Është grabitur një bankë e nivelit të dytë pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’.
Dyshohet se një person është futur brenda bankës me armë dhe i ka marrë një shumë parash një qytetari që sapo po i depozitonte.
Autori, i cili ka qenë i maskuar dhe i veshur me të zeza, e ka kryer grabitjen me ndihmën e një skuteri, që e ka përdorur edhe për të shkuar në bankë, por edhe për t’u larguar, pasi mori një shumë parash.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, nuk dihet ende shuma e parave të marra.
“Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.”, njofton policia.









Discussion about this post