GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Na trajtuan si skllevër”, aktivisti Baki Goxhaj kthehet në Shqipëri pas ndalimit nga Izraeli: Vetëm ujë dhe bukë të thatë!

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Na trajtuan si skllevër”, aktivisti Baki Goxhaj kthehet në Shqipëri pas ndalimit nga Izraeli: Vetëm ujë dhe bukë të thatë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj ka mbërritur në Shqipëri pasi u deportua nga autoritetet izraelite, ndërsa ishte pjesë e flotiljes humanitare “Sumud”, e cila synonte të çonte ndihma drejt Rripit të Gazës. Në aeroportin e Rinasit, ai është pritur nga familjarët dhe fëmijët e tij.

Pas mbërritjes në vend, Goxhaj ka qëndruar për rreth dy orë në komisariatin e Rinasit, ku është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare.

“Unë jam nga Vlora dhe vitet e fundit jam angazhuar si aktivist për çështjen palestineze, për t’i dhënë fund gjenocidit dhe për zgjidhjen e kësaj çështjeje që po zgjat prej 80 vitesh si një plagë e hapur në botën moderne. Organizata që merret me organizimin e flotiljes është online dhe ka hapur aplikime për t’u bërë pjesë e flotiljes. Edhe unë, pasi u informova, ndoqa procedurat për t’u bërë pjesë e saj.

Rreth 10 ditë më parë u nisëm. Ne ishim në ujëra ndërkombëtare kur pamë disa anije të mëdha dhe dy skafe të fuqishëm që po afroheshin. Pavarësisht përpjekjeve për t’u larguar, nuk ishte e mundur. Duke u afruar, na kërcënuan dhe qëlluan me armë; nuk e di nëse ishin plumba të vërtetë.

Na hipën në anije, na lidhën duart të gjithëve; mua më lidhën edhe sytë, sepse isha pak i zëshëm duke kërkuar të na lironin. Na morën zvarrë dhe na çuan në një anije të madhe të sajuar me kontejnerë, ku kemi qëndruar 2 ditë e 2 net si bagëti. Në anije kishim vetëm ujë për të pirë dhe bukë të thatë.

Kam qenë aty dhe e kam parë me sytë e mi; kam dëgjuar një vajzë palestineze jo shumë larg meje që më pas u dhunua. E kam parë gjithë skenën”, tha Goxhaj.

Etiketa: goxhaIzraelskllever

Lajme të lidhura

Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi
Aktualitet

Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi

14:10 - 22/05/26
Aktualitet

Komisioni Europian mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës me BE-në

13:56 - 22/05/26
Trafiku në Rinas, ministri Karakaçi: Do shembet mbikalimi, do të ndërtohet një i ri me katër korsi!
Aktualitet

Trafiku në Rinas, ministri Karakaçi: Do shembet mbikalimi, do të ndërtohet një i ri me katër korsi!

13:48 - 22/05/26
Para
Përplasja për Aeroportin e Vlorës, ministri i Infrastrukturës: Nuk do të ndërhyjmë në konflikt

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, ministri i Infrastrukturës: Nuk do të ndërhyjmë në konflikt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trajneri Arbeloa konfirmon largimin nga Real Madrid: Shpresoj të jetë vetëm një “mirupafshim”
Sport

Trajneri Arbeloa konfirmon largimin nga Real Madrid: Shpresoj të jetë vetëm një “mirupafshim”

14:29 - 22/05/26

Álvaro Arbeloa ka konfirmuar se do të largohet nga drejtimi i përkohshëm i Real Madridit, duke mbyllur një kapitull të...

Lexo më shumë
Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi

Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi

14:10 - 22/05/26

Komisioni Europian mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës me BE-në

13:56 - 22/05/26
Trafiku në Rinas, ministri Karakaçi: Do shembet mbikalimi, do të ndërtohet një i ri me katër korsi!

Trafiku në Rinas, ministri Karakaçi: Do shembet mbikalimi, do të ndërtohet një i ri me katër korsi!

13:48 - 22/05/26
Raporti i IBAR-it, Berisha: Korrupsioni mbetet shqetësim vendimtar i BE, goditen edhe rrjetet e patronazhimit!

Raporti i IBAR-it, Berisha: Korrupsioni mbetet shqetësim vendimtar i BE, goditen edhe rrjetet e patronazhimit!

13:34 - 22/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com