GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Borxhi më 2021 arriti në 80.1% të PBB-së, rekord i pas viteve ‘90

08:01 - 27/01/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Niveli i lartë i borxheve nga qeveria penalizon bashkitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në parashikimet e reja të Kuadrit Makroekonomik 2023-2025, Ministria e Financave raportoi se borxhi publik i vendit vlerësohet të ketë arritur në 80.1% të PBB-së më 2021, duke shënuar një rekord gjatë periudhës së tranzicionit.

Borxhi në këto nivele u rrit pas emetimit të një Eurobondi me vlerë 650 milionë euro në fund të vitit të kaluar. Të dhënat nga Kuadri Makro tregojnë se, borxhi publik në vlerë pritet të arrijë mbi 1.34 trilionë leke më një sheste 124 miliardë lekësh (1 miliardë euro) në raport me vitin pandemik 2020. Megjithatë shifrat mund të ndryshojnë në përllogaritjen që do t’i bëhet ecurisë së treguesit në tremujorin e katërt të vitit 2021.

Por sipas shifrave të Kuadrit Makroekonomik, borxhi i ri i formuar këtë vit është mbi 20% e të ardhurave buxhetore të pritshme gjatë vitit 2021. Me herët gjatë vitit 2021, Banka Botërore lajmëroi se rritja e borxhit publik të vendit në rekorde historike do të ulë aftësinë e qeverisë për të shpenzuar në projekte investimesh apo drejtime të tjera pas vitit 2021.

Qeveria shfrytëzoi fatkeqësitë natyror , tërmetin dhe pandeminë për të rritur borxhin publik me rreth 2 miliardë euro në dy vitet e fundit edhe pjesa më e madhe e tij u përdor për financimin e projekteve që nuk kishin lidhje me fatkeqësitë. Qeveria e hodhi gurin e fundit në drejtim të rritjes së borxhit publik për shpenzime, që nuk kanë lidhje me financimin e pasojave direkte të krizave dhe as me rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë me një akt normativ në qershor të vitit 2021, i cili përveç buxhetit 2021 ndryshoi edhe ligjin organik të buxhetit.

Akti normativ i qeverisë autorizoi rritjen e borxhit nëpërmjet zgjerimit të deficitit buxhetor në 120 miliardë lekë (rreth 1 miliard euro) nga 108 miliardë lekë që ishte në fillim të vitit, duke e çuar totalin e detyrimeve rreth 1,3 triliardë lekë (afërsisht 80% e PBB-së së parashikuar në buxhetin fillestar). Shtesa në borxh u autorizua nga qeveria për të financuar me borxh disa projekte afatgjata, të tilla si ndërtimi i Unazës së Re, Teatrit Kombëtar dhe Tunelit të Llogorasë ende pa sheshuar efektet direkte të dy krizave të fundit. Për më tepër, zgjerimi i borxhit u bë me akt normativ, duke thyer edhe rregullin fiskal që është përcaktuar në ligjin organik të buxhetit, i cili nuk lejon masa fiskale që rrisin borxhin në përqindje të PBB-së.

Gjatë vitit të fundit, qeveria e ka rritur borxhin publik me ritme më të shpejta se sa rritja ekonomike e vendit. Të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë rritur me ritme më të ulëta se sa borxhi për frymë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e fundit për Shqipërinë në dhjetor të vitit të kaluar shprehu shqetësim për për rritjen e rreziqeve fiskale të vendit dhe mungesën e të dhënave të sakta për projektet e partneritetit publik privat (PPP). Vendimet e gjykatave, skema e re e garancive për sektorin privat dhe mbështetja për kompanitë energjetike vlerësohen gjithashtu si rreziqe të shtuara të cilat rrisin detyrimet e paraportuara./ Monitor/

Etiketa: borxhekonomiqeveriataksa

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
“Ç’hyn këtu mamaja ime”, sulmuesi shpërthen në lot në ndeshjen kundër Dermakut

“Ç’hyn këtu mamaja ime”, sulmuesi shpërthen në lot në ndeshjen kundër Dermakut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com