Një 34-vjeçar i identifikuar si Juxhin Hamajesi është plagosur në këmbë me armë zjarri në Tiranë, pas një konflikti të dyshuar për motive të dobëta në rrugën “Aleksandër Moisiu”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa Hamajesi është paraqitur në spital rreth orës 23:55 dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, dyshohet se plagosja ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit ose autorëve të përfshirë.
Emri i Juxhin Hamajesit ka qenë edhe më parë në vëmendje të policisë. Në vitin 2018 ai është plagosur në një ngjarje ku është përmendur ish-efektivi Santiago Malko, ndërsa në vitin 2021 rezulton i arrestuar për dyshime mbi trafik klandestinësh sirianë, sipas të dhënave të mëparshme.








Discussion about this post