GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarri në tregun e Lushnjes ishte i qëllimshëm, policia shpall në kërkim autorin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një pjesë e tregut të ri të fruta-perimeve dhe konfeksioneve në qytetin e Lushnjes u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të së martës, duke djegur mbulesën si dhe një pjesë të banaqeve dhe mallrave të tregtarëve që tregtojnë në këtë treg.

Paraprakisht dyshohej se zjarri mund të ishte shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike e ndriçimit të jashtëm, por policia doli sot me njoftim zyrtar, ku thekson se ka një autor të dyshuar për zjarrvënie i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Gjithashtu sipas policisë vijon puna për identifikimin e një shtetasi tjetër të përfshirë në ngjarje.

Njoftimi:

Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim një shtetas i dyshuar si autor i zjarrvënies, ndërsa vijon puna për identifikimin e një shtetasi tjetër të përfshirë në ngjarje.

Më datë 19.05.2026, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë është marrë njoftim se në tregun e fruta-perimeve të qytetit kishte rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat, brenda pak orësh, bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar disa tezga dhe produkte në pronësi të disa tregtarëve.

Fillimisht u dyshua se zjarri ishte shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit K. Ç., banues në Durrës, i dyshuar si njëri prej autorëve të zjarrvënies.

Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se shtetasi K. Ç. shfaqet pranë tregut së bashku me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndezur zjarrin dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Policia vijon punën për kapjen e shtetasit K. Ç., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që shfaqet në pamjet filmike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: LushnjëTreguZjarr

Lajme të lidhura

Ndërtimet kaotike në Shqipëri/ Braçe: Mungojnë kontrollet dhe standardet! Karakaçi: Po bëjmë ligj të ri
Aktualitet

Ndërtimet kaotike në Shqipëri/ Braçe: Mungojnë kontrollet dhe standardet! Karakaçi: Po bëjmë ligj të ri

13:57 - 21/05/26
Çfarë pritet më 26 maj? COELA kalon raportin e IBAR-it për Shqipërinë, ia ‘pason topin’ ambasadorëve të Bashkimit Europian
Aktualitet

Çfarë pritet më 26 maj? COELA kalon raportin e IBAR-it për Shqipërinë, ia ‘pason topin’ ambasadorëve të Bashkimit Europian

13:42 - 21/05/26
Shkarkimi i kryebashkiakut Hajdari/ Celibashi tërhiqet: Jam në konflikt interesi, heq dorë nga shqyrtimi i çështjes
Aktualitet

Shkarkimi i kryebashkiakut Hajdari/ Celibashi tërhiqet: Jam në konflikt interesi, heq dorë nga shqyrtimi i çështjes

13:38 - 21/05/26
Para
Merz: Lirimi i pengjeve dhe paqja për Gazën, të arritshme

Plan i ri gjerman: Ballkani Perëndimor të pranohet si vëzhgues në BE, Ukraina si anëtare e asociuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërtimet kaotike në Shqipëri/ Braçe: Mungojnë kontrollet dhe standardet! Karakaçi: Po bëjmë ligj të ri
Aktualitet

Ndërtimet kaotike në Shqipëri/ Braçe: Mungojnë kontrollet dhe standardet! Karakaçi: Po bëjmë ligj të ri

13:57 - 21/05/26

Siguria e materialeve të ndërtimit dhe standardet mbrojtëse ndaj zjarrit u kthyen në fokus të interpelancës në Kuvend mes deputetit...

Lexo më shumë
Çfarë pritet më 26 maj? COELA kalon raportin e IBAR-it për Shqipërinë, ia ‘pason topin’ ambasadorëve të Bashkimit Europian

Çfarë pritet më 26 maj? COELA kalon raportin e IBAR-it për Shqipërinë, ia ‘pason topin’ ambasadorëve të Bashkimit Europian

13:42 - 21/05/26
Shkarkimi i kryebashkiakut Hajdari/ Celibashi tërhiqet: Jam në konflikt interesi, heq dorë nga shqyrtimi i çështjes

Shkarkimi i kryebashkiakut Hajdari/ Celibashi tërhiqet: Jam në konflikt interesi, heq dorë nga shqyrtimi i çështjes

13:38 - 21/05/26
Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj mes të ndaluarve në Izrael, reagon ministri Ferit Hoxha

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj mes të ndaluarve në Izrael, reagon ministri Ferit Hoxha

13:20 - 21/05/26
Merz: Lirimi i pengjeve dhe paqja për Gazën, të arritshme

Plan i ri gjerman: Ballkani Perëndimor të pranohet si vëzhgues në BE, Ukraina si anëtare e asociuar

13:10 - 21/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com