GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosovë, pakënaqësi për shtrenjtimin e energjisë elektrike

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë, pakënaqësi për shtrenjtimin e energjisë elektrike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti rregullator i energjisë thotë se rritja e çmimit është e pashmangshme për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike që importon Kosova, për të mbuluar mungesat.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar rivendosjen e blloqeve të tarifave për konsumatorët shtëpiak. Të gjithë konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 600 kilovatë energji në muaj, do të paguajnë energjinë shtesë të shpenzuar sipas çmimit të importit. Aktualisht çmimi i importit sillet rreth 250 euro për megavat në bursën ndërkombëtare, një shifër kjo shumëfish më e lartë se e çmimit të prodhimit në vend.

Qytetarët po kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë duke shprehur shqetësimin për pasojat në mirëqenien sociale nga një veprim i tillë.

“Këtë muaj ka ardhë (pagesa) gati 60 euro, unë nxehem me dru dhe ka ardhë shtrenjt këtë muaj dhe në shkurt do të vjen edhe më shtrenjtë. Unë nuk e di, pa punë, qysh mundem me përballu unë rrymën?”, tha Skender Krasniqi

“Me u rritë çmimi i rrymës është katastrofë ne jemi pensionistë”, tha Ymer Latifi

“Kam ngrohje qendrore me rrymë, do të thotë jemi orientu qysh më herët, kështu që paguaj 130 euro faturë, kam të ardhura vetëm 198 euro, kam 6 anëtarë të familjes, kështu që nuk mund të ja dal dhe kam ardhë në protestë”, tha Beqir Hasi

“Jemi 19 anëtarë të familjes dhe vetëm unë punoj, 200 euro e kam rrogën, punoj sigurim, nuk e di si e përballojmë dhe çka bëjmë”, tha Idriz Rukovci.

Qeveria e Kosovës është zotuar të ndajë 75 milionë euro si mbështetje për të zbutur rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Qeveria thotë se rritje të çmimit do të ketë vetëm për sasinë e importuar dhe jo atë që prodhohet në vend dhe se aktualisht mundësitë e Kosovës janë të vogla për të mbuluar kërkesën e madhe të konsumit.

Liridona Sijarina, bashkorganizatore e protestës thotë se do të vazhdojnë përpjekjet për të parandaluar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë çdo tentativë që tenton të na varfëroj edhe do të kundërshtojmë të gjitha këto vendime që janë të padrejta për shkak se ne e dimë që ne nuk i kemi kushtet ekonomike për të përballuar rritje të tilla enorme dhe do të vazhdojmë me protesta duke parë që i shohim si alternativë të vetme që mundet me e ndalu çdo përpjekje të tillë që ka synim të na varfëroj dhe më tej”, tha ajo.

Kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike janë shprehur edhe partitë në opozitë të cilat paraqitën një rezolutë në parlamentin e Kosovës, por miratimi i saj dështoi meqë nuk u mbështet nga shumica parlamentare. Partitë opozitare braktisën mbledhjen e parlamentit në shenjë pakënaqësie ndërsa paralajmëruan përdorimin e çdo mjeti siç thanë, demokratik për te penguar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Kosova këtë dimër është detyruar të importojë deri në 40 për qind të energjisë elektrike për shkak të mungesës së kapaciteteve për të mbuluar kërkesat në rritje/VOA/

Etiketa: energjia elektrikeKosovepakenaqesiVOA

Lajme të lidhura

Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së
Breaking Views

Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së

15:00 - 12/08/26
Vuçiç kërcënoi me devijimin e lumit Ibër, reagon DASH: Normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është i domosdoshëm
Aktualitet

Vuçiç kërcënoi me devijimin e lumit Ibër, reagon DASH: Normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është i domosdoshëm

19:08 - 11/08/26
Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në RMV
Breaking Views

Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në RMV

13:45 - 10/08/26
Para
Kapet mat shqiptari në Itali, fshihte kokainë dhe 60 mijë euro

Kapet mat shqiptari në Itali, fshihte kokainë dhe 60 mijë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarret në Shqipëri/ 14 vatra mbeten ende aktive, zonat më problematike
Aktualitet

Zjarret në Shqipëri/ 14 vatra mbeten ende aktive, zonat më problematike

19:12 - 13/08/26

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar këtë të enjte mbi situatën e zjarreve në vend. Gjatë ditës janë raportuar gjithsej 31...

Lexo më shumë
Aksident në Divjakë/ I moshuari humb jetën pasi makina përplaset me shtyllën

Aksident në Divjakë/ I moshuari humb jetën pasi makina përplaset me shtyllën

18:57 - 13/08/26
Shkrirja dhe bashkimi me Fierin, Bashkia e Patosit nis dëgjesat publike për reformën territoriale

Shkrirja dhe bashkimi me Fierin, Bashkia e Patosit nis dëgjesat publike për reformën territoriale

18:42 - 13/08/26
Zlatko Dalic emërohet trajner i Emirateve të Bashkuara Arabe: Nuk erdha për para

Zlatko Dalic emërohet trajner i Emirateve të Bashkuara Arabe: Nuk erdha për para

18:10 - 13/08/26
Konflikt në familje në Durrës, burri plagos me thikë bashkëshorten

Konflikt në familje në Durrës, burri plagos me thikë bashkëshorten

17:48 - 13/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com