GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Padia për shpifje/ Balla nuk guxon sërish të përballet me Berishën në gjyq! Kalaja: Kemi të dhëna të tjera

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë 8 persona, i pari në listë është Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca e sotme e padisë së Taulant Ballës ndaj kryedemokratit Sali Berisha është shtyrë për shkak se kreu i grupit parlamentar të PS-së nuk i kishte dhënë prokurë avokates së tij për ta përfaqësuar në seancën e pajtimit. Kjo është seanca e dytë që Balla s’guxon të përballet me liderin e PD-së

Avokatja Adriana Kalaja, përfaqësuese ligjore e Berishës në këtë proces në një prononcim për median tha se Berisha nuk pranon pajtimin pasi çdo gjë që e ka publikuar në rrjetin e tij në Facebook, janë informacione të dhëna nga qytetarë të ndryshëm.

”Ashtu si në seancën e parë dhe sot, Taulant Balla refuzoi të vinte përpara gjykatës dhe aq më shumë që në prokurën e avokates përfaqësueses të tij, nuk i kishte dhënë tagrat që përfaqësuesja e tij mund të bënte dhe seancën e pajtimit. Ndërkohë që zoti Berisha në seancën e kaluar ka deklaruar që nuk pranon të bëjë pajtim me Taulant Ballën dhe çdo gjë që ka publikuar në rrjetin e tij në Facebook, janë informacione të dhëna nga qytetarë të ndryshëm.

I qëndron atij publikimi. Në seancat vijuese do t’ju bëjmë me dije edhe të dhëna të tjera që konfirmojnë vërtetësinë e atij publikimi dhe nga ana tjetër koha ka treguar që çdo deklaratë, çdo publikim i zotit Berisha ka qenë i vërtetë. Eshtë i bazuar në prova dhe mbi të gjitha në një informacion të saktë të qytetarit digjital” tha Kalaja.

Berisha u padit nga Balla pas publikimeve të bëra nga ana e tij në rrjetet sociale, ku akuzonte Ballën se kishte ndikuar në lirimin nga qelia të Marjo Çelës, vëllait të Suel Çelës, dhe avokatja Kalaja shtoi sot se do i drejtohet institucioneve për të marrë informacione shtesë.

“Ne vetë do t’i drejtohemi institucioneve përkatëse për të marrë informacione shtesë lidhur me këtë publikim dhe ashtu siç e ka deklaruar zoti Berisha, nuk ka asnjë tjetërsim apo manipulim të mesazhit.

Mesazhi siç është dërguar nga qytetari digjital po ashtu është publikuar dhe nga zoti Berisha, pasi ne e dimë shumë mirë që mesazhet që i shkojnë zotit Berisha i shkojnë për shkak të besimit që kanë qytetarët ndaj zotit Berisha në publikimin dhe bërjen transparent të të gjithë informacionit” theksoi Kalaja, përfaqësuese ligjore e kreut PD në këtë proces gjyqësor.

Për çfarë bënte fjalë denoncimi?

“Para disa javëve zotin Berisha e ka informuar qytetari digjital se Taulant Balla me drejtorin e burgut të Peqinit, sipas informacioneve është i njëjti zoti Balla i cili ka emëruar dhe drejtorin e burgut të Peqinit, të cilët në bashkëpunim kanë manipuluar provat duke shtruar në spital një prej anëtarëve të prej bandave më të rrezikshme të Elbasanit, duke justifikuar që është i sëmurë për ta nxjerrë nga burgu. Dhe po kështu është dhënë urdhër që në dhomën e spitalit të ketë kushte edhe në një hotel me 5 yje që do t’i kishte zili. Kështu që mesazhi i plotë siç i ka ardhur nga qytetari, ashtu dhe zoti Berisha e ka publikuar në mënyrë transparente” tha Kalaja.

Etiketa: ballaberishagjyq

Lajme të lidhura

Kopjace në krye të Shëndetësisë! Diploma e ministres Klodiana Spahiu përballet me akuza për plagjiaturë
Aktualitet

Kopjoi temën e diplomës! PD kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu

11:39 - 29/09/26
Avokatët e Veliajt do dërgojnë në Kushtetuese dekretin e Presidentit
Aktualitet

SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

11:30 - 29/09/26
Tabaku takon Hofreiter: Shqipëria duhet të zgjedhë mes integrimit në BE dhe korrupsionit
Aktualitet

Tabaku takon Hofreiter: Shqipëria duhet të zgjedhë mes integrimit në BE dhe korrupsionit

11:23 - 29/09/26
Para
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi mbetet në qeli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kopjace në krye të Shëndetësisë! Diploma e ministres Klodiana Spahiu përballet me akuza për plagjiaturë
Aktualitet

Kopjoi temën e diplomës! PD kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu

11:39 - 29/09/26

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, ministren e re të Shëndetësisë Klodiana Spahiu, për plagjiaturë me temën e diplomës. Përmes...

Lexo më shumë
Avokatët e Veliajt do dërgojnë në Kushtetuese dekretin e Presidentit

SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

11:30 - 29/09/26
Tabaku takon Hofreiter: Shqipëria duhet të zgjedhë mes integrimit në BE dhe korrupsionit

Tabaku takon Hofreiter: Shqipëria duhet të zgjedhë mes integrimit në BE dhe korrupsionit

11:23 - 29/09/26
“Të gatshëm të ndihmojmë Spanjën…”, Salianji shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët luftojnë zjarret me degë pemësh, ti shitesh si “shpëtimtari”

Salianji i paraprin Kushtetueses: Vendimi është marrë, duan të më mbajnë larg zgjedhjeve!

11:02 - 29/09/26
Ngjarje tragjike/ U dëmtua rëndë në kokë gjatë ndeshjes së futbollit, humb jetën 16-vjeçari shqiptar

Ngjarje tragjike/ U dëmtua rëndë në kokë gjatë ndeshjes së futbollit, humb jetën 16-vjeçari shqiptar

10:57 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com