GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Beleri: As Rama dhe as Mitsotakis nuk e kanë pronë ‘të babait’ detin’, duhet transparencë para qytetarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Çështja ‘Beleri’/ Greqia kundër marrëveshjes mes Shqipërisë dhe BE për mbrojtjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eurodeputeti Fredi Beleri deklaroi në emisionin “Kafe Shqeto” me Flavio Qarrin në Syri Tv se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e marrëveshjes së detit me Greqinë ishte “fotokopje” e një letre të ish-kryeministrit turk Ahmet Davutoglu.

Beleri akuzoi kryeministrin Edi Rama se gjatë negociatave ka parë më shumë interesat e një shteti të tretë sesa ato të Shqipërisë. Sipas tij, çështja e detit duhet të zgjidhet me transparencë dhe me një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët.

Ai tha se dy herë është arritur dakordësi mes Shqipërisë dhe Greqisë, por në të dy rastet pala shqiptare është tërhequr. Beleri kritikoi edhe mungesën e informacionit publik në Shqipëri për negociatat, duke theksuar se në Greqi ka pasur informim zyrtar për zhvillimet.

Eurodeputeti shtoi se dokumentet e Bashkimit Europian për negociatat me Shqipërinë përfshijnë çështje që lidhen me shtetin e së drejtës dhe pronat, por jo detyrime për zgjidhjen e

Beleri: Dua të them që po të lexojë dikush vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është fiks letra e zotit Davutoglu. Secili ka argumentat e veta, por këto janë gjëra që janë të vërtetuara. Zoti Rama gjatë negocimit të çështjes së detit të dy palëve, është një njeri që më shumë sesa interesin e Shqipërisë, ka parë interesin e një shteti të tretë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare është letra e Davutoglu, sikur e bën fotokopje.

Nuk e them unë, mund të pyesni shqiptarë, njerëz që kanë negociuar marrëveshjen e 2009-ës. Megjithatë, unë nuk dua të ngul këmbë cila marrëveshje është më e mirë. Unë dua të them që të ecim dhe të avancojmë marrëdhëniet, duhet të zgjidhet marrëveshja. Të ketë një marrëveshje. Marrëveshje në disfavor të njërit apo tjetrit shtet nuk do ishte një gjë e pranueshme, sepse kur duam të kemi marrëdhënie të sinqerta, duhet të jenë të sinqerta dhe kjo do të thotë që marrëveshja duhet të jetë nga të dyja anët e pranueshme.

Tani, të del nga biseda, që dy herë është dakordësuar një zgjidhje dhe të dyja herët është tërhequr qeveria shqiptare, duhet të vendosë qeveria shqiptare që kjo gjë duhet të zgjidhet.

Në parimin e shtetit të së drejtës, pa toleruar asnjë gjysmë centimetri. As unë, as Mitsotakis, as Rama nuk e kemi të babait. Është e dy popujve kjo pasuri dhe duhet të zgjidhet në mënyrë korrekte.

Ka nja tre praktika ndërkombëtare, e drejta ndërkombëtare, do bazohemi në ato për ta zgjidhur.

Po të lexojmë tekstet e Bashkimit Europian, duke filluar nga tetori 2024 kur Shqipëria hapi negociatat. Atje ka dy-tre kushte që kanë të bëjnë me kthimin e pronave të pronarëve legjitimë shqiptarë edhe të minoritarëve, ka të bëjë me shtetin e së drejtës dhe dy-tre gjëra të tjera. Nuk ka firmosur Shqipëria asnjë protokoll dhe asnjë letër që e detyron të zgjidhë në mënyrë disfavori çështjen e detit. Shqipëria duhet të vendosë që kjo të zgjidhet.

Mënyrën duhet ta gjejnë palët shqiptare dhe duhet të ketë një transparencë. Dje zoti Gerapetritis ishte në komisionin e politikës së jashtme të Greqisë dhe e informoi me detaje. Në Shqipëri ka informacion zero se çfarë po negociohet. I gjithë opinioni publik shqiptar dhe politika shqiptare janë në errësirë. Pra duhet të bëhet transparente dhe të zgjidhet. Në qoftë se ka vullnet, duhet ta zgjidhin.

Problemi nuk zgjidhet se ka të ngjarë të humbasë një shtet, Turqia. Shqipëria dhe Greqia nuk kanë për të humbur. Duhet ta dini që zoti Kotzias i kishte ofruar zgjidhje për shfrytëzimin ekonomik. Pavarësisht ku do bjerë vija, në mes apo jo, se si do bëhet shfrytëzimi i hidrokarbureve, do ndaheshin në mënyrë të barabartë. Në qoftë se kishte një propozim nga zoti Kotzias dhe atje gjendeshin hidrokarbure, do ndaheshin në mënyrë të barabartë. Këtë pikë të marrëveshjes s’po e pranon qeveria shqiptare, kur flasim për interesa.

Etiketa: beleriDetiRama

Lajme të lidhura

Aksioni i Antimafias për pastrimin e parave në Shqipëri/ Braho: Sekuestruam 1 milion euro cash dhe bllokuam pasuri
Aktualitet

Aksioni i Antimafias për pastrimin e parave në Shqipëri/ Braho: Sekuestruam 1 milion euro cash dhe bllokuam pasuri

11:02 - 26/05/26
Kufiri detar me Greqinë/ Meçollari: Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë
Aktualitet

Kufiri detar me Greqinë/ Meçollari: Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë

10:24 - 26/05/26
Kreu i KMSH uron besimtarët muslimanë për Kurban Bajramin: Shëndet dhe mirësi në çdo familje
Aktualitet

Kreu i KMSH uron besimtarët muslimanë për Kurban Bajramin: Shëndet dhe mirësi në çdo familje

10:06 - 26/05/26
Para
Kreu i KMSH uron besimtarët muslimanë për Kurban Bajramin: Shëndet dhe mirësi në çdo familje

Kreu i KMSH uron besimtarët muslimanë për Kurban Bajramin: Shëndet dhe mirësi në çdo familje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksioni i Antimafias për pastrimin e parave në Shqipëri/ Braho: Sekuestruam 1 milion euro cash dhe bllokuam pasuri
Aktualitet

Aksioni i Antimafias për pastrimin e parave në Shqipëri/ Braho: Sekuestruam 1 milion euro cash dhe bllokuam pasuri

11:02 - 26/05/26

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, gjatë një konference të përbashkët me autoritetet e Antimafias Italiane, deklaroi se operacioni i zhvilluar...

Lexo më shumë
Kufiri detar me Greqinë/ Meçollari: Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë

Kufiri detar me Greqinë/ Meçollari: Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë

10:24 - 26/05/26
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares publikon listën! Risi portieri i Elbasanit

Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares publikon listën! Risi portieri i Elbasanit

10:18 - 26/05/26
Kreu i KMSH uron besimtarët muslimanë për Kurban Bajramin: Shëndet dhe mirësi në çdo familje

Kreu i KMSH uron besimtarët muslimanë për Kurban Bajramin: Shëndet dhe mirësi në çdo familje

10:06 - 26/05/26
Çështja ‘Beleri’/ Greqia kundër marrëveshjes mes Shqipërisë dhe BE për mbrojtjen

Beleri: As Rama dhe as Mitsotakis nuk e kanë pronë ‘të babait’ detin’, duhet transparencë para qytetarëve

09:28 - 26/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com