GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka verifikuar masat e sigurisë për personat e arrestuar në kuadër të hetimeve për pastrim parash, një operacion i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe që lidhet me grupin e Igli Kamberit.

Hetimet kanë zbuluar një skemë të sofistikuar të transportimit të parave të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike.

Sipas prokurorëve, shumat e mëdha të parave lëviznin përmes shoferëve të transportit ndërkombëtar, me qëllim shmangien e dokumentimit dhe kontrolleve doganore, duke vështirësuar gjurmimin e origjinës së tyre dhe shmangien e detyrimeve ligjore për deklarim.

Në dosje theksohet se metoda mbështetej tek besimi i krijuar mes pronarëve të parave dhe shoferëve të autobusëve apo kamionëve të identifikuar nga grupi kriminal. Sipas hetimeve, bashkëpunimi mes tyre ka qenë i vazhdueshëm dhe i organizuar, ndërsa shoferët përfitonin një përqindje të caktuar për transportimin e shumave monetare dhe rrezikun që merrnin përsipër.

Një nga episodet kryesore të dokumentuara nga hetuesit lidhet me datën 22 tetor 2024, kur është regjistruar dorëzimi i një sasie të madhe parash cash të fshehura në dy çanta me rroba të përdorura. Paratë iu dorëzuan një shoferi shqiptar kamioni, i identifikuar si Sokol Fusha, nga shtetasja italiane Annamaria Lamia Caputo.

Sipas dosjes, automjeti FORD C-Max me targë DK447LA, i përdorur nga Caputo, ishte nën mbikëqyrje audio dhe video. Pamjet e marra në një pikë karburanti në autostradën SS100 në Itali kanë dokumentuar takimin dhe kanë lidhur lëvizjen e parave me aktivitetin e grupit kriminal nën hetim.

Hetuesit kanë zbuluar gjithashtu se gjatë lëvizjes, Annamaria Lamia Caputo ka komunikuar me Ergys Kastratin, i cili i ka dhënë udhëzime për vendtakimin. Në një mesazh zanor, ai i ka treguar zonën ku do të ndodhej personi i tij.

Pak minuta para mbërritjes në vendin e takimit, Caputo është afruar nga një person tjetër me automjet të ndryshëm, i cili i ka thënë: “Kur të arrijmë atje, le të bëjmë sikur nuk njihemi”, detaj që sipas hetuesve konfirmon organizimin dhe koordinimin e operacionit.

Në orën 16:11, Caputo mbërriti në stacionin e karburantit IP pranë Capurso, në drejtim të Barit, dhe informoi Ergys Kastratin me një tjetër mesazh zanor ku shkruante: “Kam mbërritur”. Lëvizjet e saj u dokumentuan përmes GPS-it të instaluar në automjet, por edhe nga kamerat e sigurisë së stacionit të karburantit.

Sipas hetimeve, në vendngjarje ndodhej edhe një automjet AUDI A4 Avant me targë FM702DF, i drejtuar nga një person që dyshohet të jetë Sergio Lamonaca. Mjeti rezulton i regjistruar në emër të Nevila Kamberit. Nga verifikimet në sistemin “Raport & Statistika” ka rezultuar se Nevila Kamberi kishte hyrë në territorin shqiptar së bashku me dy fëmijët e saj më 8 gusht 2025.

Më pas, Ergys Kastrati i ka dërguar Caputo-s udhëzime të tjera zanore për të identifikuar kamionin që do të merrte paratë, duke përshkruar një kamion Volvo me tendë blu. Ai i referohej mjetit si i njëjti që ishte përdorur edhe në një takim të mëparshëm.

Pamjet filmike të siguruara nga hetuesit tregojnë se kamioni Volvo me tendë blu, kishte mbërritur në zonën e shërbimit që në orën 14:50 dhe ishte pozicionuar brenda pikës së karburantit ku do të realizohej dorëzimi i shumave monetare.

gijotina.com/

Etiketa: dosja hetimore

Lajme të lidhura

Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshjen…
Breaking Views

Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshjen…

22:36 - 29/05/26
“Të hapim një kapitull të ri”/ Salianji: Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi
Breaking Views

“Të hapim një kapitull të ri”/ Salianji: Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi

20:58 - 29/05/26
Salianji shpall alternativën për ringritjen: Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste!
Breaking Views

Salianji shpall alternativën për ringritjen: Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste!

20:38 - 29/05/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura
Aktualitet

“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura

23:12 - 29/05/26

Gjykata e Posaçme ka verifikuar masat e sigurisë për personat e arrestuar në kuadër të hetimeve për pastrim parash, një...

Lexo më shumë
Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshjen…

Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshjen…

22:36 - 29/05/26
“Të hapim një kapitull të ri”/ Salianji: Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi

“Të hapim një kapitull të ri”/ Salianji: Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi

20:58 - 29/05/26
Salianji shpall alternativën për ringritjen: Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste!

Salianji shpall alternativën për ringritjen: Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste!

20:38 - 29/05/26
Rama, mesazh të koduar Berishës: Fatos Nano u burgos politikisht, PS nuk kërkon revansh…

Rama, mesazh të koduar Berishës: Fatos Nano u burgos politikisht, PS nuk kërkon revansh…

19:28 - 29/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com