GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Korreshi përplaset me ministren: Vdiq një 38-vjeçar për një eko në Lushnje, ju keni ardhur vetëm për të vjedhur

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Korreshi përplaset me ministren: Vdiq një 38-vjeçar për një eko në Lushnje, ju keni ardhur vetëm për të vjedhur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kushtet e mjerueshme dhe mungesat ekstreme në spitalin e Lushnjës janë kthyer në qendër të vëmendjes, pas denoncimeve drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë që deputeti i PD, Saimir Korreshi bëri nga foltorja e Kuvendit

Në interpelancë me ministren Evis Salia, Korreshi e nisi fjalën e tij me ironi, duke pyetur ministren nëse kishte ngrënë mëngjes, ndërsa tregoi mëngjesin që u serviret pacientëve në spitalin e Lushnjës.

Ai akuzoi ministrinë për zhvendosjen e godinës së spitalit në ambiente të papërshtatshme, duke i cilësuar ato si “qenefhane”.

Korreshi ngriti edhe shqetësimin e mungesës së ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, ndërsa teksa iu referua një raporti tha se janë evidentuar mbi 100 milionë lekë medikamente të skaduara.

“Mirëmëngjes zonja ministre. Pyetja e parë e ime drejtuar për ju është: a keni ngrënë mëngjes? Se unë po ju ofroj mëngjesin e spitalit Lushnje, pacientëve. Ky është mëngjesi që hahet nga pacientët e spitalit Lushnje. Dhe nga auditimi që keni bërë ju, ju, Ministria juaj, në punë nuk është kuzhiniere, po është infermiere. E keni këtu. E keni lënë ju me shkrim. Në kuzhinë thotë, punon infermierja si kuzhiniere. Çfarë do bëhet o, presim Facebook-un ta mbushim n’pëlqime edhe të bërtasin njerëzit, si të marrin vitamina? Një kjo ndërkohë.

E keni tre zonjat e grupit të auditimit, është ky Gjergji Qeramixhi, Zogulla Poto, Sonila Rreshka. Thonë prej disa vitesh u verifikuan ambientet e spitalit Lushnje, nga ku rezultoi se: lavanderia, magazina qendrore dhe kuzhina ishin në kushte të këqija, muret me lagështi, me myk dhe të pamirëmbajtura. Kushtet e ruajtjes së mallrave në magazinë, kushtet e gatimit dhe kushtet e lavanderisë ishin të papërshtatshme duke rritur rrezikun e shkaktimit të infeksioneve dhe dëmtimeve të shëndetit të punonjësve dhe pacientëve. Tani këto i fillova me atë të tuajën unë, që e keni lënë me pjesën e juaj, tani po të them, po ju deklaroj të miat.

Së pari, pse keni zhvendosur godinën e spitalit Lushnje? Pse e keni zhvendosur dhe e latë prej tetë muajsh në një godinë, në një qenefhane, ku është dhe sot, kur dhe nuk zbardhet leja e ndërtimit prej tetë muajsh. Kush e mban këtë përgjegjësi? Që të gjithë pacientët e spitalit Lushnje të rrinë në qenefhane. Kush? E dyta, si jeni me gjeografinë? Kaq të vështirë e keni që të kuptoni që ekzistojnë dhe qytete të tjera përveç Tiranës? Lushnja për shembull. Po pse nuk vini mbas kaqe kaq deputetësh, bërtet, gërthet, kërkon, pse nuk vini bashkë me mua dorë për dore të vizitojmë ambientet e spitalit Lushnje? Pyetje e drejtpërdrejtë nga pacientët dhe nga qytetarët e Lushnjës: Çfarë pune bën Ministrja e Shëndetësisë? Rri në aeroplan apo do të shikojë dhe spitalet që ka në varësinë e saj? Se në avion maksimumi mund të kontrollosh ndihmën e shpejtë, ka kuti, s’ka kuti, mbaroi hesapi. Se prapë nga ky raporti që thoni ju janë mbi 100 milionë lekë ilaçe të skaduara në magazinë, e keni kapur ju, jo unë.

E dyta, po mirë te kjo godina që po bëni që është mbyllur në kohë. Shyqyr që po e bëni se ka prej tre vitesh, para zgjedhjeve normalisht. Po si ka mundësi që para tre vitesh këtu u dhanë 300 milionë lekë për urgjencën e re? Nga këto 75 milionë i dha Raiffeisen Bank. Pse u prishën këto? Ku iku ky investim? Kush mban përgjegjësi që në krye të katër viteve këto u zhveshën prapë muret nga e para? Sepse për prokurimet dhe për të gjithë burimet njerëzore e keni këtu t’i prapë. Ata e kanë në errësirë thonë. Ja ke lënë vetë ti atyre drejtorit. Ore të bëj një pyetje. Çfarë i mungon spitalit të Lushnjës sot? Alkooli, vigoni, edhe këto dorezat se ka dalë barsoletë atje. I thotë doktoresha infermieres: bjere një çikë alkoolin ta mbushim me alkool. Shikoni infermierja vjen vërdallë s’ka alkool thotë opingat. Po bjere pra shpejt! E lyejnë me ujë, kush ma ka lënë hapur alkoolin se i ka ikur era.

