Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të procesit të integrimit europian. Me organizimin mbrëmë në Bruksel të Konferencës Ndërqeveritare është hapur rruga për fillimin e mbylljes së negociatave. Për të paktën 10 kapituj qeveria synon që ta arrijë këtë deri në fund të këtij viti, ndërsa objektivi politik mbetet anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.
“Duke arritur këtë gurë kilometrik kyç ne po vendosim me vetëbesim edhe termat e rrugëtimit përfundimtar drejt anëtarësimit në BE”, tha Marta Kos.
Pas Konferencës së mbrëmshme ndërqeveritare, me nisjen e fazës së mbylljes së kapitujve negociues, rruga e Shqipërisë mbetet një e përpjetë, jo e lehtë për t’u ngjitur. Vendi ynë synon që brenda vitit 2026 të mund mbyllë 10 kapitujt e parë të negociatave.
Qeveria ka vlerësuar se është teknikisht gati për mbylljen e tre kapitujve të parë, konkretisht kapitullit 30 për marrëdhëniet me jashtë, kapitullit 25 për shkencën dhe kërkimin dhe kapitullit 26 për arsimin dhe kulturën.
Por brenda 35 kapitujve që duhen mbyllur, Shqipëria duhet të kalojë përmes reformave të thella, domethënëse dhe të qëndrueshme. Kapitujt 23 dhe 24, që janë hapur të parët dhe që pritet të mbyllen të fundit janë më të vështirët dhe testi final për vendin tonë.
Këto kapituj lidhen pikërisht me për shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore për sistemin e drejtësisë, antikorrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar. Dhe siç deklaroi mbrëmë përfaqësuesja e presidencës së Qipros “progresi në këtë fazë nuk matet vetëm me miratimin e reformave apo të legjislacionit por gjithmonë e më tepër me zbatimin e tyre efektiv me një bilanc të konsoliduar dhe të besueshëm dhe nga rezultatet të prekshme”
“Kjo nënkupton përpjekje të vazhdueshme për të forcuar shtetin e së drejtës, për të garantuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të mbrojtur të drejtat themelore, përfshi të drejtat e personave që u përkasin pakicave dhe për të garantuar që institucionet demokratike të funksionojnë efektivisht dhe me transparencë”, tha Zëvendësministrja për Çështjet Europiane e Qipros, Maril
Shqipëria synon të përmbyllë bisedimet deri në fund të vitit 2027. Më pas diplomatë, zyrtarë e qeveritarë do të duhet të udhëtojnë në 27 kryeqytete europiane për të bindur parlamentet e tyre për të bërë ratifikimin e protokollit të pranimit të vendit tonë në Union. 2030-a është objektivi, ndërsa në mes, zgjedhjet e përgjithshme të pranverës 2029 në Shqipëri pritet të jenë një tjetër test.
gijotina.com/










Discussion about this post