Një aksident rrugor është pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Kolsh ne segmentin Kukes-Tunel.
Një mjet i tonazhit të rëndë me targa “AB 891KA” ka rrezikuar të bjerë në greminë, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një problem në sistemin e frenimit.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina pa pësuar lëndime. Kamioni ishte i mbushur me produkte mishi dhe kishte dhoma frigoriferike.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
gijotina.com/










Discussion about this post