GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi dje, 25 maj, një vizitë zyrtare në Vatikan.

Kreu i Shtetit u prit në një audiencë nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik, me të cilin zhvilloi një bisedë të përzemërt.

Në takim u vunë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera me Selinë e Shenjtë, procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kontributi shqiptar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Gjatë bisedës, një vëmendje e veçantë iu kushtua besimit, persekutimit të klerikëve dhe besimtarëve të krishterë në periudhën e komunizmit në Shqipëri. Shqipëria, theksoi Begaj, ka vuajtur në mënyrë të tmerrshme nga ndalimi i besimit gjatë regjimit komunist.

Kreu i Shtetit u shpreh se në atë periudhë, por dhe në shekuj më të hershëm, shqiptarët e kanë ruajtur në shpirt besimin në Zot dhe e kanë ushtruar atë duke rezistuar me qëndresë deri në martirizim.

Begaj ftoi Papa Leonen XIV për të zhvilluar një vizitë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë që ka për vendin tonë një vizitë e tillë.

Presidenti i Republikës zhvilloi, gjithashtu, një takim me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, ku u diskutuan zhvillimet ndërkombëtare me vëmendje të veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Gjithashtu, në takim u diskutua dhe për Kosovën dhe zgjidhjen nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit të çështjeve të hapura në rajon, si dhe rëndësinë e integrimit në BE të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Etiketa: BegajPapa

Lajme të lidhura

Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton
Aktualitet

Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton

16:44 - 26/05/26
7 vjeçari  humbi jetën, reagon deputeti: Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim
Aktualitet

7 vjeçari humbi jetën, reagon deputeti: Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim

13:48 - 26/05/26
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

13:36 - 26/05/26
Para
Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima

Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton
Aktualitet

Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton

16:44 - 26/05/26

Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me...

Lexo më shumë
Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima

Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima

15:29 - 26/05/26
Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

15:09 - 26/05/26
Si në filma/ Policët maskohen si kërcimtare për të kapur një trafikant droge

Si në filma/ Policët maskohen si kërcimtare për të kapur një trafikant droge

14:46 - 26/05/26
Tensione mes Greqisë dhe Turqisë, dy avionë ushtarakë turk futen në hapësirën ajrore të Athinës

Tensione mes Greqisë dhe Turqisë, dy avionë ushtarakë turk futen në hapësirën ajrore të Athinës

14:25 - 26/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com