GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga Vlora në Shkodër, Korçë e Durrës! Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga Vlora në Shkodër, Korçë e Durrës! Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë iu drejtuan xhamive të qyteteve mëngjesin e sotëm për faljen e Kurban Bajramit. Udhëheqësit fetarë apeluan për më shumë mirëkuptim, ndihmë ndaj njerëzve në nevojë dhe forcim të vlerave familjare e shpirtërore.

Në Vlorë besimtarët mysliman u mblodhën në pallatin e sportit “Flamurtari” për të falur namazin e Kurban Bajramit. Përveç besimtarëve të Vlorës, ka pasur dhe prezencë të besimtarëve me kombësi të huaj. Falja e Namazit të Kurban Bajramit u drejtua nga Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku.

Në orët e para të mëngjesit, edhe besimtarët në Durrës iu drejtuan Xhamisë së Madhe në qendër të qytetit, për faljen e namazit dhe ndarjen e këtij gëzimi me njëri-tjetrin.

Gjatë ligjëratës së imamëve u theksua se mesazhi i Kurban Bajramit përçon filozofinë e sakrificës si kusht jetik për mbarëvajtjen dhe ngritjen e një shoqërie.

Ashtu si individi duhet të sakrifikojë nga koha, gjumi dhe të ardhurat e tij për të ofruar më të mirën, ashtu edhe institucionet duhet të bëjnë të njëjtën gjë në shërbim të qytetarëve, si rruga e vetme për të arritur një standard të lartë ndërgjegjeje dhe normash morale që garantojnë përparimin dhe harmoninë kolektive.

Pas faljes, besimtarët shkëmbyen urimet e rastit me njëri-tjetrin dhe u shpërndanë për të vijuar festën dhe për të përcjellë mesazhin e saj te familjet dhe të afërmit e tyre.

Edhe në Sarandë qindra besimtarë myslimanë iu drejtuan xhamisë xhaminë për të falur namazin e Kurban Bajramit. Atmosfera u karakterizua nga qetësia, besimi dhe urimet mes familjarëve e qytetarëve që morën pjesë në ceremoninë fetare.

Për shkak se Myftiu i Sarandës, Bledar Mullai, ndodhet në Mekë për kryerjen e ritualit të Haxhit, falja e namazit u drejtua nga Banart Pajollari. Në fjalën e tij para besimtarëve, ai përcolli mesazhe paqeje, harmonie, mirëkuptimi dhe vëllazërie mes njerëzve, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe respektit reciprok në shoqëri.

Në Shkodër përpara faljes së namazit, ku ishin mbledhur qindra besimtarë, Myftiu Muhamed Sytari në këtë ditë të sakrificës dhe përkushtimit ndaj tjetrit u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë pranë familjeve të tyre dhe të pamundurve, duke e cilësuar emigrimin si plagë të shoqërisë sonë. Besimtarët në Elbasan u mblodhën për të falur namazin në e Kurban Bajramit përpara sheshit të Kalasë, kurse Hytbja e rastit u mbajt nga Myftiu i Elbasanit Agim Duka.

Në Fier namazin e Kurban Bajramit besimtarët e falën në sheshin e qytetit, ndërsa falja u drejtua nga Myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli. Myftiu i Lushnjës, Gramoz Blliku drejtoi lutje për paqe.

Etiketa: Kurban Bajram

Lajme të lidhura

Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU
Aktualitet

Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU

23:26 - 30/07/26
ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve
Aktualitet

ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve

23:09 - 30/07/26
Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën: Jo shkrirjes së Bashkisë!
Aktualitet

Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën: Jo shkrirjes së Bashkisë!

22:47 - 30/07/26
Para
Gjendet një person i vdekur pranë një rruge në Fier, ja çfarë dyshohet

Gjendet një person i vdekur pranë një rruge në Fier, ja çfarë dyshohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU
Aktualitet

Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU

23:26 - 30/07/26

Nga Boldnews.al Pas dy episodeve të njëpasnjëshme të helmimit të studentëve të Akadamisë së Sigurisë, kompania furnizuese me ushqim, “Sori-Al” ka...

Lexo më shumë
Berisha: Në SHBA do të shkoj patjetër, më njoftuan për heqjen e sanksioneve me telefon

Berisha: Në SHBA do të shkoj patjetër, më njoftuan për heqjen e sanksioneve me telefon

23:10 - 30/07/26
ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve

ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve

23:09 - 30/07/26
Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën: Jo shkrirjes së Bashkisë!

Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën: Jo shkrirjes së Bashkisë!

22:47 - 30/07/26
Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

22:21 - 30/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com