Deri barsoletë është kthyer në spitalin e Lushnjës kjo se s’ka as alkool. Dëgjo tani çfarë mungon. Se dole këtu, dole këtu dhe the që janë të gjitha, shumë mirë, e unë po t’i listoj. Paracetamol intravenoz për temperaturë të lartë dhe dhimbje. Omeprazol intravenoz. Tramadol ampulë. Di… kërkoj ndjesë sepse nuk jam mjek, por… diklofenak ampulë, buskopan ampulë. Prometazinë ampulë, amiodarone ampulë, vigonat, serumet ringer, sidomos vigonat në pediatri. Antibiotiku levofloksacinë intravenoz, antibiotiku amikacinë, antibiotiku cefriakson intravenoz. Mungojnë!

Kunati im kur vdiq, 1 orë e gjysmë rriten ambulanca në derë të shtëpisë, ju tregoni mjekësinë. Të paktën kërkoni falje…Ogerta Manastirliu dilte fliste, për çfarë punojmë ne? për të vjedhur…Nuk kemi shëndetësi falas, vratë mijëra njerëz me COVID-19. A rimbursoi kush? Çfarë flisni, ju talleni me këto njerëz…

Unë sot pres që të kërkosh falje, të rishikosh statusin e Spitalit të Lushnjes, të më heqësh patronazhistët nga puna dhe të çosh njerëz që bëjnë detyrën. Në ato kushte as në kohën e Enverit nuk është vizituar… Bëjnë vizitë pa aparate… Lerini patronazhistët se i dini edhe sa e kam numrin e brekëve…Po luhet me bukën e fëmijëve. Ju keni kaq vite që tallni b*thën me shqiptarët dhe unë nuk bëkam humor”, tha ai.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja Sala i është përgjigjur edhe kritikave të deputetit të PD Saimir Korreshi për gjendjen e degraduar në spitalin e Lushnjes.

Ministrja Sala theksoi se spitali i Lushnjes është pjesë e një programi kombëtar investimesh, duke shtuar se spitali do pasurohet me aparat të ri mamografie.

“Kemi zgjedhur të investojmë për të garantuar shërbimin. Spitali i Lushnjes është pjesë e një programi kombëtar investimesh. Për 2027 janë parashikuar më shumë investime.

Por është e lehtë të bësh opozitë me batuta. Brenda këtij viti pritet të nisë puna për godinën e Spitalit të Korçës. Investimet shtrihen gradualisht në të gjithë territorin, vizioni është i qartë që qytetarët të marrin shërbim dinjitoz”, tha ajo.

Etiketa: KorreshiKryesore1Ministre

Lajme të lidhura

Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Zjarri në tregun e Lushnjes ishte i qëllimshëm, policia shpall në kërkim autorin

12:57 - 21/05/26
Dëshmia e babait të Ervis Martinajt: Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën
Aktualitet

Dëshmia e babait të Ervis Martinajt: Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën

12:37 - 21/05/26
Publikohen modelet e fletëve të votimit për 11 maj, pritet sot miratimi nga KQZ (Foto)
Aktualitet

PD pretendon mungesë njoftimi për auditin, KQZ shtyn vendimin për gjobat ndaj kandidatëve

12:20 - 21/05/26
Para
Skandal në UKT! Qytetarët “gjobiten” me faturat e ujit, ujëmatësit shiten 5 herë më shtrenjtë se në treg

Skandal në UKT! Qytetarët “gjobiten” me faturat e ujit, ujëmatësit shiten 5 herë më shtrenjtë se në treg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Zjarri në tregun e Lushnjes ishte i qëllimshëm, policia shpall në kërkim autorin

12:57 - 21/05/26

Një pjesë e tregut të ri të fruta-perimeve dhe konfeksioneve në qytetin e Lushnjes u përfshi nga flakët në orët...

Lexo më shumë
Dëshmia e babait të Ervis Martinajt: Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën

Dëshmia e babait të Ervis Martinajt: Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën

12:37 - 21/05/26
Publikohen modelet e fletëve të votimit për 11 maj, pritet sot miratimi nga KQZ (Foto)

PD pretendon mungesë njoftimi për auditin, KQZ shtyn vendimin për gjobat ndaj kandidatëve

12:20 - 21/05/26
I akuzuar për shpërdorim detyre, arrestohet kryeinspektori i IMT-së në Himarë, Dorjan Hoxha

I akuzuar për shpërdorim detyre, arrestohet kryeinspektori i IMT-së në Himarë, Dorjan Hoxha

12:01 - 21/05/26
Skandal në UKT! Qytetarët “gjobiten” me faturat e ujit, ujëmatësit shiten 5 herë më shtrenjtë se në treg

Skandal në UKT! Qytetarët “gjobiten” me faturat e ujit, ujëmatësit shiten 5 herë më shtrenjtë se në treg

11:55 - 21/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com