave” ia dhuroi punonjëses kompaninë?

Filo i Korçës i firmos mikut të Peleshit tenderin 4 MLD lekë për pastrimin/ Pse “Maksi i Plehrave” ia dhuroi punonjëses kompaninë?

21:50 - 07/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com