GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit. Sekuestro është vendosur me urdhër të prokurorit Altin Dumani.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë Albania Land Development, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për tjetërsim pronash në zonën e Zvërnecit.

Një nga administratorët e kompanisë, Redi Struga, i cili përmendet si ndërmjetës me investitorët nga Katari, i është nënshtruar kontrollit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Bëhet e ditur se SPAK po verifikon një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën bregdetare të Zvërnecit.

Në qendër të hetimeve ndodhet edhe Artur Shehu, i cili jeton në SHBA. Sipas dyshimeve paraprake, ai mund të ketë pasur rol drejtues në skemën e pretenduar të tjetërsimit të pronave.

Kompania e Strugës i ka blerë pronat nga zotërues të tjerë, përfshirë kompaninë “SERE”. Redi Struga shërben përmes kompanisë “Albanian Land Development” si ura lidhëse me vëllezërit miliarderë Ramez dhe Mohamad AlKhayyat nga Katari, të cilët investojnë krah Kushnerit.

Ende nuk dihet se sa është shuma e sekuestruar dhe në cilat kompani. Por pak ditë më parë, vëllezërit Khayyat kanë transferuar në Bankën Kombëtare Tregtare 195 milionë dollarë, para të cilat do të përdoreshin për të paguar blerjen e tokave dhe fillimin e punimeve për ndërtimin e resortit.

Ndërkohë burime bëjnë të ditur se çështja e Zvërnecit ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme prej më shumë se një viti.

Tashmë projekti i Zvërnecit ka marrë një goditje jo të vogël, ndërkohë që mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i investitorëve nga Katari dhe veçanërisht i Jared Kushner. Përballë një situate të ngjashme në Serbi, familja Kushner u tërhoq nga projekti për ndërtimin e një hoteli lluksoz menjëherë sapo prokuroria serbe hapi hetim për çështjen.

Situata në Zvërnec është përshkallëzuar në protesta masive gjatë dy ditëve të fundit, ndërkohë që qeveria akuzon se këto protesta po nxiten edhe nga faktorë të jashtëm, veçanërisht Greqia, të cilët nuk duan që Shqipëria të tërheqë investime të këtyre përmasave.

Etiketa: DumaniKryesore1sekuestrozvernec

Lajme të lidhura

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina

13:25 - 02/06/26
Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu
Aktualitet

Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

13:21 - 02/06/26
“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi
Aktualitet

“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi

13:11 - 02/06/26
Para
Begaj takohet me Presidentin e Këshillit Evropian: Shqipëria e vendosur të avancojë drejt BE-së

Begaj takohet me Presidentin e Këshillit Evropian: Shqipëria e vendosur të avancojë drejt BE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina

13:25 - 02/06/26

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në vend. Bëhet me dije se nafta është rritur me...

Lexo më shumë
Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

13:21 - 02/06/26
“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi

“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi

13:11 - 02/06/26
Grabitet me armë banka në mes të Tiranës, autori u largua me skuter bashkë me paratë

Grabitet me armë banka në mes të Tiranës, autori u largua me skuter bashkë me paratë

13:05 - 02/06/26
Mesazhi i Antonio Costës për Ramën: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Mesazhi i Antonio Costës për Ramën: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

13:03 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobettipobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş