GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tmerri i Auzhvicit/ 27 Janari, dita përkujtimore e viktimave të nacionalsocializmit

08:45 - 27/01/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tmerri i Auzhvicit/ 27 Janari, dita përkujtimore e viktimave të nacionalsocializmit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emri Auzhvic lidhet me krimet më të tmerrshme dhe vuajtjet e paimagjinueshme. Edhe sot e kësaj dite kampi i shfarosjes ngritur prej nacionalsocialistëve mban vulën e vet në historinë gjermane.

Fanfara buçet: Në Gjermaninë e vitit 1945 kushdo e dallon menjëherë ulërimën e bezdishme bombastike të fanfarës në revistën javore televizive. Spikeri çirret me zë propagandues sikur ka për të njoftuar një sukses dhe jo një betejë në tërheqje e sipër. “Këtu në tërë Frontin Lindor në mes të Detit Balltik dhe maleve të Karpateve sovjetikët po vazhdojnë në orët e para të 13 janarit ofensivën e tyre më të madhe deri tani. Fronti digjet në një gjerësi prej 1000 kilometrash.”

Si e nënshkruanin të sapoardhurit dënimin e tyre me vdekje

Me çdo metër që Ushtria e Kuqe avancon në terren afron një hap më shumë edhe çlirimi i të burgosurve të mbetur në kampin e përqendrimit në Auzhvic. Por do të zgjasë edhe dy javë të vështira para se të ndodhë kjo. Më në fund, në pasditen e 27 Janarit 1945, në një ditë të shtunë, trupat sovjetike mbërrijnë në Auzhvic. Njësitë gjermane rezistojnë deri në fund. 231 ushtarë të Ushtrisë së Kuqe humbasin jetën në luftën për çlirimin e kampit të shfarosjes. Rreth 7.500 të shpëtuarit u ngjajnë më shumë të vdekurve se sa të gjallëve.

Se çfarë kishte ndodhur në Auzhvic nuk është publikuar menjëherë. Fillimisht në mes të prillit 1945 disa të mbijetuar i rrëfyen programit gjerman të BBC-së përjetimet e tyre gjatë qëndrimit në kamp. Edhe Anita Lasker përshkroi kujtimet e saj në radio: “Një mjek dhe një komandant prisnin ardhjen e transporteve të reja dhe para syve tanë bëhej seleksionimi. Kjo do të thotë: të sapoardhurit pyeteshin për moshën dhe shëndetin.” Shumë të sapoardhur nuk dinin dhe tregonin për ndonjë sëmundje, nga e cila vuanin. Kështu ata e vulosnin vet dënimin me vdekje. Rëndësi e veçantë i kushtohej moshës, pleqve dhe fëmijëve. Djathtas, majtas, djathtas majtas. Djathtas do të thoshte vazhdim i jetës, majtas do të thoshte në furrën e djegies”, përshkruan dëshmitarja okulare.

Organizatori i Holokaustit

Auzhvici është kampi më i madh dhe më i tmerrshëm i përqendrimit dhe shfarosjes. Organizator i vrasjeve masive është Adolf Eichmann. Ai kryeson departamentin e ashtuquajtur për çështje hebreje në Zyrën e Sigurimit të Rajhut. Me përfundimin e luftës, Eichmann me ndihmën e Vatikanit u largua për në Argjentinë.

Në maj të vitit 1960, Eichmann gjurmohet nga shërbimi inteligjent izraelit. Ai rrëmbehet dhe dërgohet në Izrael. Kundër tij zhvillohet një proces gjyqësor, në të cilin ai përpiqet të minimizojë rolin e tij gjatë Holokaustit: “Mua më vjen keq dhe e dënoj shfarosjen e hebrejve të urdhëruar nga udhëheqja e atëhershme shtetërore.” Ai deklaron se vet nuk ka qenë në gjendje të bëjë të pamundurën. “Unë kam qenë vetëm një mjet në duart e pushteteve të forta dhe forcave të fuqishme dhe të një ‘fati të pashpjegueshëm’”, përpiqet Eichmann ta minimizojë përgjegjësinë e tij. Por arsyetimet cinike dështojnë në gjyq dhe mbeten pa efekt. Gjykata e shpall atë fajtor dhe e dënon me vdekje. Eichman ekzekutohet në vitin 1962.

Kampi i përqëndrimit në Auzhvic, rreth 60 kilometra në jugperëndim të Krakovit u ngrit në pranverën e vitit 1940. Në shtator të vitit 1941, komandanti i kampit Rudolf Hess jep urdhërin që të përdoret gazi me helm “Ciklon B” për të vrarë të burgosurit. Ciklon B përdorej fillimisht si një mjet dezinfektues, tymi i tij shkakton vdekjen brenda disa minutave. Që nga viti 1942, trupat SS i deportojnë hebrejtë nga e gjithë Evropa në Auzhvic. Nga viti 1943, hebrejtë, romët dhe të përndjekurit e tjerë nga nazistët vriteshin në mënyrë “industriale”: Të burgosurit vriteshin në katër dhoma gazi dhe më pas digjeshin në furra të mëdha.

Përkujtimi i vuajtjeve të pakuptueshme

Holokausti, të cilin Eichmann gjatë gjykimit të tij e ka quajtur si një “fat të pashpjegueshëm” u kushtoi jetën më shumë se gjashtë milionë njerëzve: të paktën 5.6 milionë hebrejve dhe një gjysmë milioni sintive dhe romëve. Në mënyrë sistematike janë përndjekur edhe njerëzit me aftësi të kufizuara, homoseksualët dhe dëshmitarët e Jehovait. Në mesin e të vrarëve kishte 1.5 milion fëmijë. Që nga viti 1996, Republika Federale e Gjermanisë zyrtarisht më 27 Janar përkujton viktimat e regjimit nazist./DW

Etiketa: kampVrasje

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Transportonte 1.6 ton drogë nga Afrika në Spanjë, arrestohet trafikanti shqiptar

Transportonte 1.6 ton drogë nga Afrika në Spanjë, arrestohet trafikanti shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com