GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deputeti i kërkon llogari: Pse hesht qeveria Rama për aktivistin shqiptar që është marrë peng nga Izraeli?

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti i kërkon llogari: Pse hesht qeveria Rama për aktivistin shqiptar që është marrë peng nga Izraeli?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Redi Muçi kërkoi në Kuvend reagim nga qeveria shqiptare për rastin e shtetasit shqiptar Baki Goxhaj, i cili sipas tij po mbahet peng nga autoritetet izraelite së bashku me aktivistë të tjerë që po transportonin ndihma humanitare drejt Gazës.

Në fjalën e tij, Muçi tha se Shqipëria duhet të thërrasë ambasadorin izraelit dhe të mbajë qëndrim publik për çështjen.

“Baki Goxhaj është marrë peng së bashku me dhjetëra aktivistë të tjerë duke çuar ndihma humanitare në Gaza. Ndërkohë që vende të tjera kanë reaguar, përse heshtim ne?”, deklaroi ai.

Deputeti kritikoi qëndrimin e institucioneve shqiptare, duke pyetur pse nuk ka reagim për një shtetas shqiptar që sipas tij mbahet në “kampe torturash”.

“Përse heshtni ju për faktin që një shtetas shqiptar është marrë peng dhe mbahet në kampe torturash nga ministri fashist? Çfarë do të bënit nëse një shtetas shqiptar do merrej peng nga rusët apo iranianët?”, u shpreh Muçi.

Ai komentoi edhe raportin e kryeministrit Edi Rama me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke e kritikuar vizitën e Ramës në Izrael.

“A jeni krenar që Rama shkoi në shtëpinë e Netanyahut dhe u përul përpara tij, përpara njeriut që akuzohet për krime? A mos pretendoni që po mbroni interesat e shqiptarëve?”, deklaroi deputeti në Kuvend.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me situatën e shtetasit shqiptar Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Sumud”, i cili është ndaluar nga autoritetet izraelite së bashku me aktivistë të tjerë të misionit.Sipas MEPJ-së, Goxhaj është transferuar në Izrael, ndërsa Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite për të ndjekur rastin dhe për të siguruar informacion mbi gjendjen e tij.

Ministria bën të ditur se përfaqësues të ambasadës shqiptare pritet të zhvillojnë së shpejti një takim me Goxhajn, me qëllim ofrimin e asistencës së nevojshme konsullore.

Baki Goxhaj ishte pjesë e flotiljes ndërkombëtare “Sumud”, e cila ishte nisur drejt Gazës në kuadër të një misioni humanitar dhe u ndalua nga autoritetet izraelite gjatë rrugës. Raportimet e mëhershme në mediat shqiptare e lidhën rastin e tij me ndërhyrjen ndaj flotiljes dhe mungesën fillestare të informacionit mbi vendndodhjen e tij.

 

 

Etiketa: IzraelpengShqiptar

Lajme të lidhura

Në vend të Klodjana Spahiut, PS propozon Evis Kushin si nënkryetare të Kuvendit
Aktualitet

Në vend të Klodjana Spahiut, PS propozon Evis Kushin si nënkryetare të Kuvendit

18:06 - 08/09/26
Tensione në protestën para Parlamentit, policia shoqëron dy protestues
Aktualitet

Tensione në protestën para Parlamentit, policia shoqëron dy protestues

17:37 - 08/09/26
Protestuesit i zënë rrugën deputetes së PS-së, Iris Luarasi: Hajdute! Përfaqësuese e krimit! Mos fol në emër të grave
Aktualitet

Protestuesit i zënë rrugën deputetes së PS-së, Iris Luarasi: Hajdute! Përfaqësuese e krimit! Mos fol në emër të grave

17:07 - 08/09/26
Para
Vokshi: Gogu të kërkojë falje, gënjeu me pafytyrësi për çështjen IBAR! Ministri: Keni smirë politike

Vokshi: Gogu të kërkojë falje, gënjeu me pafytyrësi për çështjen IBAR! Ministri: Keni smirë politike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Duka pret të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli
Sport

Duka pret të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli

18:16 - 08/09/26

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Paolo Zampollin, të dërguarin special të Presidentit...

Lexo më shumë
Në vend të Klodjana Spahiut, PS propozon Evis Kushin si nënkryetare të Kuvendit

Në vend të Klodjana Spahiut, PS propozon Evis Kushin si nënkryetare të Kuvendit

18:06 - 08/09/26
Tensione në protestën para Parlamentit, policia shoqëron dy protestues

Tensione në protestën para Parlamentit, policia shoqëron dy protestues

17:37 - 08/09/26
‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

17:22 - 08/09/26
Protestuesit i zënë rrugën deputetes së PS-së, Iris Luarasi: Hajdute! Përfaqësuese e krimit! Mos fol në emër të grave

Protestuesit i zënë rrugën deputetes së PS-së, Iris Luarasi: Hajdute! Përfaqësuese e krimit! Mos fol në emër të grave

17:07 - 08/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com